38-vjeçari humb jetën në Sanatorium. Reagon ISHP: Jo nga gripi

DITA Online

Një 38-vjeçar nga Elbasani mendohet se është viktima e katërt nga gripi në vend. Hasan Ekmekçiu ka humbur jetën në spitalin e Senatoriumit në kryeqytet, aty ku edhe janë regjistruar tre rastet e para fatale. 38-vjeçari ishte paraqitur me komplikacione në këtë spital një javë më parë ndërsa rezultoi se ishte prekur nga virusi AH1N1. Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ditët e fundit.

Burime nga spitali thanë se 38-vjeçari vuante edhe nga probleme me mushkëritë çka ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore.

Mjekët kanë paralajmëruar se vendi është në situatë gripale sezonale, por kjo nuk përjashton edhe përhapjen e gripit të derrit përmes rrugëve të frymës dhe këshillojnë vazhdimisht vaksinimin, sidomos për disa grup mosha si të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Ndërkas burime zyrtare nga spitali universitar konfirmojne se behet fjale per pneumoni te rende.

Por nuk ka munguar edhe reagimi nga nga ISHP. Burime zyrtare nga Instituti i Shendetit Publik konfirmojne se nuk behet fjale per virusin e gripit.

v.l/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *