Manastirliu: Testi për parandalimin e kancerit për gratë do të kryhet falas

Leda Hysa

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një inspektimi në në qendrën shëndetësore të rehabilituar të lagjes 4 në Korçë është shprehur se testi HPV për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës për gratë e grupmoshës 40-49 vjeç, do të kryhet falas në çdo qendër shëndetësore.

“Investojmë jo vetëm për përmirësimin e infrastrukturës në kujdesin parësor, por edhe në programet kombëtare të parandalimit, si, kontrolli mjekësor bazë dhe depistimi i kancerit të qafës së mitrës, për të ulur barrën e sëmundshmërisë dhe për të përmirësuar shëndetin e qytetarëve”, tha Manastirliu.

Po ashtu, ministrja u ndal edhe tek programet e shëndetësisë elektronike, duke u shprehur se; “kemi shkurtuar në rang kombëtar, nga 8 në 3 ditë, kohën e pritjes për vizitë te mjeku specialist, falë programit të referimit online, që ka lehtësuar qytetarët dhe mjekët”.

Qendra shëndetësore e lagjes 4 në Korçë, e cila ju shërben 5 mijë banorëve të rajonit 2 të këtij qyteti, ofron sot një standard të ri shërbimi për qytetarët. Kjo qendër është një prej 80 qendrave shëndetësore dhe ambulancave të rindërtuara, pjesë e programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave moderne shëndetësore.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *