Njësitë e antidrogës në Ferizaj të Kosovës, kanë sekuestruar 200 kg drogë në këtë qytet.
Nën arrest janë venë 5 persona, ndërsa substanca narkotike dyshohet se e ka prejardhjen nga Shqipëria.
“Janë arrestuar pesë persona për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit duke vepruar si anëtarë të grupit të organizuar mirë, kishin për të kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273, paragrafi 2 lidhur me nenin 281, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
“Personat e arrestuar dyshohet se këtë sasi të marihuanës kanë pasur për qëllim ta transportojnë jashtë shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në komunikatë theksohet se një pjesë e grupit janë në arrati dhe se hetimet janë duke vazhduar.
Pesë të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
l.h/ dita
