PBDNJ refuzon censusin: Proces jo transparent dhe i rrezikshëm

redaktor

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules ka reaguar sot pas publikimit të rezultatit përfundimtar të censusit duke deklaruar se nuk i njeh rezultatet e tij.

Sipas PBDNJ-së, rezultatet e censusit janë jo transparente ndërsa shton se vetë censusi është I rrezikshëm për rajonin dhe Evropën.

“Procesi i mbledhjes së të dhënave me shkelje të panumërta. Gjatë mbledhjes së tyre kishte veprime arbitrare, të dhënat janë të stisura. Minoritetet do i drejtohen institucioneve të vendit. Censusi i ndërtuar mbi bazën e të dhënave provokuese, është i rrezikshëm, për rajonin dhe Evropën” thekson PBDNJ-i.

Sipas kësaj force politike e cila përfaqëson edhe minoritetin grek në Shqipëri,  shifrat e publikuara nuk pasqyrojnë realitetin në Shqipëri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *