Çfarë janë kanonizmat

b.m.

Kanonizmat janë përmbledhje rregullash e normash që përcaktonin dikur veprimtarinë, të drejtat e detyrat, strukturën, funksionet e organizatave, shoqërive.

Në mjaft raste u quajtën edhe statute. Përmbajtja e tyre ka qenë e ndryshme: ekonomike, shoqërore, politike, kulturore.

Kanonizma e parë që njihet deri më sot është ajo e esnafit të tabakëve të Elbasanit. Më vonë numri i tyre rritet.

Kanonizma kanë patur, përveç esnafëve edhe komitetet, klubet etj. që u formuan brenda në Shqipëri ose jashtë saj në kolonitë e të mërguarve shqiptarë.

Në shumicën e tyre ato kanë patur karakter patriotik dhe kanë synuar organizimin e veprimtarisë për zhvillimin ekonomik, shoqëror e kulturor të vendit dhe të luftës për çlirimin kombëtar e shoqëror.

Përveç kanonizmave me karakter të përgjithshëm patriotik kombëtar, të tjerat kanë pasur karakter të theksuar klasor e profesional.

Të tilla kanë qenë ato të organizatave zejtare, industriale e tregtare, të arsimtarëve, të nëpunësve të administratës, të punëtorëve etj.

b.m. /dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *