“Lasgushi” parkohet në Stamboll, ja dyshimet për zhdukjen e Air Albania

DITA Online

Shtohen hijet e dyshimit për kompaninë kombëtare të fluturimit AIR ALBANIA. Mediat e huaja po shkruajnë çdo ditë mbi fatin e kësaj kompanie për të cilën Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ishte krenaria e fluturimeve shqiptare.

Këtë të enjte janë mediat turke ato që shtojnë më shumë pesimizmin mbi aktivitetin e këtij projekti. Websiti i dedikuar lajmeve të fluturimeve ajrore në Turqi “Airport Haber” që në titull ngre pikëpyetjen se a ka përfunduar bashkëpunimi i Turkish Airline me Air Albania? Sipas artikullit partneriteti Turqi-Shqipëri nuk ka funksionuar që nga muaji Qershor i vitit të kaluar. Madje shkrimi konfirmon se kompania Turkish Airline ka tërhequr avionin AIRBUS 319 nga Shqipëria i cili aktualisht ndodhet në pistën e aeroportit të Stambollit duke e paraqitur edhe me foto avionin.

Pas lançimit të këtij projekti të përbashkët me Turqinë, në Tiranë u hapën edhe zyrat e agjencisë shqiptare Air Albania. Por pas një vëzhgimi të bërë këtë të enjte nga News24, siç shihet aktualisht ato nuk funksionojnë. Ambientet e këtyre zyrave janë të boshatisur dhe e vetmja gjë që e identifikon është vetëm logoja me emrin e kompanisë Air Albania.

Faktit se projekti nuk ka marrë ende jetë i shtohet edhe konfirmimi nga ana e autoritetit të Aeroportit të Tiranës i cili i pyetur nga News 24 thotë se ende nuk ka asnjë plan fluturimi të kësaj kompanie.

Sipas këtyre burimeve TIA është në pritje të planit dhe lejes së fluturimit që Aviacioni civil do të firmos për Air Albania. Nga ana tjetër heshtja e autoriteteve shqiptare përballë këtyre fakteve shton edhe më shumë dyshimet se kompania Air Albania nuk funksionon.

Për herë të parë ideja për krijimin e kompanisë kombëtare të fluturimeve u njoftua në Korrik të vitit 2017 si një nismë e përbashkët e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit tuk Rexhep Taip Erdogan. Ndërsa konkretizimi i saj u bë në Qershor të 2018. E regjistruar në qendrën kombëtare të biznesit kompania AIR ALBANIA figuron me 3 aksionerë “Turkish Airlines”, “MDN Investment” dhe “Albcontrol”.

v.l/Dita

 

Share This Article
15 Comments
  • Shko Rame jepi doren e dyte me kafe konjak si Zenepja.
    Ndryshe nuk ngrihet nga toka Hava airbussi.Kqyr ketej rrotull mos gjen ndonje Gylenist,t`ja dergosh per bajram Erdoganit.

    • Edi Rama eshte kryeministri me mashtrues qe ka patur Shqiperia qe prej 100 vjetesh!
      Ai asnjehere nuk ka punuar per te miren e popullit shqiptar,por vetem per te bojatisur imazhin e tij prej arroganti,harbuti,te pa afti,te korruptuari dhe shkaterrues i shtetit shqiptar!
      Rama eshte kryeministri, qe ne fjalorin e tij ka patur te gjitha zhargonet e rrugacerise,qe nuk ka aspak respekt per popullin e vet,per kushtetuten dhe ligjet dhe ka per baze unin e tij prej bajraktari!
      Rama eshte kryeministri me antishqiptar pas Berishes,qe aktualisht eshte njeriu me i rrezikshem qe mund ta coje Shqiperine drejt shperberjes si shtet dhe ta fute popullin ne lufte civile!
      Rama duhet te shporret nje ore e me pare nga qeveria!

  • Shqiperia nuk dorezoi kundershtaret e Erdoganit. Prandaj Turqia e pezulloi projektin e Air Albania. Eshte kaq e thjeshte.

    • jo vetëm kaq lali
      por dhe për lidhjet ë po përpiqet të bëjë me kundërshtarin nr.1 të erdoganit në llojin e tij,arabinë saudite!!
      jam shumë i çuditur si nuk ka asnjë lajm!!

      • “Rama dhe shurrtoret e tij thane se Air Albania eshte Shqiptare.”
        e ke fjalën për net gazepin,kur flet për shurtrrtoret??

  • Ca vite me pare shoqata nderkombetare e fluturimeve ia kishte pezulluar te drejten e fluturimit mini-avionit te te vetmes shoqerie fluturimi shquptare, dhe per kete qellim ne te dyja krahet e “kacatorrit rangall” i kishte varrur thase te renda me rere. Me qesharakja ishte se edhe pse kjo shoqate kishte muaj qe s’kryente as edhe nje fluturim te vetem, ajo figuronte ne rrjet si linje funksionale.

    Pak a shume e njejta gje duket se po ndodh dhe me “krenarine” e parakohshme te bojaxhiut te avioneve.

    Eh Lagush, Lasgush. Si avion me (te) qira ti s’e ke shokun… Me kaq pak pune ti ja kalove bile dhe taksise se Net karalloit. Tani qe e kreve me sukses reklamen, erdhi dita qe te t’i shqitin nga trupi shiritat prej celefoni.

    Bye bye dhe mos ta pafshim me surratin prej xhonturku!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *