Vdiq në moshën 62-vjeçare njeriu i cili u bë i famshëm vite më parë, si shkak të ngjyrës blu që lëkura mori. Paul Karason ndërroj jetë ditën e hënë në një spital të Uashingtonit pas një infarkti kardiak.
Mediat amerikane raportojnë se Karason u bë i famshëm në vitin 2008-të, pas shfaqjes në një emision të televizionit NBC ku edhe shpjegoi ngjyrën blu të lëkurë së tij.
Mjekët raportuan se ngjyra blu e lëkurës së tij ishte efekt anësor i një kure me përqindje të lartë argjendi, që Karason përdori për vite me radhë për të luftuar një sëmundje shumë të rrallë të lëkurës.
