Simon Ulndreaj prej disa vitesh ka qenë një ndër drejtuesit kryesorë të Policisë së Burgjeve. Ushtarak karriere, me origjinë nga Tropoja, ai u inkuadrua pas ardhjes së demokratëve në pushtet në administratën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Nëpërmjet një rrëfimi në vetë të parë, Ulndreaj ka zbërthyer të gjithë peripecitë dhe përplasjet e tij me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibrën e më pas ka shpjeguar në detaje dhe lojën e dyfishtë të Berishës në raport me të dhe Dibrën pasi skandali mori dhenë. Gjithçka nisi për një tender për blerje gomash, që Simon Ulndreaj i klasifikoi si goma jashtë standardit. Por ky klasifikim duket se i prishi planet Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibrës, çka u bë shkas për nisjen e historisë dhe peripecive të Ulndreajt. Dje, anëtari i thjeshtë i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga “Facebook”-u i tij, po bënte avokatin e administratës publike, kinse duke i dalë në mbrojtje punonjësve të shtetit. Historia e Ulndreajt me siguri sqaron më së miri se si e ka dashur Berisha administratën dhe si e kupton ai dhe PD-ja “garnizonin e zyrave të shtetit”.
Nga Simon ULNDREU*
Në korrik të vitit 2009 më caktuan në një komision kolaudimi. Shefja e burimeve njerëzore dhe shërbimeve më njoftoi, se drejtor Gazi më kishte përzgjedhur mua personalisht për të bërë kolaudimin teknik të gomave për automjetet e burgjeve. Nuk kisha më shumë së një vit që kisha filluar punë si Përgjegjës Sektori në atë drejtori, ndërsa me gomat nuk më lidhte asgjë, përveç rasteve kur ndërroja gomën e makinës time. Brenda vitit ia dolëm për të transformuar sektorin nga një magazinë pa inventar në një strukturë kompakte, efektive dhe cilësore.
Nga mëngjesi në darkë dhe nga dita në ditë, efektivi i policisë fitoi sjelljen dhe cilësitë profesionale për t’i hapur rrugë një investimi të ri në të gjithë sistemin e burgjeve. Dy muaj pas ngjarjes së Gërdecit, më kishin thirrur në këtë detyrë. E mora përsipër, me bindjen time se vendi kishte përnjëmend nevojë për duar të pastra. Puna nuk ishte e vështirë. E vështirë ishte beteja me një bërthamë që përfaqësonte interesa, veprime dhe llogari fiktive në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Ata ishin mësuar dhe pjekur në këtë përvojë, sa urrejtja ndaj tyre lexohej në të gjithë sistemin. Kushedi se çfarë nyjesh do të këpusja me duart e mia, pasi e mora detyrën. Në atë sektor, ku për vite me radhë ishin shpenzuar shuma të paarsyeshme, por të konsiderueshme me shërbime, karburante, pajisje, dieta dhe mjete policie. Çështja ishte, pro apo kundër modelit me duar të pastra. I vendosur në anën e këtij profili, ia nisa punës. Me besim se në këtë anë janë shumica e shqiptarëve…
Drejtor Gazit i dhashë të drejtë për besimin ndaj meje, pasi vartësit e rrethit të ngushtë të tij, ngatërroheshin nëpër këmbë me diskutime vulgare, procedura të ngadalta dhe fiktive. Për të zbatuar ligjin, për të shpëtuar Gazin dhe nderin e eprorëve të tij, punën e komisionerit të gomave e bëra shpejt, me pasion dhe me objektivitet.
Gomat ishin të gjitha jashtë standarteve teknike, me cilësi të dobëta aerodinamike dhe ç’është më e rëndësishme, të prodhuara në vitin 2004 në vendet e largëta aziatike. Standarti perëndimor i tyre, dhe viti i prodhimit 2009, ndonëse kërkoheshin në kontratë, nuk ekzistonte në asnjë matrikull, certifikatë, etiketë apo fletë shoqërimi.
Ndërsa viktimat e Gërdecit ishin në fokus të kanaleve televizive dhe medieve perëndimore. Ato vajtoheshin në Gërdec dhe kudo në Shqipëri. Madje sytë e Kryeministrit nuk ishin tharë akoma nga lotët, ndërsa mjetet e ushtrisë, kërkonin kudo poshtë rrënojave. Në ato kushte asnjë shqiptar, sado i marrë, nuk do të firmoste marrjen në dorëzim të gomave të skaduara. Për mua rreziku ishte i dyfishtë: Një tragjedi me të burgosurit fatkeq nëpër rrugët e Shqipërisë dhe shkaku i kësaj, një tropojan! Imagjinoni përsëri lotët në sytë e Kryeministrit dhe çfarë katastrofe do t’i vinte vendit!
Një refuzim i lehtë… në dukje
Refuzimi i gomave të skaduara ishte akti më i lehtë që kam nënshkruar në jetën time. Por unë nuk kisha kuptuar, se ky qëndrim do të hapte një histori të paimagjinueshme në karrierën time. Historia që më bëri protagonist të një udhëtimi nëpër pyllin e errët të nyjeve shtetërore, për të parë nga afër se si funksionon bota e nëndheshme e segmenteve shtetërore të zhytur këmbë e kokë në afera, padrejtësi dhe korrupsion.
I bindur se i kam shërbyer ligjit, shtetit dhe drejtor Gazit me ato duart e tij të “pastra”, pas refuzimit të gomave u shkëputa disa ditë me pushime. Gjatë pushimeve, drejtor Gazi me gazalinjtë e tij transferuan në detyrë vartësit dhe specialistët e mi më të përgatitur, pa asnjë motiv, pa kërkuar mendime dhe pa komunikuar me mua, siç e kërkon ligji. Situatën fillova t’a lexoj ndryshe, si një taktikë për të demoralizuar detyrën dhe shërbimet e policisë dhe atentat ndaj sukseseve që kishim arritur.
Në fillim të shtatorit, unë dhe ish kryetari i komisionit, u thirrëm veç e veç në zyrën e zonjës Arta, njëra prej drejtoreshave në administratën qendrore të burgjeve. Pasi kishim përfunduar të gjithë procedurën ligjore të vlerësimit të gomave ajo më thotë:
“Shefi kërkon një rivlerësim të gomave. Pavarësisht nga mangësitë e subjektit, situata është emergjente. Ti e shikon vetë se automjetet tuaja kanë nevojë për goma. Koha nuk pret. Pikë”! Të njëjtën gjë ajo kishte kërkuar edhe nga kryetari i komisionit. E qetë dhe me logjikë të ftohtë, Arta, nuk e fshihte dot shqetësimin se detyra e saj për të gjetur gomat e skaduara dhe aktorët e këtij teatri, po bëhej e vështirë.
“I thuaj shefit të nxjerrë urdhër me shkrim për ta bërë këtë veprim. Unë nuk mund të hedh poshtë vlerësimin e parë, i cili është firmosur nga pesë anëtarë. Subjekti duhet të shporret dhe të penalizohet për shkeljen e cilësisë, te afateve dhe të kontratës në tërësi, Pikë.”, -ishte përgjigja ime e prerë. Por pas shkëmbimit të pikave me Artën, nuk vonoi shumë pika mbi kryetarin e komisionit, një specialist i mirëfillte i financës, i papërlyer, me përvojë disa vjeçare, fitues i vendit të punës nëpërmjet konkursit kombëtar të DAP. Ai u pushua nga puna pa asnjë paralajmërim dhe motiv ligjor, madje ju ndalua edhe hyrja në zyrë për të bërë dorëzimet!
Tek për tek me Gazin
Nga fundi i nëntorit 2009, sekretarja e drejtorit më njofton për një takim vetëm për vetëm me titullarin: “Të kam thirrur në zyrë për të falënderuar për punën, rezultatet dhe aftësitë që ke prezantuar në sektorin që mbulon dhe në administratën e burgjeve. Tani unë e kam lakun në fyt! Në Shënkoll kemi probleme. Atje kanë dështuar të gjithë shefat e policisë. Dua pëlqimin tuaj për të marrë përsipër këtë detyrë në Lezhë, për një periudhë tre deri gjashtë muaj. Më vjen keq për largësinë dhe uljen në pagë, por ka edhe interesa të tjera”, -më thotë Drejtori i Përgjithshëm.
Filli i interesave të tjera ma prishi entuziasmin, por jo qëndrimin. Me këtë joshje kërkohej futja ime në skemën e abuzimeve, ndërsa rezultatet e prezantuara me shumë mundim në punë, do të ishin një kapitull i mbyllur përgjithmonë. Karriera dhe ecuria e mëtejshme do të vareshin nga aftësia për të realizuar interesa të tjera dhe pazare me njerëzit e skemës. Përtej kësaj skeme ishin qindra punonjës policie që do të zhgënjeheshin, do të bëheshin viktimë e parregullsive dhe abuzimeve. Kjo skemë do të prekte edhe interesat ekonomike të të burgosurve dhe të familjeve të tyre. Mbi të gjitha, skema do të ishte një ndërmarrje e fshehtë kundër ligjit. Midis fundit të karrierës së pastër dhe fillimit të karrierës së zezë, askush nuk mund ta dominonte vullnetin tim për t’ia kthyer përgjigjen:
“Faleminderit për vlerësimin. Punën time ia dedikoj ligjit. Mendova se më kishit thirrur për ngritje në detyrë. Unë nuk njoh mënyra përfitimi që vijnë nëpërmjet interesave të tjera, jo të ligjshme”,-iu përgjigja. Pasi mora edhe një nënqeshje ironike u ndamë.
Pas atij pesëminutëshi në zyrë, çdo gjë mund të ndodhte. Kushedi se sa njerëz ishin thirrur aty si puna ime. Kushedi se si bluante mekanizmi i interesave nëpër burgje, por një gjë dukej sheshit. Burgjet ishin plot me telefona, sende të ndaluara, madje edhe drogë. Kemi hequr me tonelata prej tyre, por pas çdo aksioni sterilizimi, ato shkonin në qeli me çmim dy herë më të lartë. Në këtë mënyrë, një luftë e natyrshme midis dy qëndrimeve, kishte filluar prej kohësh. Të pastra apo të pista? Cila do të ishte sfida?
Gazi merr Nishan
Ajo zyrë më është dukur si simboli i së keqes që po kërcënonte Shqipërine pas zgjedhjeve të vitit 2009. Zyra e katit të dytë, dikur Muzeu i trofeve te ish sigurimit kundër Xhevdet Mustafës, po përcillte mesazhe të padenja për shtetin ligjor, karrierën profesionale dhe besimin në raport me ligjin. Takimi në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm, pa prezencën e eprorit tim direkt, ishte skenë e shkeljes së rregullave të komunikimit zyrtar. Por kjo është vetëm ana formale. Më i rëndësishëm është fakti se në atë zyrë krijohej armiku. Ai që nuk i bindej vullnetit të shefit, ai që nuk plotësonte formatin e interesave të tjera, shpallej armik. Kjo ishte strategjia. Që atë ditë mua më bënë komunist, katolik, malok, myzeqar, karrierist etj. Dy ditë më vonë, në ditën e Festës së Bajramit, ish Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani, kish gjetur kohën për të bërë kurban armikun-katolik, duke nënshkruar urdhrin e lirimit tim nga detyra, pa cilësuar asnjë motiv!.
Urdhri i Ministrit të Drejtësisë, më përforcoi mendimin se pylli i kësaj bimësie ishte i dendur dhe udhëtimi mund të ishte i gjatë. Si ushtarak, ne jemi mësuar të përballojmë edhe udhëtime të gjata. Por jemi të stërvitur për të kapërcyer edhe pengesat, siç ishte pengesa e parë në zyrën e ish ministrit. Mora detyrën e re në Kavajë dhe u ankova pikërisht tek Nishani, i cili nuk e lëvizi qimen nga qulli. Është një nonsens juridik, t’i ankohesh pikërisht atij që të pret kokën, por ky është paradoks i rregulloreve tona. Duke u ankuar, mësova se po e pësoja. Nuk gëzova as një muaj detyrën në Kavajë dhe befas e shoh veten në një detyrë edhe më të ulët.
Mendova se ky mekanizëm, ishte një skenar për ta mbajtur shqetësimin larg Kryeministrit. Heshtjen e ish ministrit e mora me sportivitet, sepse drejtor Gazi, kishte frikë më shumë nga unë se sa nga eprori i tij. Gomat e skaduara ishin aty. Pas gomave të skaduara kishin hyrë në lojë procedura të skaduara dhe funksione shtetërore që shpallnin skadencën. Në këtë mënyrë ankimi tek eprorët e Nishanit, ishte një proces që erdhi natyrshëm. Ankimi ka respektuar të gjitha afatet dhe procedurat administrative, ka një dokumentacion voluminoz mbi 200 faqe, ka zgjatur me vite dhe ka prekur gjithë rrjetin e duarve të pista ne aksin Drejtoria e Burgjeve, Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Ministrave. Anikimi im është bërë objekt shqetësimi edhe tek disa deputetë me emër brenda PD-së, ndërsa çudia e tyre reflektonte të njëjtin shqetësim: Kush e mban Gazmend Dibrën?
Pyet mamin, ose motrën
Megjithëse i vetmuar, në të drejtën time, në anën e ligjit dhe të duarve të pastra, falë personalitetit të krijuar në punë dhe në marrëdhëniet shoqërore, do të ndihesha i turpëruar nëse do të isha tërhequr. Vetëm pse jam katolik, nuk mund të jem fajtor. Pse kam lindur në Veri të Shqipërisë, nuk mund të jem pjesë e grupeve okulte krahinore në favor apo në dëm të një grupi tjetër. Pse kam përfunduar me rezultate shumë të mira arsimin e plotë ushtarak që nga shkolla Skënderbej, nuk mund të jem komunist. Pse kam punuar dhe jetuar mbi njëzet vjet në Fier, nuk jam tradhëtar i vendlindjes, por i përkas linjës së integrimit shoqëror dhe kombëtar. Si specialist i kualifikuar në disa vende të NATO-s, nuk mund të bëhem konformist me tekat e eprorëve kundër ligjeve të vendit. Pse kam përkrahur lëvizjet e para demokratike dhe i zgjedhur mbi një dekadë në strukturat lokale të PD-së në Fier, nuk mund të jem as ekstremist, as ballist dhe as fashist.
Si kushdo i prekur nga padrejtësitë, unë kisha nevojë për reagimin e Kryeministrit të Shqipërisë, atij që erdhi në pushtet pas një dështimi të rëndë në fazën e parë të demokracisë, rënies së shtetit dhe dramës kombëtare të 97-s, por i purifikuar nga modeli i Duarve të Pastra si njeri i ndershëm, i drejtë dhe i pakorruptuar.
Nga mesi i marsit 2010, ankimi im kishte mbërritur në zyrën e Kryeministrit, ndërsa afera e gomave të burgjeve shfaqej në emisionin “Fiks Fare”. Pas këtij alarmi, kryekontrollori Ivi Kaso, më ka deklaruar se inspektorët e antikorrupsionit, kanë kontrolluar çështjen e gomave, ndërkohë emisioni “Fiks Fare”, kish zbuluar edhe faktin se gomat e skaduara janë bërë hyrje në DP Burgjeve. Veprimi i parë: Korrupsioni nuk penalizohet! Veprimi i dytë: Ankuesi ulet edhe një shkallë në detyrë! Veprimi tretë: Zgjohet media!
Dikund nga mesi i qershorit 2010, një gazetë investigon çështjen e gomave të automjeteve dhe boton pesë-gjashtë numra rresht mbi këtë çështje. Gazetari kërkonte edhe një prononcim nga Drejtori i Burgjeve. Por trimi Gazmend Dibra ia kthen gazetarit “Pyet mamin ose motrën”! Ky sharlatanizëm solli përpara Kryeministrisë Protestën e Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë.
Thuajse isha unë Kryetari i këtij Unioni, disa ditë më vonë më transferojnë në Durrës në një detyrë akoma më të ulët.
Në Durrës, tek Dulla
Në Durrës, hanxhari i Gazmend Dibrës ishte gati. Ky ishte drejtor Dulla. Një identik i kualifikuar i brigadierëve të Dullës së Parë. Njeriu i skemës së abuzimeve, “demokrati-babaxhan” dhe torollak, përcillte hapur tek vartësit mesazhet e drejtor Gazit:”Mos rrini me katolikun, sepse e ka sjellë Gazi këtu, për t’a persekutuar”
Profili i Dullës, ishte gjetje e destinacionit final të kursit “demokrat”, për të riedukuar “armikun” në një realitet presioni dhe shantazhi mbi normat ligjore, morale dhe shoqërore. Ndërsa në ekranet tona, ministra me dhe pa mustaqe shfrynin bulçitë kundër “bllokmenëve”, “hoxhistëve”, “neokomunistëve” etj.
Më vonë Dulla u bë viktime e skenarit që kish për zemër. U detyrua të japë dorëheqjen sepse kunati i tij, doli në skenë si protagonisti i Frymës së Re Demokratike. Pas dorëheqjes, brenda një kohe të shkurtër, Dulla u sistemua me punë në Kontrollin e Lartë të Shtetit. (!?)
Kush ka kokën më të fortë?
Pas ankesave të vazhdueshme, i kam dërguar përsëri Kryeministrit përmbajtjen e këtij mesazhi: “I nderuar Kryeministër. Me veprime të kundërligjshme, Drejtori i Burgjeve ka tejkaluar çdo cak. Unë jam betuar përpara simboleve kombëtare, kam bërë detyrën, nuk mund të tërhiqem dhe çështjen do ta dërgoj deri ne Bruksel. Ju lutem ndërhyni për të çuar në vend autoritetin e ligjit”!
Nga fundi i tetorit 2010, jam thirrur në Departamentin e Antikorrupsionit në Këshillin e Ministrave. Kjo strukturë e ngritur enkas nga Kryeministri për të luftuar korrupsionin dhe padrejtësitë në administratën publike, ka marrë nga unë shpjegime, fakte, prova dhe dokumente të mjaftueshme. Nyjet e shëmtuara të këtij tapeti mund t’i zgjidhte vetëm Berisha. Nga fundi i qershorit 2011, jam thirrur përsëri në Departamentin e Këshillit të Ministrave dhe jam entuziasmuar. Inspektorët e kontrollit antikorrupsion më dhanë një kopje të raportit të kontrollit dhe më përcollën: “Tani mos u mërzit. Do të shikojmë kush e ka kokën më të fortë Gazmend Dibra apo Sali Berisha”!
Raport kontrolli ka gjithsej 12 faqe dhe trajton shkeljet e ligjit gjatë lëvizjeve në detyrë, emërimeve, transferimeve dhe masave disiplinore të dhjetëra punonjësve të policisë së burgjeve, përfshirë edhe rastin tim. Në mungesë të fakteve dhe të bazës ligjore, gjatë lëvizjeve dhe transferimeve, raporti ngarkon me përgjegjësi ligjore dhe administrative propozuesin dhe vendimmarrësin, sipas hierarkisë së secilit, që në rastin konkret janë Shpëtim Baçi dhe Gazmend Dibra. Madje në raport, ka kritika serioze edhe për ish-Ministrin e Drejtësisë Bujar Nishani. Në fund të raportit, rekomandohet rikthimi im në detyrë, brenda dhjetë ditësh.
Pas disa vitesh vuajtje, hallakatje dhe dëshpërim mendova se ky shtet e ka situatën në dorë. Diçka po funksionon, por sa ia vlen barra qiranë? Pse departamenti Antikorruspion, shmangu çështjen e gomave të skaduara? Pse nuk u mor me shkakun e vërtetë të problemit, por me pasojën. Përse nuk u penalizuan shkaktarët? A është e mundur që të gjithë qytetarët e këtij vendi t’i zgjidhin problemet në këtë mënyrë? Pse duhet të merret vetë Kryeministri me çdo çështje? Kujt i intereson një zgjidhje gjysmake? Përse u zbeh formati i “Duarve të Pastra”?
Gazin e dekoron partia
Ndërsa përgjigjet nuk ishin të vështira, “demokrati” Gazmend Dibra, po tregohej gjithnjë e më i fortë. Ai nuk bëri asgjë për zbatimin e rekomandimeve të antikorrupsionit dhe injoroi të gjitha shkresat e eprorëve që vijuan edhe për një vit rresht në zyrën e tij. Ai doli mbi eprorët e tij, mbi Ministrinë e Drejtësisë, departamentin Antikorrupsion, Kabinetin e Kryeministrit dhe vetë Kryeministrin. Lavdia e duarve të pastra ra, eprorët e tij e shitën lirë këtë model dhe së bashku me të dinjitetin e shtetit.
Ky veprim i padenjë edhe për një shtet me një minimum dinjiteti, u konvertua në një qëndrim politik të dënueshëm. Gjatë hapjes së fushatës elektorale të qershorit, drejtor Gazi u prezantua si kandidat në Listën e PD-së për Qarkun Tiranë. Me këtë akt, u legalizua bashkëpunimi me shkelësit e ligjit dhe u tentua strehimi i tyre në parlament. Siç dihet tanimë, kjo tentativë arrogante mori çmimin e merituar në kutitë e votimit nga zgjedhësit në çdo cep të Shqipërisë.
Si çdo luftë, lufta kundër korrupsionit dhe demagogjia antikorrupsion, do të kishte kostot e veta. Nga nëntori 2009 deri në korrik 2012, për mua ka pasur një kosto të bujshme me tre ulje në detyrë, tre ulje në gradë, pesë transferime, katër masa disiplinore, sorollatje dhe impenjim të gjatë nëpër labirintet magjike të një shteti që kish humbur funksionet e veta. Kostoja personale, sado dramatike, nuk është e veçantë dhe nuk është asgjë përballë rrjetit të padukshëm në industrinë e fshehtë që prodhon interesa, kapitale politike dhe financiare, marrëveshje dhe paqe, solidarizim dhe karrierë për njerëzit që kanë aftësi të vjedhin resurset publike.
Kjo sindromë që krijoi kulturën e shëmtuar të pandëshkueshmërisë, vuri në pikëpyetje demokracinë, drejtësinë, ligjin dhe vetë shtetin. Por ajo solli një kosto akoma më të rëndë për Shqipërinë, tranzicionin dramatik të vendit, zvarritjet në llumin e hajdutëve dhe triumfin e pakuptimtë të tyre mbi çdo vlerë shoqërore, morale dhe intelektuale. Mbarsja e listës së kandidatëve të PD-së, me eksponentë të artikuluar si shkelës të ligjit, vjen si epilog i një historie kumarxhinjsh dhe prolog i tragjedisë së vërtetë të PD-së. Ani pse elektorati vendosi dëbimin e tyre nga drejtimi i vendit, ata duan të fajësojnë popullin.
Por kjo histori nuk është e padëgjuar dhe nuk është e vetme. Kjo është vetëm një pjesë e jetuar e kursit politik të demagogjisë kundër korrupsionit, ku të dyja palët, korrupsionin dhe antikorrupsionin i bashkonte hapur një përshëndetje kortezie herët në mëngjes dhe një gjumë i ëmbël, vonë në mesnate..
*Autori është ish Oficer i Lartë në DP të Burgjeve. Kualifikuar në Austri dhe Gjermani për Paqen dhe Sigurinë.


ban gati valixhet per asistence more kodosh prej vuqidolit
Meqenese eshte benjamini i qeverise se Berishes ,dhe njekohesisht drejtor i pergj.i burgjeve, jepjani shancin te kete prane qelise se tij Sali Rrumpallen.! Ai nuk duhet larguar qe aty..vetem transferuar nga zyrat tek QELITE E FTOHTA.
e pa imagjinushme se c,lloj mostrash na kan drejtu ,,,,pa frik mund te themi qe 23 qershori ka qen dita me e madhe per kte vend u shporren njerzit kanibal….shikojeni kte person agjen kriminel hajdut vrases i remzi hoxhes…plerat plerat plerat e ktij vendi.
hahahaha 🙂 ma mir ta kishit quajtur “shkarkimi i gaz-rave”, hahahaaa 🙂
U kujtua “tropojani” te flase. Ku ishte deri dje?A harron ai “bemat” e tij me fillimin e punes ne Drejtorine e Burgjeve. Ku hanin dhe pinin vartesit e tij gjate shoqerimeve te te denuareve nga nje rreth ne tjetrin. Ke punesoi ai rreth vetes dhe ke hoqi nga puna apo degdisi vartesit e tij qe nuk i perkisnin krahines apo perkatesise politike te tij. Megjithate ish sekretari i rinise ne Fier( ushtri) e ka natyre te punes nderrimin e bindjeve sipas oreksit. Dalja ne tribune ne fushaten elektorale besoj se i ka dhene nje suport ye flase. Kujdes nga njerez te tille. Rilindja nuk besoj se ka nevoje per “kuadro “te tile. Qofsha i gabuar. Koha do ta vertetoj se cfare mund te bejne njerez te tille. Mos u besoni perrallave te ketyre tipave, qe kur u preket interesi fillojne e flasin jo ne kohen e vendin e duhur. Besoj se Lapraka e njeh mire kete person.Jepini nje post por jo dosido se helbete kane pretendime dhe “mbeshtetje” keta te fortet e tropojes.
Me respekte nje ish pjestar i togws se shoqwrimit
V.O. Edhe ne po filluam te flasim tani kemi plot brockulla per te POR S’KA KUSH NA I BOTON TE NDERUAR PRONAR APO DREJTOR GAZETASH.
Mendoj se nuk duhet te paragjykojme z.Simon sepse eshte nga Tropoja, Ne Tropoje ka njerez te mire e te ligj si ne ne gjitha krahinat e Shqiperise e ne te gjithe Boten ashtu. Po dhe se eshte apo ishte me PD, ashtu nese eshte katolik, musliman apo ortodoks. Ne te gjitha partite, ne te gjithe besimet fetare ashtu si ne gjithe krahinat e Shqiperise, ka njerez te ndershem e te devotshem per kryerjen e detyrave me ndershmeri. Sali Berishen e mbeshteti shumica e shqiptareve se i besoi ndryshimit, u besoi fjaleve te bukura te tij.Une qe e kam njofte qe ne rini Karaduzen beshisha, e kam thane qe diten e pare qe ai nuk eshte ai qe hiqet, e kam thane qe ai eshte vegel e UDB se. Dhe shume njerez nuk me besonin,me urrenin e kundershtonin me nervozizem. Por ja ma ne fund ka dhe njerez te krahines se tije, ka dhe shum anetare te PD qe turperohen sot per cfare kane punu e luftu. eshte shumica e Shqiptareveqe e kuptoi se kush eshte Sali Berisha e banda e tije familjare, Qeveria e tij Hajdute, njerezit e pushtetit te tije qe u rrezu nga babzija per te grabit gjithecka per vete e ate bande kriminele. Kjo bande shfrytzoi pa shpirt te paret njerezit e ndershem ne rradhet e PD e mandej te gjithe popullin Shqiptare. Prandaj Simini nuk ka pse njolloset per bindjet e tij politike apo perkatesin fetare, por duhet pergezu qe e thote me za te lart te verteten qe din, qe ka provu ne kurrizin e tij. Pse te mos e thote Simoni, pse te bahet bashke fajtore nje vuajtes i tille i ndershem? Une mendoi qe Simoni e Simonet e tjere duhet te inkurajohen, duhet te ndihmohen, duhet te dallohen si delja e bardhe mes te zezave, dhe ne fund te falnderohen per ndershmerine e tyre te larte. Te gjithe Demokratet nuk jane Hajduta, mafjoza, mashtrusa e Kriminela, eshtu si te gjithe socialistat, nuk jane te ndershem e te pa perlyem ne pune te pista me Salen, Fatosin apo te tjere te ketij kallepi.
…si funksionon zhvatja e te burgosurve…WTF, kjo bande qe populli hodhi ne plehra meriton denimin me te madh qe parashikojne ligjet ketu , ne kete vend qe quhet Shqiperi….qelbaniket, asnje pike dinjitet nuk kane turp per ne qe tani I mbajme me rroga si deputete…duhet denuar qe ga krimineli sali berisha e me rradhe gjithe qente, qe edhe qener nuk meritojne te quhen. FALEMNDERIT POPULL SHQIPTAR PER GJESTIN HISTORIK TE VOTIMIT KUNDER BERISHISTEVE NE MASE DHE HEDHJES SE TYRE NE PLEHRA.
keta lloj qelbesa nuk duhen afruar gjekundi,keta jan kameleon.po qe se ishte burre i mire duhet te kishte bere publik vjedhjet me fakte e dokumenta dhe jo te na tregoje perralla tani.
Para ca kohesh u be nje kerkese e sindikates se Burgjeve per shkarkimin e dibres.. Kërkesa për shkarkim e drejte. Koha e kërkeses punë grash policore?! Qé duhet te shkarkohet ky mustaqe – miushi qe ndante miell per blerje votash e pér shume punë te tjera te pista qysh ne kohen e alfred moisiut, këte e ka thene cdo qytetar shqiptar qysh ne kohen e pare te pushtetit te mustaqellinjve kodoshe.
Por qe sindikata policore kujtohet tani pasi miushi ka bëre kerdine kjo do te thote se ky lloj sindikatash pa nerv fare duhen çmontuar para gazmend dibres. Por keshtu jane te gjitha sindikatat e shoqatat ne shqiperi. Mortja e reagimit, mortja e protestave,mortja e rezistencés,sherbetore te qeverive ne fuqi,kuaziluftetare te interesave,aristokraci e paguar për te na sabotuar. Pa sindikalizém te forte shqiperia nuk do te beje perpara ne realizimin e te drejtave dhe detyrimeve te shqiptarëve respektivë?!! Shuajini puntore,police,ushtarakë etj.këto lloj sindikatash e shoqatash. Krijoni perfaqesueset e verteta dhe autoritare te interesave tuaja. Perndryshe bëni ham-ham sebashku me to!
Eshte koment i shkelqyer,per nga saktesia e vertetesise.Pershendetje z.Pellumb Zaimi.Keto qe shkruani kam,mbi nje dekade ,qe i kam bindje te patundshme.
http://gazetadita.al/avokati-i-popullit-drejtori-i-burgut-te-shenkollit-presion-te-burgosurve-per-voten/
Gazi dhe gazrat e tjera qe duhen pjerdhur prej administrates fashiste te Berishes, jane ordinere pa asnje lidhje me shtetin dhe funksionimin e tij.
Ti more Gazmend je një funksionar pa personalitet që kërkove madje edhe të vish në parlament me rryshfet e transferime. Sa ibret!
Për çfarë merite donte të bënte PD-ja deputet? Ti je për burg për ato që ke bërë. Po kur në burg s’ka vajtur Saliu, Lulzim Basha apo Mediu që janë vrasës, pse të mos bëhem edhe unë deputet, thotë me vete Gazmend Dibra, kur unë e kam kryetarin për ibret?
Ç’ide do shpie ti apo ndonje qe eshte futur tashme en ate Kuvend hajnash me fjalimet e tua në podiumin e parlamentit? Kush është ai legen që të jepte votën ty kur ti kërkon ta ofendosh e t’i ulësh personalitetin duke i dhënë lëmoshë për një javë, që të të mbajë ty dhe Sali Berishën në qafë për 4 vjet të tjera? S’të vjen turp o faqezi? Ju doni të sillni intelektin tuaj prej matrapazi në eliten e shtetit. Sa turp per te gjithe! Ti duhet të shkosh në burg për këto veprime antiligjore!
Z.Gazmend Dibra! Të pashë duke dhënë lëmoshë! Sa turp sinqerisht për një kandidat për deputet, të cilin e kandidon partia në pushtet! Një drejtues i lartë i Ministrisë së Drejtësisë dhe nr.1 i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shpërndan ushqime, që këta njerëz ta mbajnë frymën gjallë deri ditën e zgjedhjeve, sa t’ua marrësh votat, pastaj kalova lumin të dhjefsha kalin, dhe as që do të kujtohesh më për ta, siç nuk do të kujtoheshe as për mijëra të burgosur ku ke luajt bixhoz me hallet tona që kemi pasur. Ti, Gazmend Dibra, unë mendoj se je tepër i korruptuar dhe këtë ta kam thënë edhe me letrat personale që të kam dërguar. E them këtë, pasi të njoh bajagi mirë si në marrëdhënie me mua si dhe me të burgosur të tjerë. E them se je i korruptuar, pasi çdo transferim është bërë nga ti, pasi ti je paguar për transferimin. Nëse nuk je paguar ti, duhet ta harrojë cilido i burgosur afrimin pranë familjes, pavarësisht se ligji ta detyron ty që ta bësh; dhe kur vonohej përgjigjja merrnim në telefon 0422714370 Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ku të del një zë femre që herë me arrogancë dhe herë me xhentilesë, pasi e merr vesh kërkesën të sugjeron: dërgoni një familjar që ta takoj drejtorin, Gazin, pasi është burrë i mirë dhe do t’ju kryej punë! Kjo do të thotë se duhet ta takoni drejtorin që të paguani nëse doni të transferoheni.
Faktin e freskët e kam në dhomë, një të dënuar nga Dibra që ligjërisht i takon të jetë afër familjes dhe pikërisht në burgun e Burrelit, por megjithë kërkesat që ka bërë nuk është afruar afër familjes. Konkretisht, para rreth një muaji, ky i dënuar merr në telefon Drejtorinë e Përgjithshme dhe si zakonisht del në anën tjetër të telefonit e zakonshmja sekretare, e cila i sugjeron një takim të një familjari me z.Gazmend Dibra. Çfarë duhet kjo, kur kërkesa është në duart e drejtor Gazit? Tepër i çuditshëm orientimi i sekretares! A e din ligjin z.Gazmend?
Mua si qytetar, si votues dhe sidomos si anëtar i Partisë Demokratike qysh në vitin 1990, më çudisin dy gjëra: e para është ku i ka marrë këto lekë Gazmend Dibra, i cili ka hap magazinë ushqimore me shumicë? A i ka paguar taksat e këtyre ushqimeve tek tatim-taksat? A janë parë djersë, punë të ndershme, apo janë paret e pista të cilat përdoren nga Gazmend Dibra? Dikush duhet të shqetësohet për këtë veprim të Gazmend Dibrës. Si ka mundësi që ky xhentëlmen ka kaq para për të fal duke i ftuar qytetarët që të marrin falas ushqime? Përse nuk është kujtuar ndonjëherë për ne të burgosurit që na mungojnë ilaçet të cilat detyrohemi t’i blejmë vetë nga familjet tona (dhe ky zotëri e din fort mirë këtë mungesë ilaçesh), prandaj duhej të ndante një pjesë të kësaj pasurie që paska, pasi vërtet do të bënte një punë shumë të mirë dhe tepër humane dhe pastaj do të kishte të gjithë të drejtën e Zotit të kërkonte votat tona dhe të familjeve tona.
Por, kur për t’ja afruar familjarin në një burg afër shtëpisë, duhej t’i paguaje Gazmend Dibrës, që të afroheshe më pranë familjes. Si kujton Gazmendi, për budallenj na merr ne dhe familjet tona? Tjetra që mua më shqetëson shumë bile është: a jeton Gazmend Dibra në Shqipëri?
A e din ky zotëri se sa fyese është për një popull t’u japësh LËMOSH për t’u blerë votën? Po mbas 15 ditësh çfarë do të hanë këta njerëz? Pasi, siç pretendon z.Gazmend, do të fitoj prapë PD-ja; a e ka menduar ky zotëri se kush do të ndaj ndihma mbas datës 23 qershor? Përse e pranon faktin e të qenit në ditë të hallit populli shqiptar, z.Gazmend? Dhe nëse është kështu, nga ka ardhur ky fukarallëk? Sa faj ka z.Gazmend për këtë situatë? Si e pranon PD-ja një veprim të tillë? A ka gja ma fyese për qeverinë në drejtim, se sa të dalin kandidatët për deputet dhe të japin lëmosh për popullin nga frika se do të vdesin para se t’ua marrin votat? Sa turp!!
Të ka ngel edhe një gjë Gazmend Dibra: të hapësh edhe një mensë. Të sugjeroj të hapësh një mensë ku të ndash supë të paktën ditën e zgjedhjeve, pasi ke gjithë ato firma biznesi të cilave ua ke pas dhanë tenderët e furnizimit me ushqime të burgjeve, edhe sot ne na vjen buka me qese plastike që absolutisht nuk lejohet. Por sa gjëra që i ke bërë mbrapsht ti në sistemin e burgjeve do të duhet të kaloj kohë të riparohen. E rëndësishme është që ti na u hoqe qafe. Këtë e dimë ne që të njohim, se ata që ty nuk të njohin të blejnë shtrenjtë. Por të siguroj se shumë prej atyre që ke për rreth të njohin, por janë të detyruar t’i thonë derrit daj. Prandaj nuk të bën fajde asgja, prandaj ma mirë mos prish punë me shfaqjen tate në televizor.
Sinqerisht, Bajram Mustafaj
Burgu Shënkoll
Interesante dhe domethënëse per personazhin g.dibra kjo letra e te denuarit bajram mustafaj. Te le nje hidhesire te madhe ne trup ky farë drejtori. Jam i sigurt se z.bajram mustafaj ka shume me teper virtyte njerëzore se ky drejtori monster. Duhet te dale bajrami dhe te futet ky aty. Kjo do te ishte zgjidhja perfekte!
Mjaftojne keto pamje qe ky te kishte fluturuar nga cdo administrate e botes se trete:
http://gazetadita.al/gazmend-dibra-shperndan-ushqime-per-blerje-vote/
Ky militant i Saliut, ky intelektual i tredhur eshte fytyra e vertet e Partise Denokratike dhe e Sali Berishes. Nuk ka turp me te madh qe ne shekulli e 21 te vjedhesh te burgosurit.
keta cfare nuk kane bere more, po jane duke paguar rryshfete te majme qe te vazhdojne te mbajne postet e tyre. mjere ne nese qendrojne keta qelbesira ne pushtet si Sahit Dollaperat, Gaz Dibrat, Erzen Brecanat dhe ordinere te tjere te ketij kallepi qe shkaterruan cdo gje serioze ne Shqiperi.
Ka patur presion në Policinë e Shtetit për të votuar PD. Gazmend Dibra detyronte policët e burgjeve të votonin PD ne 23 qershor. Drejtori i burgjeve i detyronte policët të plotësojnë lista partiake, turp. Esht edhe nje tip i shkolles se bashkuar, militant idiot qe shkruan edhe statuse ne FB. Nuk di kur do ikin keta monstra, por sa me shpejt aq me mire. Ndryshe te dhjefsha rilindjen. Kaq kisha, respekte Dita
duhen prova per te hetuar dhe denuar njerezit, po ju komunistet e Edvinit nuk merrni shume ere nga keto pune, mos u bani merak se me aq para sa kane drejtorat dhe ministrat e Saliut qe e urreni kaq shume, do tua marrin pushtetin piktorave qe keni votuar ne 23 qershor shpejt e shpejt. tungi
ska nevoje fare per hetim fare, ai duhet te denohete te cohet drejt e ne burg jo te endet rrugeve me ato palacolleqe qe eshte duke bere, kaq te pavler na quan saliu ne ? kaq pak te drejta kemi? denojeni
Ore Simon si ta kuptojme kete qarje tenden tani?
Mos vall kerkon te shkoshe ne vend te Gazit?
Po ku ja shet keto brockulla ? Pse ste kane liruar /
mos vall ti je me i zgjuari
Ju duhet te qeroheni nga cdo strukture sepse e patet privatizuar cdo qelize dhe silleshi sikur ua ka bere baba institucioni…….
Besoj se shkrime te tilla duhen shfrytezuar nga strukturat per te ballafaquar plehrat me sherbetoret dhe per ti degdisur nga kane ardhur.Mjaft te thuhet se shoqerimit ne jo pak raste i ka ik i denuari.Duhen nderruar,freskuar,nese do jete rilindje.
Po pse mor trim pas lufte po flet tani,dhe tani pa dokumenta po me llogje pazari.kur te therriste gazi ne zyre te te shpetonte shurra mor malok i pabese.
O simon o thatanik.po ti u hoqe per korrupsion
O debil e gjysme qe s’di te lexosh 2 rreshta. Ka fol me kohe ne instancat e shtetit, tani ka ardhur koha te ulerasi kur Sali plehra kerkon ta mbaj shtetin ende me keta kusare. Shko ore langaraq, ma hiq ate labin nga pas emrit, mos me felliq krahinen.
Gazmendin e njohin te gjithe per arsyet e shumta qe e perplasin ne burg me shpejtesine e drites.
Deleted
Ka komentues që me sa duket e njohin nga afër autorin e shkrimit. Unë nuk e njoh, por nisur nga ato që shkruan, mendoj se meriton të verifikohen ato që tregohen aty si fakte dhe të dhëna për personazhet të cilat autori i ka përmendur me emra, që nga G. Dibra deri tek Bujar Nishani si ish-Ministër i Drejtësisë, apo dhe titullarët e kryeministrisë.
Pra mendoj, se kur sistemi i kalbur që na la shëndenë, të paktën kështu shpresoj, denoncohet me shembuj konkretë nga vetë militantët partiakë apo titullarë të dikurshëm, kjo tregon se sa e vërtetë dhe e bazuar qe vota e popullit. E them këtë jo për ne qytetarët, sepse ne e shihnim çdo ditë buzën e greminës ku po e çonte Sala me trimat e tij, Shqipërinë. Këtë e them pikërisht për Salën e trimat e tij, që ta marrin vesh se ne nuk ishim “mosmirënjohës apo turmë e manipuluar” siç na etiketuan trimat e tij me shkollën e plepave apo mendje fyçkat berishiane, që tundnin dybekun e partisë mëmë.
Bën mirë autori dhe i shkruan këto gjëra, që të vërtetohen akoma më mirë bëmat e tyre mashtruese dhe perverse, që na çuan në buzë të greminës.
Nuk i di arsyet se pse autori po flet tani për këto gjëra, por siç thotë dhe populli më mirë vonë se kurrë! Megjithatë, në se ai ka qenë pjesë e strukturave berishiane, pra ka shërbyer edhe ai si militant apo ka keqtrajtuar punonjës të vartësisë, atëhere edhe ai duhet të presë ndëshkimin si edhe eprorët e tij. Sigurisht, këtë nuk e vendosim ne komentuesit, por organet përkatëse të drejtësisë, në bazë të provave të dokumentuara apo dëshmive.
V.O. Përshëndetje edhe shqipfolesit më lart, të cilit i paska pëlqyer nofka ime “shqipfolësi”…
Ky njeri duhet pushkatuar. Ky Gaz Dibra eshte fashist qe e ka vendin ne Litar. Kush ka pas pune me burgjet e di mire se e ka hequr ne kurriz. Ky eshte Modeli i PD te cilin na e serviren per Deputet. Pupulli ta dije se kush eshte PDja
Sa per ata qe e mbrojne jane sahanlepiresit dhe hajdute e PD qe e kan vjelur kete pushtet deri ne palce.
Si nuk ju vjen turp qe merreni me komente artikujsh te pa vlere . Koha e tregoi dhe nje here
Qe populli shqiptar eshte I pafate sepse vete e Ben zgjidhjen. Mos shani ata qe iken dhe mburrni keta qe zgjodhet tani. Keta Jane akoma nje mut me I madh. Te mjeren shqiperi e Kane ne duar njerez qe Jane te uritur per para dhe qe nuk pyesin per ligjin . O njerez mos u beni sherbetore te pshtetit ne fuqi se shoke Jane me njeri tjeterin. Heqin dore nga servilzmi. Me mendoni per veten tuaj , beheni kohen te punoje per ju e mos u merreni me thashetheme.mos archons kohen duke lexuar artikuj te pavlefshem , por vrisni mendjen si te hapen fronte Pune, ku njerez it te punojne e te mos rrine gjithe diten kafeneve.
Jam katolik?Njesoj si DIKUR KUR ISHTE NE DREJTIM (Shef policie, sot me raport te zgjatur apo si i persekutuar nga regjimi i Saliut )Zoti!!!!!!!!!!!!!!! Shkelzen Valbona (MENDON SE ESHTE simpatizant i PS) QW SULMONTE LEKBIBASIT apo ata qw nuk i paguanin dreken me Mulgecet si sekser, jane tani te persekutuar. Mjaft me pazare te tilla. A do te merren parasysh idiotesira te tilla ? Pyesni policet e shkrete ?Apo Burrelsja( duhet pyetur ne Itali se me cfare merrej para se te vinte tek Simoni) qe krekosej ne Rinas ne krah te “Zotit ” Ulndreaj mund te dije me shume se cfare behej me fakiret e toges se shoqerimit? Mjaft me “katoliket” tropojane(lekbibas) qw Zeni i don mjaft , me te pafytyresit qw sot pretendojne se jan ne krah teRilindjes, ku ishin gjer dje? Sahanlepires!!!!!!!!Doni me per Belulin? Ky eshte SiMoni i GOMAVE!!!!!!!!!!!!!!!! O njerrez te Rilindjes besojuni MOS u ketYre LAVIREVE POLITIKE se do dilni ne SELAMET thote POPULLI.Besojuni perrallave te tilla, por RILINDJE nuk do te kete.
Dihet ne burgje se kush ka mbajtur qendrim. Ata sot presin se kush do te drejtoje, Simoni apo Pali???????????????? Sindikata????????????Vetem veriu!!!!!!!!!!!!!Ata jane me te mencurit. Ata presin thelat(ne fakt i kerkojne si kontribut te vyer qe kane dhene per RILINDJEN).Nuk besoj!!!!!!!!!!!!!!!! se do te gjejne perkrahje.
VR!!! Faleminderit “Lora”! E pashe me vonese vleresimin tuaj prandaj ju kërkoj ndjesë . Por me habit dhe diçka-kete koment qe ju e vleresoni nuk e kam berë ne kete shkrim por disa dite me parë te kerkesa e sindikates policore për shkarkimin e g.dibres. Nuk e di sesi eshte zhvendosur ketu. Si duket moderatori duke pare se lidhej me çeshtjen dibra mund ta kete risjelle perseri ketu!? Nejse. Them se mire kanë bëre. Por me krijoi pak shqetesim sepse duke parë vleresimin tuaj po mendoja:kjo zonja apo zonjusha(nuk e di si t’ju drejtohem) e ka bere vleresimin ne kontekstin e kerkeses se sindikates apo ne kontekstin e letres se sotme te z.simon!? Por, ç’rendêsi ka prandaj po e mbyll duke ju thëne dhe nje here faleminderit qe gjetet ne komentin tim diçka qe ju e “perkthyet” ne vlerësim!
VR!!! Z. Lora! Ura e mifolit nuk jam une pellumb zaimi por nje ish koleg nga vlora qe beri nje koment ne nje qënder interneti,aty ku e bëra dhe une. Harrova te nderroj nickun e tij me emrin tim. Keshtu qe “ura e mifolit” lexojeni pellumb zaimi. Nderime lora!
Lani gojen të gjithë kur flisni per Simon Ulndreun, unë jam nga Fieri dhe nuk kam lidhje as me Tropojën e as me PD, jam I majtë deri në vdekje. Djalë si Simon Ulndreu njeherë Lind nëna. Kush Shan një Djalë si Simoni vetëm pse është Tropojan, është racist dhe anti Shqiptar. Mos paragjykoni nuk ka pyll pa dërra nga veriu në jug.
Respekt