Presidenti Ilir Meta ka qenë ndër të parët politikanë, të cilët përmes rrjetit social “Facebook” kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit e publicistit, Kiço Blushi.
“I pikëlluar prej lajmit të trishtë, ndaj me Mirën, Benin dhe Martinin, por edhe me të gjithë miqtë e letërsisë dhe kulturës shqiptare, dhimbjen e thellë për humbjen e shkrimtarit të shquar, krijuesit dhe veprimtarit publik, Kiço Blushi.
Ai do të mbetet ërë në kujtesën tonë si një nga përfaqësuesit më të denjë të “Brezit 1970”: prozator, kineast, publicist dhe botues.
Kiço Blushi luajti role të rëndësishme publike dhe qytetare në momente kyç të historisë shqiptare, me angazhimin e tij të pabujë dhe fisnik.
I qoftë i përjetshëm nderimi ynë!”, shkruan Presidenti Meta në Facebook.
l.h/ dita

Ngushëllime të sinqerta; familjes, farefisit, shokëve dhe shoqeve të shkrimtarit të madh, Kico Blushi!
Qoftë i paharruar kujtimi i tij!
Meta per K.Blushin:Do mbetet përherë në kujtesën tonë!
Edhe Ti z.Meta jo pak do mbetesh i perhershem hajdut me bllok ne dore.
Por,edhe bashkshortja e jote,dibrania me qizme ne dore.