Teodor Lera, 53 vjeçari që vrau gruan e tij Eva Lera në Vlorë dy ditë më parë është filmuar teksa merret nga qelia dhe niset për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Teodor Lera e rrihte vazhdimisht gruan e tij. Ai ishte i papunë ndërsa Eva Lera punonte tek një dyqan në lagje. E ndjera nuk ndahej nga burri, vetëm për hir të tre fëmijëve të tyre, dy prej të cilëve ishin në emigracion, dhe vajza e vogël studionte në Tiranë.
Mësohet se Teodor Lera ka mbytur me duar bashkëshorten e tij, Eva, gjatë një sherri dhe më pas tentuar vetëvrasjen duke prerë damarët e dorës. Ngjarja ndodhi pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë.
Lera është shprehur se “Ato më morën jetën”, duke iu referuar gruas dhe vajzave të tij.
Tani Teodor Lera e ka marrë veten mjaftueshëm sa të paraqitet para organit të akuzës, ndërsa nuk mungojnë shenjat e thonjve në fytyrë, që me siguri i janë shkaktuar nga tentativat e të shoqes për t’i shpëtuar mbytjes.
f.h/dita

Burra kafshe!! Pastaj pyesim pse s’behet ky vend. Nje burre i papune, ndyresire dhe i semure psiqik. Te kthehet denimi me vdekje per te tille monstra.
Cfare kellire!! edhe pasi i ka vrare, e vetmja gje qe mendon eshte VETEM VETJA E VET! Pra ky nuk thote ‘ i mora jeten gruas dhe mora me qafe femijet’ Por thote me moren jeten mua. Oh ZoT cfare mbane kjo toke!
Moj e zeza grua
C’e do burre zine
Qe ftohet ne krua,
dhe ti mban shtepine
O Njerëz dhe Popull INJORANT , unë Nuk dua ti dalë në karahë këtij Halabaku , por NUK èshtë ky Problemi !!! KRIME të tilla ndodhin vetëm në VENDE si Shqipèria , Kamboxhia , Sierra Leone , Republika e Kongos !!??? Do thoni PSE ??? Ja u jap Unë Përgjigjen ! Sepse kemi 29 VJET që jetojmè në HAJDUTÈRI dhe KORRUPSION !! Ai e Vrau Gruan pèr Shkaqe EKONOMIKE , dhe Tentoi të Vriste edhe veten e tij !???!!! Shaku dhe Pasojat , janë HAJDUTËT dhe Politika KURVÈ e KORRUPTUAR dhe Petrit Vasilat Grabitqarë që VJEDHIN dhe ZHVASIN LEKÈT e SHQIPTARËVE të VARFËR !!!!?? Kjo është Arsyeja e Krimeve të Shèmtuara në Familje , që NUK kanè ndodhur KURRÈ as në KOMUNIZËM !