Bashkia e Tiranës ju pret tek Parku i Liqenit këtë “Shën Valentin”, përurohet “Moli i Dashurisë”

Leda Hysa

Këtë Shën Valentin, dhuratën ua sjell Bashkia e Tiranës. Falë një tjetër investimi në Parkun e Liqenit, këtë 14 shkurt do të përurohet “Moli i Dashurisë” me mbështetjen e “Abi Bank”.

Për të kaluar një ditë të paharruar, të dashuruarit, por edhe gjithë ata qytetarë që duan të shijojnë ajrin e pastër, do të mund t’i drejtohen Parkut të Liqenit, ku nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës do të gjejnë dekor festiv, kënde fotosh dhe muzikë.

Ndëkaq, të rinjtë e qendrës TEN risjellin traditën e liqenit, duke performuar këngët me kitara akustike, ku qytetarët do të mund të shijojnë një koncert live me performime me muzikë të zgjedhur.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *