Gjatë seancës plenare, ish-kryeministri Sali Berisha debatoi edhe me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.
Mirëpo, në fjalën e mbajtur Ahmetaj përdori një ton më të butë, duke kërkuar që të qëndrojnë larg fyerjeve, madje i ka shprehur “dashurinë” Berishës.
“Të largohemi nga fyerjet sepse është turp për ne. Më ka trishtuar, por… Sali ti më do shumë mua dhe unë të dua shumë ty. Sa herë që nevrikosesh me mua ti më do. E kemi ndryshe këtë dashurinë ne. Është rasti për ta kthyer në normalitet këtë situatë. Është rasti të flasim se kush tenton të vijë në pushtet mbi hi.
Çfarë ka ndodhur? Thanë se do të kthejnë taksën e sheshtë në 9%, por kurrë nuk do ta lejomë taksën e sheshtë sepse ngarkon qytetarët me dyfishimin e taksave. I sfidoj sa i përket ofertës tuaj. Ju thoni se do sjellë lulëzim ekonomik ky 9%”, deklaroi Ahmetaj.
l.h/ dita

Dy ‘krokodilët’ e parave që vendosën krevat dopio në Bankën e Shqipëri dhe ministrinë e Financave
Ata janë Ardian Fullani dhe Arben Ahmetaj, dy ish-pushtetarët e perceptuar si më të babëziturit dhe abuzuesit në Shqipëri. Fullani dhe Ahmetaj mbase jo rastësisht janë edhe dy ish-pushtetarët më të pasur në Shqipëri. Fullani i shpëtoi dënimit për skandalin e vjedhjes së 7 milionë dollarëve në Bankën e Shqipërisë, ndërsa Arben Ahmetaj nuk doli kurrë para gjykatës për vjedhjen e 50 milionë USD me anë të kompanisë “Hermes”, ku i zhvati kompanisë në atë kohë shtetërore “Albtelekom” impulset telefonike. Dy skandalet në fjalë janë vetëm maja e ajsbergut të veprimtarisë abuzive të Fullanit dhe Ahmetajt.
Ardian Fullani dhe Arben Ahmetaj do të mbahen mend edhe si pushtetarët e vetëm shqiptarë që ndërtuan me paratë e shqiptarëve dhoma gjymi pranë zyrave të tyre në institucionet që drejtuan. Në shpenzimet marramendëse të Ardian Fullanit kur ishte në krye të Bankës së Shqipërisë, përfshihej edhe një dhomë gjumi luksoze brenda Bankës së Shqipërisë, vetëm për ‘krokodilin’ e parave, i cili tani do të mbikëqyrë Bankën Qendrore të Malit të Zi. Dhoma e gjumit me krevat dopio ishte pjesë e paketës së shpenzimeve luksoze të Ardian Fullanit me paratë e shqiptarëve, ndonëse fuste në xhep çdo vit 100 milionë lekë, 60 milionë rrogë dhe 40 milionë lekë dieta. Çdo vit Fullani shpenzonte për personelin nga 8-10 miliardë lekë, ku përfshiheshin ushqim, dieta, paga, udhëtime luksi, palestër, aktivitete çlodhëse etj.
Pas marrëveshjes së Rama-Basha në 18 maji 2017, Arben Ahmetaj u zëvendësua me Helga Vukajn. Ajo që i ra në sy ministres së re ishte një dhomë e fshehtë pranë zyrës së Ahmetajt me krevat dopio. Suita ishte përgatitur posaçërisht për ‘tigrin’ e qeverisë dhe të mazhorancës, Arben Ahmetajn. Punonjës të kësaj ministrie kanë rrëfyer se pasi mbaronte ‘punët’ e përditshme, Ahmetaj harbohej në krevatin dopio pranë zyrës së tij. Aktualisht nuk dihet asgjë për fatin e suitës së Arben Ahmetajt në këtë ministri. Edi Rama e shkarkoi disa javë më parë Ahmetajn si ministër, sigurisht jo për shkak të krevatit dopio në zyrë
Krevati i duhej ministrit, me habit si nuk e mori me vete, apo ua la ministres se re