Një aksident është shënuar këtë të hënë në rrugën e varrezave të Vlorës, ku për pasojë ka mbetur e plagosur efektivja e paraburgimit Elmira Binaj. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Babicë.
Menjëherë pas njoftimit është lajmëruar ambulanca, e cila e ka transportuar të plagosurën në spitalin e qytetit. Sipas informacioneve bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, ku drejtuesi i mjetit tipt “Benz”me targa “Vl 8507 B” është përplasur me një automjet tjetër “Toyota ” me targa “AA 661 Tl”.
Mjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonte një shtetas nga Llakatundi me një shpejtësi tej normave të lejuara duke qënë dhe në sens të kundërt ka përplasur mjetin “Toyota”, i cili ka qënë i ndaluar në momentin e aksidentit.
Mjeti drejtohej nga efektivja e policisë tw paraburgimit ku për pasojë ka mbetur e lënduar duke marrë disa plagë në këmbë, në kraharor dhe në shpatull.
Mjekët në Spitalin e Vlorës bëjnë me dije se efektivja është jashtë rrezikut për jetën.
f.h/Dita
