Policia e Shtetit, zhvilloi analizën e punës për vitin 2018, në të cilën morën pjesë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kryetarja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare Ermonela Felaj, Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Raporti vjetor i punës u prezantua nga Ardi Veliu, ku vuri në theks goditjen e grupeve kriminale dhe krimit të organizuar.
Në fjalën e tij ministri Lleshaj theksoi se problematika më e madhe e policisë është bashkëpunimi me qytetarët si dhe rritja e numrit të punonjësve të policisë.
“Policia e Shtetit shqiptar është një polici e vogël, por problematika jonë nuk është e vogël, ende vazhdon që problematika të jetë e madhe dhe për të arritur që të kompensojmë mungesën e numrave të policisë, mbetet i rëndësishëm bashkëpunimi me qytetarët e këtij vendi. Është e rëndësishme, është jetike që Policia e Shtetit të forcojë bashkëpunimin me qytetarët e këtij vendi, është e rëndësishme që qytetarët të rrisin besimin tek policia e tyre dhe për të rritur besimin ka vetëm një mënyrë: ta fitosh atë përmes punës, përmes integritetit, përmes ndershmërisë, përmes përkushtimit, përmes angazhimit dhe përmes sakrificës. Policia është marrë me kriminelët, është marrë me të keqen e vendit por nuk mjafton kjo. Duhet që policia të merret edhe më të keqen e vendit por të merret edhe me qytetarët.
Lufta kundër krimit të organizuar mbetet prioriteti i prioriteteve në tërësi. Sigurisht që këtu është bërë shumë janë ngritur struktura, Task – Forca Qendrore është një histori suksesi, histori e cila duhet të vijojë të thellohet në këndvështrimin tim dhe në detyrat që së shpejti do të bëj publike për Policinë e Shtetit, për strukturat e tjera të Ministrisë së Brendshme. Do të kërkohet që koncepti i Task – Forcës të shtrihet në të gjithë Policinë e Shtetit. E gjithë Policia e Shtetit shqiptar do të jetë Task – Forcë Qendrore për luftën kundër krimit të organizuar“, tha Lleshaj.
o.j/dita

Ministri I ri , A. Lleshaj , po e konsolidon veten si minister me integridet dhe qe e ka mbeshtetur suksesin ne pune te paster . Pa as nje njolle . Nuk ka frike se do t’i zbulohet ndonje dobesi , qe e mba te terhequr . Kete sa flas , ministri e cpalosi te enjten ne seancen plenare te Kuvendit . Berisha dhe Basha e kritikuan pa te drejte punen e Ministrise , qe ky mbulon . Lleshaj ua perplasi ne fytyre te kaluaren e tyre kriminale dhe duart me gjak te tyre , ndersa duart e Ministrit , jane te bardha , duar pune , duar qe shprehin sinqeritet dhe pune te pa lodhur , ne sherbim te popullit . Ne se te tere njerzit do t’u pergjigjeshin ne te tille menre shpifarakeve te opozites, Me kohe Opozita do t’i kishte vene gjishtin kokes dhe do mendohej 100 here , perpara se te artikulonin nje shpifje . Ju drejtohem Ministrave dhe funksionarve te mesojne nga metoda e punes se Lleshaj , qe nuk pranon sapun mbi gune , por njef vetem punen si vleresim te ndershmerise te funksionarve te c’do rangu . Zgalem