Komisioneri Publik ankimoi sot vendimin e KPK për Besnik Canin prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerësoi se, bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Besnik Cani, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.
“Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Cani”, informon zyra e shtypit e Komisionerit Publik.
o.j/dita

Tani hajde ,se te mare une ,tek firma e ime ne pune si ndihmes puntor ,o HAJDUT me cizme .
Sa para ka ai te blen me firm me shpi. Ta blen dhe maman
Ky ka hak litarin ne fyt, jo thjesht shkarkim
Pse te ka palluar motren
SHIKONI se keni ARBEN DOLLAPIN PROKUROR TË KORRUPTUAR DERI NË GRYKË .Ka marrë shuma të mëdha parash ka ndrrim akuze nga vrasje në korruësion aktiv. Dhe mos hetim të viktimës.