Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një konferencë për media, i ka dhënë mesazhe të qarta kreut të Qeverisë, Ramush Haradinaj, që duhet të ruhet miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Thaçi ka thënë se Kosova nuk duhet që në sytë e partnerëve të duket si penguese e vazhdimit të dialogut, duke propozuar jo heqjen e taksës, por siç ka thënë presidenti, një pezullim të përkohshëm për t’i hapur rrugë dialogut të Brukselit.
Ai ka thënë se kjo taksë sigurisht që po i shkakton dëme të mëdha Serbisë, megjithatë nuk ka ndonjë çmim i cili mund të paguajë prishjen e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Në kuadër të qëndrimit dyditor kemi zhvilluar dhjetëra takime. Kemi pasë edhe takime të shkurtra edhe me sekretarin Mike Pompeon. Kam takuar edhe kongresistin Engel. Ne duhet të vazhdojmë të investojmë fuqishëm për të ruajtur partneritetin strategjik me SHBA-të. Një kultivim i tillë i raporteve, garanton progres e të ardhme të sigurt, anëtarësim në NATO dhe BE, por edhe në OKB. Ajo që dua të potencoj është që SHBA, siç e ka theksuar Trump, e ambasadorët në Kosovë e në Beograd, është që Kosova duhet të jetë e përgjegjshme në angazhimet e veta shtetërore, të ruaj partneritetin me shtetet që e kanë ndihmuar gjithmonë, që janë SHBA-ja e BE-ja. Prandaj edhe thirrja e SHBA-së për institucionet e vendit, është që Kosova të kalojë këtë perceptim të krijuar si pengesë për negociata dhe për arritjen e marrëveshjes me Serbinë. Që Kosova të tejkalojë këto pengesa, në veçanti pezullimin e taksës në mënyrë që të vazhdojë dialogu me Serbinë në Bruksel”, ka thënë Thaçi para gazetarëve.
Sipas presidentit, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zhvillohet i pakushtëzuar. Ndërkohë thotë se vendimi për pezullimin e taksës duhet të merret nga Qeveria, partnerët e koalicionit.
“Dialogu duhet të zhvillohet i pakushtëzuar. Prandaj mendoj se kjo këshillë duhet të respektohet, jo për t’u hequr taksa, por për t’i dhënë mundësi për një pezullim të përkohshëm, një procesi të një angazhimi të gjithanshëm ndërkombëtar. Natyrisht se ky vendim i takon Qeverisë së Kosovës, partnerët e koalicionit. Duket që Serbia po dëmtohet ekonomikisht, por nuk ka çmim që mund të paguajë dobësimin e raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të ruhet miqësia me Amerikën. Ftoj spektrin politik të mendojnë urtë e mençur”, ka shtuar presidenti.
Thaçi, gjithashtu, ka thënë se duhet të parandalohet ideja e Haradinajt për organizimin e një konference ndërkombëtare për Kosovën, pasi, sipas tij, aty do t’i jepej mundësi Rusisë dhe Kinës, që të ndërhynin në dialog, me rrezikun për hapjen edhe të statusit të Kosovës.
l.h/ dita

Unë them të pezullojë pi@çkën e sat’ëme dhe pastaj ty.
E ka shit b-then presidenti andaj si ze vendi vendi deri sa te shperblen serbin per masakrate qe beri ne Kosove dhe ne te gjitha teritoret e ish jugosllavise .
Po mundohet me ca shprehje bajate si korigjime te lehta te kufirit , heqje te perkohshme te takses !
Serbija ka teritore te pushtuara SHQIPTARE deri te MOLLA E KUQE po i dhe njeher harroje se do ti kthejn mrapa kurr ne jet .