Padijeni, apo shkelje me dashje e ligjit nga ministrja Balluku?

Leda Hysa

Elton Koka

Më në fund ndodhi çudia e vitit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nxori Urdhrin nr 47 datë 30/01/2019. Pas disa protestave të ambientalistëve, kundërshtimit të qytetarëve për ndërtimin vend e pa vend të hidrocentraleve, duket sikur po fillon një erë e re në politikat e Qeverisë për ndërtimin e burimeve energjetike nga përdorimi i ujit. Por a është kështu në të vërtetë? Nëse do ta vrojtojmë me qetësi dhe me imtësi urdhrin dhe situatën e krijuar nga veprimtaria e deritanishme në dhënien e lejeve apo autorizimin për ndërtimin e hidrocentraleve të reja, do të shohim se nuk është e vërtetë ajo sa me sipër pretenduam. Urdhri, në dukje i formuluar thjesht, duket se do të gjenerojë një kompleks problemesh; aq sa në vend të vetullave që pretendon të zbukuroje do të nxjerrë sytë!… Janë një sërë çështjesh që meritojnë të rivlerësohen nga urdhërdhënësi dhe jo vetëm.

  1. Urdhri i Ministrit Nr 47dt 30/01/2019 është një veprim arbitrar, i njëanshëm dhe nxjerr në pah:
  2. Arrogancën e Qeverisë apo një anëtari të kabinetit në raport me biznesin.
  3. Injorancë në formimin ligjor të stafeve që përgatisin dhe sugjerojnë nxjerrjen e urdhrave të tillë.
  4. Terrorizimin dhe nëpërkëmbjen e biznesit, i cili ka aplikuar referuar politikave dhe kuadrit ligjor të një Qeverie dhe tashmë do t’i duhet të presë rezultatin e një gjykimi ku vetë nuk është palë, nuk pyetet e dëgjohet por vetëm do të presë në ankth një vendim, që vështirë se do të jetë objektiv.
  5. Marrjen nën mbrojtje të nëpunwsve që kanë ushtruar procedura korruptive të spikatura, duke e spostuar vëmendjen në faktin nëse duhet të vazhdojnë procedurat apo jo?

Sa me sipër argumentojmë mungesën e bazës ligjore për nxjerrjen e një urdhri të tillë:

-Kushtetuta i jep të drejtën Ministrit të nxjerrë Udhëzime dhe Urdhra, por duke patur një bazë ligjore ku përcaktohet specifikisht apo ngarkohet/autorizohet Ministri të nxjerrë urdhra apo udhëzime. Ne rastin konkret në Kushtetutë, nuk gjendet asnjë përcaktim specifik që autorizohet Ministri të nxjerrë Urdhër “Për pezullim…”.

-Në Ligjin 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” dhe VKM 822 dhe VKM 179; akte të cilave iu referohet Urdhri i Ministrit Nr 47dt 30/01/2019 nuk gjendet në asnjë nen apo paragraf që të autorizoje nxjerrjen e një urdhri të tillë!..

Ministrat mund të kenë dëshira të mira por nëse nuk i inkuadrojnë në korniza ligjore, përfundimi do te jetë i keq!..

II.Nga urdhri duket sikur zbulohet një e fshehtë e madhe, që deri tani Qeveria nuk i ka përputhur Procedurat për koncesionet dhe dhënien e burimeve të reja hidrike për energji elektrike me Objektivat e Planit Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme.. Nëse është kështu, prej këtej lind një përgjegjësi shumë e madhe që dikush duhet t’i dalë për zot. Nëse nuk është kështu, atëherë VKm 179 datë 28.03.2018 nuk ka përse të përdoret si mjet për të penalizuar bizneset që kanë aplikuar për ndërtimin e hidrocentraleve, duke iu besuar politikave të qeverise dhe kuadrit ligjor në fuqi!…

III.Bizneset të cilët kanë aplikuar për ndërtimin e hidrocentraleve në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe deri ditën e daljes së Urdhrit Nr 47 që nuk kanë përgjigje negative të arsyetuar prej Ministrit, me siguri do të jenë shumë të tillë, kanë shpenzuar burime financiare, kanë angazhuar burime njerëzore dhe në bazë të plan-bizneseve kanë angazhuar mjete financiare për këtë qëllim. Në rastin kur kërkesat ligjore janë të përmbushura, lindin disa pyetje:

-Së pari, ku e gjen fuqinë një ministër apo një institucion që të pezullojë një procedurë që është në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi? Duket kurajo e tepruar për të ndërmarrë një veprim të tillë, që ngjan me një aventurë filistinësh apo edhe më keq.

-Së dyti, kush do t’i dëmshpërblejë këto biznese për atë çfarë kanë investuar deri sot nëse ndonjërit prej tyre do t’i ndërpritet procedura, kuptohet arbitrarisht?

-Së treti, kush do të përgjigjet për vonesat procedurale qe po iu shkaktohen subjekteve nga dalja e këtij urdhri deri në përfundimin e procesit të verifikimit të njëanshëm?

Duket se ky urdhër arbitrar dhe arrogant në vend që të zgjidhë ndonjë problem, më shume do të krijojë probleme. Pra rruga e zgjedhur nga Ministri nuk është e duhura si  ligjërisht e proceduralisht dhe për më tepër e parë nën këndin e partneritet me biznesin. Këto politika pezullimi ngjajnë me politikat e ngrirjes që përdorin “shtetarët” autoritarë dhe që asnjëherë nuk kanë sjellë rezultatet e duhura.

  1. Çfarë do të bëhet me subjektet që janë lidhur kontratat dhe një pjesë e tyre janë në zbatim/ndërtim e sipër? Ky urdhër nuk e prek fare këtë aspekt, ku edhe mund të jenë evidentuar problemet dhe duan zgjidhje më të shpejtë përpara se objektet të përfundojnë së ndërtuari. Sa nga këto kontrata janë në zona mjedisore mbrojtura apo me status të ndryshëm? Në sa nga këto kontrata ka filluar ndërtimi edhe pse nuk janë zbardhur lejet zhvillimore etj…? Kush do të përgjigjet për shkeljet e ligjeve në fushën e koncesioneve, të mjedisit, të ruajtjes së territorit etj.., ku çdo ditë e më shumë po realizohet politika e faktit të kryer. Sjellim si shembull vazhdimin e ndërtimit të hec-ve në Valbonë, por me siguri që ky nuk është një rast i izoluar. Perse lejohet të vazhdoje masakrimi i mëtejshëm i mjedisit të zonave të mbrojtura dhe si do te rregullohen pasojat që vijnë prej këtyre masakrave?!…
  2. Po për zvarritjet që iu janë bërë bizneseve gjate procedurave, ku bizneset janë detyruar t’i nënshtrohen një kalvari rraskapitës, poshtërues dhe korruptiv përse nuk shprehet ky Urdhër? Procedurat sipas vkm 822 janë berë në mungesë të plotë transparente, disa bizneseve iu janë zvarritur e bllokuar aplikimet; kur disa të tjerëve iu janë përshpejtuar procedurat dhe miratimet iu janë bërë edhe pa plotësuar kriteret që përcakton VKm 822!.. Nëse grupi i punës do të verifikojë se si janë ushtruar procedurat do të zbulojë një gjiriz poshtërsish që kanë bërë zyrtarët e ish MEI dhe tashmë të MIE. Burime që nuk duan të identifikohen thonë se vetëm në dhjetor 2018 dhe janar 2019 janë bërë jo pak publikime pa plotësuar të gjitha kriteret e VKM 822. Ky urdhër nuk e ka objekt shqyrtimin e transparencës, as nëpërkëmbjen në një masë të konsiderueshme që iu është bërë bizneseve; pa lëre me aspektin korruptiv në ushtrimin e procedurave. Shkurt është një urdhër që kërkon të penalizojë bizneset dhe të shpëtojë nëpunësit mëkatarë!…. Pra duket se askush nuk don të haje koka brenda llojit.., por topuzi le të bjerë mbi biznesin. Sa flasim me sipër, Ministri e ka për detyrë funksionale që të verifikojë ushtrimin e procedurave përmes aparatit që disponon, për më tepër duhet të bashkëpunojë edhe organet e drejtësisë.

Duket se është gjetur një pikë e butë ku Qeveria do të bëjë se gjoja po merret me një problem të nxehtë, kur realisht i ka rrëshqitur problemeve kryesore, që numëruam më sipër.

Ky urdhër nuk do të sjellë asnjë dobi në aspektin e shqetësimeve të ngritura nga popullsia e zonave apo shoqatat ambientaliste sepse po të kishte këtë qëllim vetë urdhri do te fokusohej në rastet kur lejet janë dhënë në zona ambientalisht të specifikuara me ligj. Duket se do të viktimizohen subjekte të ndryshme që realisht mund të kenë aplikuar brenda legjislacionit dhe bajlozat do të vazhdojnë punën qetësisht. Krahasoni çështjen Holta me Çështjen Valbona!….dhe konkluzioni del vetiu…

Share This Article
15 Comments
  • Dita, ju eshte dashur kohe ta qartesoni pak lajmin, por problemi eshte qe gjithe koncesionet dhe tenderar e qeverise duhen anulluar.
    Kjo eshte e vetmja pikenisje per fillimin e cdo diskutimi.
    Tjetra, nqs ka detyrime ndaj bizneseve per pezullim tenderi, duhet verifikuar dhe procedura e dhenies se tenderave e koncesioneve, per te cilat ju vete thoni jane te pershpejtuara per :fituesit” dhe te zvarritura per te tjeret. Ketu del qe mareveshjet e shtetit me kompanite fituese jane lidhur mbi baza te dyshimta dhe te erreta, dhe qe lene vend per paligjshmeri te tyre.
    Per rrjedhoje mareveshjet mund te kontestohen pa rrjedhoja ligjore.
    Per kete duhet vullnet mbareshqiptar qe te detyroje shtetin hajdut ti japi fund vjedhjes se paskrupullt te pasurive kombetare.

  • U kjo esshte ish . drejtoresha e lasgushit
    Ose me sakte goca e beqir ballukut
    Ose me thjeshte nipi spiro kolekes , qe emeron ministre gocen e beqir ballukut dhe kjo e fundit emeron gocen e llambi gegpriftit sonila qaton drejtoreshe te rrugeve.
    Mjere shqiperia qe po na udhhjeqin akoma bijte e baballare qe e bene shqiperine per 50 vjet, qe popullin e vet ti bente njerezit me te eger dhe te vuajtur te globit.
    Sa te jene ne pushtet keto ndyrsira aq me shume do boshatiset shqiperia.
    Zot ndihmoj shqiptaret nga shplarja e trurit qe sot e kesaj dite votojne keta kriminele .

    • Na drejtoi soji yt per 30 vjet dhe nuk ka vend me me varrezat .Ata qe kane mbetur po hane njeri tjetri. Pune gjaksoresh.

      • Eshte e vertete nuk ka vend ne varresa se te vdekurit tani e kane nje varr. Perpara 30 vitesh te vriste shteti dhe te groposte neper gropa afer perrenjve qe i dinin vetem xhelatet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    • c’te keqe ka ktu se jan femijet e ish Elites se Vendit ?

      Shoqeria shqiptare eshte vertet e mjere nga menyra se si mendon se si i shef akoma sot ne kte shekull
      gjerat ne jete .
      Prandaj keni perfunduar si qen militante te gjithe e keni harruar cdo Atdhe e njerzillik .

      Nqs kto Femra kaq simpatike ,qe per fat te mire vijn edhe nga Familje te Kulturuara personalitetesh te se kaluares ,
      pamvaresishte perkatesise politike prinderve ne ate sistem ,

      jane te Afta dhe punojne me ndershmeri e nuk vjedhim Thesare Shteti si nji cop muti i ardhur nga fshati me i humbur i shqiperise ku ha pula gur , qe sot eshte President ,
      per baq kohe s akto Ministre Zonja ,nuk abuzojne me buxhetet e shtetit si ish Ministrat e Pd-s E LSI-se

      qe jan sot nen Hetim dhe kane nji9 sjellje shembullore
      # nga femrat e partive Pd e Lsi qe i ngjajne me shume rrugaceve te rrugeve dhe terroristeve ,

      qe Zoti e di se kush ishte ai bir kurve qe i ka fut ne Politike ,

      ktu gjithcka eshte Per se Mbari .

      Shteti zhvillohet kur drejtohet nga qytetare te kulturuar
      dhe jo maloke shpellare kriminela tradhetare te inteserave te Shqiperise .

      Prandaj boll leht ,se ngadal jeni duke dal nga Qeia e te qenit Njeri vs ksaj shoqeri e Bote qe na rrethon qe po habitet me kafshet e dal nga shpella

  • Zonja eshte vajza e Ladi ( Vladimir Ballukut , sulmuesit te Partizanit te fillim viteve 70- te ).
    Komentoni problemin ne fjale dhe i lini menjane ditirambet politike .

    • Ke shume te drejte kodra pas bregut por shoqeria ketu eshte aq e indokrinuar dhe me shume sheh gunen sa punen prandaj nuk merem me problemin. Me beso se kete trashegimi e kemi nga diktatura enveriste !!!!!!!!!!!!! Ndersa per zonjen ministre nuk ka rendesi se nga vjen por te punoje me ndershmeri e te jete krenare dhe per gjyshin e saj Beqirin se ka qen babaxhan dhe i jati Vladimiri ne ate kohe nje djale i shkelqyer.

  • Pse i ngacmoni shoqet e Rames,qe i ka zgjedhur vete me dore qysh ne bashki?
    A nuk e shihni se te gjitha zockat i ka ngritur ne detyra te rehateshme kudo ku ka vajtur?
    Ka “respekt” per femrat e bukura e te zonjat ky Rama se kot nuk ka marre 7…!
    Ja edhe ndonje burre te tyre e ka bere me goxha post,qe te mos vuaje oer buken e gojes!
    E ku eshte ketu e KEQJA,qe ta marrim vesh ne?
    Ky i shkreti vetem mire u ka bere atyre?

  • Qeveri me drejtorë kukullat e Bashkisë, pasi i gradon e i përdor, Rama i hedh si leckë dhe i çon tek “kasapi”

    Me nivel nën mediokër dhe me mendësi të qartë e të plota djallëzore, mësuesi i vizatimit Edi Rama, po qeveris me individë anonimë, pa asnjë eksperiencë drejtuese, profesionale e shkencore, të cilët, si karrierë më të lartë, kanë pasur postet “kukull” në bashkinë e Tiranës kur hiqeshin kioskat, mblidheshin taksat, mbilleshin kumbullat e kuqe dhe ndaheshin brigadat, për pastrimin e qytetit.

    Prej afro 6 vitesh, në 70% të apartatit kryeministror, në 80% të kabinetit qeveritar dhe në 90% të drejtorive qendrore, të shërbimeve publike, të fondeve të investimeve, të financave publike, të emërimeve në administratë dhe kontrollit të shpenzimeve, Edi Rama ka caktuar ish-vartësit, që ka patur në bashki, të cilët i përdorte si “zara”, për të hedhur firma pazaresh të pista.

    Marifetet që ka bërë gjatë 11 viteve në bashki, Rama po i bën dhe në qeveri, me të njëjtët sekser, që kishte si kryebashkiak, të emëruar drejtorë, zv/ministra e ministra, jo se janë të aftë për të kryer e qeverisur punët e shtetit, por si të besuar që kanë dhënë prova, për të miratuar, firmosur dhe ekzektuar aferat e tij korruptive.

    Pasi Edi Rama, bëri sikur humbi në zgjedhjet e 8 majit 2011, por në pazar me Sali Berishën, ia dorëzoi bashkinë Lulzim Tramvait me 10 vota diferencë, në datën 17 korrik 2011, dhanë dorëheqjen 20 drejtorë-sekserët e tij në Bashkinë-Tiranë, ndërsa në shtator 2013, u rikthyen në grup, si ministra e drejtorë qendror në qeverinë “Rilindja”.

    Përveç katër prej tyre, që janë hedhur si leckë nga Rama, të tjerët vazhdojnë të jenë në poste drejtuese qeveritare dhe në vende pune, ku qarkullojnë miliarda tenderësh e koncesionesh, siç ishin emërimet e fundit, të Belinda Ballukut e Anila Denajt ministre dhe kryehajdutit Dritan Agolli, drejtor në FSHZH./Pamfleti

    Ja postet dhe fati i drejtorëve të bashkisë “Rama”, në qeverinë “Rama”

    Dritan Agolli, Drejtor Menazhimi i “Gener -2” (Bashkim Ulaj), Drejtor i FSHZH
    Ogerta Manastirliu, emëruar dretoreë QSUT, prej 2 vitesh Ministre e Shëndetësisë.
    Vali Bizhga, Shefe Kabineti në Kryeministri.
    Belinda Balluku, Drejtore “Albcontrol”, emëruar ministre Energji-Infrastrukturë.
    Sonila Qato, Drejtore Pronash, Ministre e Sipërmarrjes, emëruar Drejtore e Rrugëve.
    Albana Koçiu, emëruar Drejtore e Departamentit të Administatës Publike (DAP).
    Irfan Dashi, Drejtor i Përgjithshëm i Rezervavr të Shtetit.
    Arben Seferaj, Ish-drejtor i CEZ, emëruar Drejtor i Inspektoriatit të Punës, nën hetim.
    Androkli Kokthi, ish-Drejtor i Tatimeve Tiranë, prangosyur për korrupsion.
    Pal Doçi, ish-INUK-2, shkarkuar .
    Joana Bushi, në kryeministri.
    Flutura Pulaci, emëruar shërbimesh në QSTU.
    Enton Punavija Drejtor i Transportit, në Bashkinë Tiranë.
    Afrim Qëndro, ish- Drejtor i Rrugëve, shkaekuar nën hetim për tenderët e Bashkim Ulajt.
    Anila Shehu, emëruar drejtore në Qyteti “Studenti”.
    Hantin Bonati, emëruar Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Julian Zanaj, ish drejtor tenderëve në qeveri, tani në Minisrinë e Ekonomisë.
    Mirlinda Karçanaj ish-drejtoreshe e IT, sot Drehtoreshe e AKSHI-it
    Ardit Kaja, shef Inspektorati Ndërtimor.
    Majlinda Dhuka, Drejtore e Financimeve dhe Ndihmës së Huaj në Kryeministri.

  • Cfare keni me Belinden?
    Po a mund te gaboje apo e jete e pa afte nje femer kaq e bukur?
    Kurre!
    Njeriu i zgjuar eshte edhe i bukur dhe kete e ka thene Frojdi,por ku merrni vesh ju o trapa!
    Jeni xheloze dhe beni si dhelpra qe nuk i hante dot rrushte!

    • e bukur??
      romi,nuk dua të hy në diskutime personale për një person publik,aq më pak për pamjen,por do të të thosha pastro syzet!!

  • Zonja Balluku eshte nje manaxhere e sprovuar. Prej 6 vitesh, drejtoi ,e profesionalizem Albcontroll Rinas.
    Qe ka pezulluar perkohesisht koncesionet e dhena per ndertim H/C , edhe ne zona te mbrojtura, ka bere shume mire.
    Nuk duhet te paragjykohet nje person qe punon. Aq me teper, me dashakeqesi , e quani edhe gocen e Beqir Ballukut. Turp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *