Kaçe, Stevens kërkon heqjen e pezullimit

anazapta

Trajneri i PAOK-ut, Huub Stevens, i ka dalë sërish në krah mesfushorit Ergys Kaçe, i cili është pezulluar nga klubi për çështjen e shumëpërfolur tashmë të fotografisë në Facebook. Holandezi, i cili disa ditë më parë u shpreh se po teprohet me gjithë këtë zhurmë rreth lojtarit, i ka kërkuar klubit që ta ketë Kaçen në dispozicion, duke anuluar në këtë mënyrë pezullimin. Holandezi nuk sheh asnjë gabim në veshjen e bluzës dhe publikimin e fotos nga ana e shqiptarit, ndaj edhe e konsideron si të pakuptimtë masën ndëshkimore ndaj tij. Pezullimi bëhet edhe më absurd në kohën kur skuadra po luan tri ndeshje në javë dhe çdo lojtar është i vlefshëm, aq më tepër një si Kaçe, të cilin Stevens e cilësin si talent me të ardhme të madhe.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *