Zyra e shtypit në ambasadën e SHBA në Tiranë konfirmoi sot se u ka refuzuar vizën 170 nëpunësve të lartë e po ashtu edhe ish zyrtarëve, së bashku me familjet e tyre.
“Që nga revokimi i vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve në janar të 2017, ambasada u ka mohuar vizat edhe më shumë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, bashkë me familjet e tyre. Pozicioni i ambasadës së ShBA për t’ju mohuar hyrjen në ShBA zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar mbetet i pandryshueshëm”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit.
Selia diplomatike vëren se refuzimi i vizave ka ardhur për shkak të informacioneve që ka marrë në lidhje me drejtues të lartë të përfshirë në korrupsion dhe abuzime me pushtetin.
“Ambasada e SHBA ka vepruar bazuar në informacionet që tregojnë se një person është i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe do të vazhdojë të përdorë autoritetin e vet për të çuar përpara përpjekjet anti-korrupsion në Shqipëri. Ambasada e ShBA i merr shumë seriozisht pretendimet për korrupsion dhe do të vazhdojë të shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve publik me kontrolle shtesë”, vijon njoftimi.
Pak ditë më parë, kryeministri Rama sfidoi ish kryeministrin Berisha në lidhje me udhëtimin drejt SHBA, duke nënkuptuar refuzimin e vizës për të dhe familjen e tij.
Vetë Berisha mohoi akuzën, por nga ana tjetër, Ambasada Amerikane nuk ka bërë asnjë reagim.
o.j/dita

Cfare vlere ka kur koka e korrupsionit ndodhet sot per vizite pune ne Uashington?
Ne liste eshte edhe Kryehajduti Agron Hetoja i KESH, ka marrë peng Ramën, brenda javës e emëroi drejtor në AKU
Vetëm 1 javë, pas shkarkimit të kryehajdutit Agron Hetoja, nga detyra drejtor i KESH, kryeministri Edi Rama, e ka emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), ndërkohë që shqiptarët dhe ndërkombëtarët, prisnin t’i hapte dosjet e zeza të korrupsionit, vjedhjeve e shkatërrimit fizik, teknologjik e financiar, të sistemit energjitik.
Përveç përlyerjes së Edi Ramës, në krimin me energjinë elektrike në KESH, OSHEE e OST dhe përveç fuqisë së plotë, që ka pengmarrësi Agron Hetoja ndaj kryeministrit, nuk ka asnjë shpjegim tjetër, emërimi në krye të AKU, i ish-drejtorit të KESH, këtij ekzemplar korrupsioni.
Përballë peng-marrjes me dosje krimi, kryeministri nuk ka pasur rrugë tjetër veçse t’i nënshtrohej e bindej, duke e emëruar në atë vend që e ka vendosur vetë Agron Hetoja ndaj dhe u bë lëvizja e 3 drejtorëve Agim Ismaili i AKU, Stefan Çipa i Burgjeve dhe Redina Kodra e Entit të Banesave.
Përveç presionit me dosje korrupsioni, që ish-drejtori Agron Hetoja ka për kryeministrin Rama dhe familjarët e tij, bërë me tregun rajonal mafioz serbo-grek të energjisë elektrike, nuk justifikohet me asnjë alibi tjetër, rikthimi brenda javës në fuksione shtetërore, i një drejtori me 3 dosje penale në prokurori, për vjedhje mbi 80 milionë euro, me transaksione sasie e çmimesh me energjinë elektrike dhe, për përmbytjen e Qarkut Shkodër nga hapja e digave të HEC-ve.
Këto dosje korrupsioni, që ka ish-Drejtori i KESH Agron Hetoja për familjen “Rama”, janë zbuluar e denoncuar si “info”, nga Drejtori i Institutit Ndërkombëtar për Studimet Ballkanike në Slloveni, Zijad Becirovic, ndaj kryeministri Rama, e largoi me urgjencë sekserin e tij nga KESH, mirëpo nuk mund t’i mbyllte gojën dhe e emëroi Drejtor të AKU.
Tre dosjet penale “RAMA-HETOJA”, për të cilat është nën hetim ish-Drejtori i KESH
• Super-vjedhja, me firmë e vulë të drejtorit agronom të KESH, Agron Hetoja, lidhet me shitjen e 400 mijë Megavatë/orë energji elektrike vetëm në 1 muaj, në tregun privat, me çmim 33-34 euro për Megavat, blerë nga kompania klienteliste shqiptare “GSA” dhe kompania serbe “EFT”, kur çmimi në treg ishte 49.9 euro për Megavat, ose 15,9 euro humbje për çdo Megavat më shtrenjtë.
• Një tjetër skandal-krim, i bërë qëllimisht nga drejtor agronomi i “kukudhit” Gjiknuri, natyrisht në favor të bandës qeveritare “Rama”, është përmbytja e Shkodrës, për shkak të hapjes së digave të HEC-ve të lëna në mbi-fryje, duke shkaktuar 60 milionë euro dëmtime pasuri shtetërore e private të banorëve të zonës.
• Krim tjetër ekonomiko-financar, që ka zbuluar KLSH dhe që drejtori agronom Agron Hetoja, është prej 1 viti në ndjekje penale nga prokuroria, lidhet përsëri me pazaret e pista, që me porosi të Ramës e “menaxhim” të Gjiknurit, ka bërë me çmimet e shit-blerjes së energjisë elektrike, duke vjedhur 2.8 milionë euro në një tender.
PSE NU I BOTONI LISTAT QE POPULLI TEA DIJE DHE TE THOTE SE E KANE APO JO ME HAKE?!
Fatmir Medi-Hoxha vazhdon pastron paret e korrupsionit ne SHBA pse nuk i asht mohuar viza