Rasti “Kaçe”, Duka letër Platinisë

redaktor

Pas ndërhyrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe trajnerit të Shqipërisë, Xhani De Biazi, në mbrojtje të Ergys Kaçes ka dalë edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka.

Numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit i ka dërguar një letër zyrtare kreut të UEFA-s, Mishel Platini, në lidhje me problemet që mesfushori shqiptar ka pasur pas fotos me fanellën me stemën e UÇK-së të postuar në “Facebook”, transmeton gazeta Start.

“Po ju shkruaj këtë letër për të shpjeguar një ngjarje vërtet të pazakontë që po ndodh në Greqi me një pjesëtar të Kombëtares sonë dhe të klubit të Selanikut, PAOK. Duke marrë shkas nga informatat e ardhura nga mediat sportive greke dhe shqiptare, futbollisti Ergys Kaçe, pjesëtar i Kombëtares së Shqipërisë, është përjashtuar nga klubi i tij, PAOK, për shkak të një diskriminimi nacionalist”, thuhet në letrën e Dukës.

“Gjithçka ndodhi disa ditë më parë – vijon letra -, kur në rrjetin social ‘Facebook’ qarkulloi një foto ku futbollisti Ergys Kaçe kishte veshur një fanellë me flamurin shqiptar dhe logon e UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës). PAOK-u u njoftua për këtë fanellë dhe vendosi ta përjashtonte nga të gjitha stërvitjet, ndeshjet dhe aktivitetet e klubit. Federata Shqiptare e Futbollit është thellësisht e shqetësuar për të ardhmen e futbollistit të Kombëtares, jo vetëm për kontributin e tij profesional, por edhe për diskriminimin nacionalist që rrezikon në Greqi. FSHF-ja reagon në një moment kur FIFA dhe UEFA po përdorin të gjithë fuqinë e mundshme në luftën kundër racizmit dhe çdo lloj diskriminimi. Kemi besim te ndërhyrja juaj e menjëhershme në të mirë të futbollit”.

Gjithashtu, një letër tjetër i është dërguar edhe kreut të Federatës Greke të Futbollit, Giorgos Sarris.

Share This Article
2 Comments
  • Ergys Kaçe do ta fitoje shume shpejt te drejten e tij sepse eshte ne ruge te drejte dhe nje futbollist qe e kane zili klubet me te mira ne europe. I uroj fat dhe suksese duke pritur ta shikoj ne ndonje klub dinitoz europian dhe gjithashtu duke pritur ndeshje te Shqiperise me Greqine dhe jam i bindur qe Ergysi do tu shenoj Gol atyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *