Si “influencuesit” ushqejnë fiksimin e dëmshëm për modën e shpejtë

Ornela

Imagjinoni të humbisni mundësinë për të shpëtuar njerëzimin nga ndryshimet klimatike, vetëm për faktin që nuk mund t’u rezistonit pantallonave sportive të frymëzuara nga Cardi B.

Ky krahasim mund të duket qesharak, por afeksioni që ne kemi ndaj gjërave, është duke na çuar drejt katastrofave natyrore, që nga nxjerrja e energjisë prej lëndëve të para, ndotja e ujit, emetimet e gazrave serë nga prodhimi industrial, transporti e hedhja në masë e produkteve të cilat konsumojmë.

Një nga faktorët më të mëdhenj është moda e shpejtë; sistemi i prodhimit të shpejtë për krijimin e veshjeve me çmim të ulet për konsumatorët, që mbështetet tek trendet më të fundit të modës. Pa një reformë specifike, industria e modës mund të jetë përgjegjëse për harxhimin e çerekut të karbonit të Tokës deri në vitin 2050.

Këshilla është e qartë dhe e thjeshtë. Përdorini veshjet aktuale për një kohë më të gjatë dhe bëhuni të ndërgjegjshëm për veshjet që blini. Rritja e jetëgjatësisë së veshjeve për më shumë se nëntë muaj përdorimi aktiv, do të zvogëlonte  sasinë e konsumit të karbonit e ujit me 20-30 përqind, sipas hulumtimit nga agjencia shtetërore Waste Resources Action Programme në Britani.

Por sot ka një forcë të re në punë që ushqen konsumizëm në një shkallë të paparë: media sociale. Për të gjithë përdoruesit dixhitalë, është e mundur që pothuajse në çdo rrjet social, të shohin një produkt, ta shfletojnë lart ose poshtë e te blejnë shumë thjeshtë një veshje të cilën e ka veshur një personazh që ata pëlqejnë ose ndjekin në rrjete sociale. Funksionon  në çdo sektor që “Influencuesit” që nxisin konsumimin e shpejtë të produkteve në fushën e udhëtimit, bukurisë, ushqimit dhe atë fitness.

Në vitin 2017, Fashion Nova ishte një nga markat më të kërkuara në Google së bashku me gjigantët luksozë si Gucci dhe Louis Vuitton, që kanë buxhete të mëdha të marketingut dhe shfaqje gjigante në pasarela. Kompania paraqet 600-900 produkte të reja çdo javë, gjë që është një burim krenarie për CEO-n Richard Saghian.

“Nuk ka shumë kompani që po krijojnë rroba aq shpejt sa ne”, tha ai. “Nuk ka shumë kompani që postojnë në mediat sociale çdo 30 minuta. Ne sjellim shumë trende çdo ditë”. Së shpejti do të ketë më shumë kompani si Fashion Nova, ndërsa markat e tjera e konkurrojnë këtë model dhe gjithnjë e më shumë përdorin mikro influencuesin – dikush që ka midis 10,000 dhe 100,000 ndjekës online.

Ne të gjithë kemi potencial të jemi influencues. “Marketingu i influencës përdoret për të qenë të famshëm, mendoj George Clooney me Nespresso”, tha eksperti i markave Esdaile.

“Tani markat kanë kuptuar se publiku preferon dikë që është pak më i afërm, që e konsiderojmë një koleg. Cilado qoftë madhësia juaj e audiencës, markat dëshirojnë ta shfrytëzojnë atë”.

Platformat e mediave sociale si Instagram mund të shtrembërojnë realitetin tonë, tha Danielle Wagstaff nga Federata e Universitetit të Australisë, që studion psikologjinë e mediave popullore sociale.

“Në të shkuarën, rrethi juaj shoqëror përbëhej nga miqtë dhe familja”, tha ajo. “Tani, ju keni qasje tek të gjithë këta influencues. Kjo do të thotë që rrethi ynë i perceptuar shoqëror është i madh. Do të ishte shumë e lodhshme për të dhwnw një gjykim sa herë që shihni një imazh të ri të dikujt nga ky rreth, kështu që mendja automatikisht krijon një mesatare”.

Problemi me këtë mesatare, sipas Wagstaff, është se të gjitha imazhet që ju shihni në mediat sociale janë shumë kuruara dhe të përpunuara, madje edhe pa asnjë filtër. Kjo do të thotë se “mesatarja” që truri juaj krijon nuk është një përfaqësim i vërtetë i mënyrës së jetesës, atraktivitetit apo të ardhurave të dikujt. Hulumtime të tjera na tregojnë se i njëjti komunitet  që rrit konsumimin përmes blerjeve online,  pra gjenerata e mijëvjeçarit, është gjithashtu i  ndërgjegjësuar shumë mirw ekologjikisht.

“Instagram është me të vërtetë i mirë për të ndihmuar njerëzit të gërvishtin sipërfaqen si dhe për t’u treguar njerëzve ato mënyra që çojnë tek përdorimi mw pak i plastikës”, thotw aktivistja e Tokës dhe influencuesja nga Nju- Jork, Renee Elizabeth Peters. “Por çështja është: Pasi të kemi bërë të gjitha kthesat, si t’i zbatojmë ndryshimet reale që duhet të bëhen? Çfarë bëjmë ne për çështje shumë më të mëdha sistematike?

Kjo shpjegon në njëfarë mënyre pse yjet më të shndritshëm në mediat sociale janë bebe me flokë vërtet voluminozë sesa ekspertë të ndryshimeve klimatike. Mediat sociale mund  të jenë një mënyrë fenomenale për lidhjen e njerëzve, por janë gjithashtu një motor i konsumit apo shpërqendrimit, dhe kjo nuk ka gjasa të ndalojë së shpejti.

j.l/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *