Në Shkollën e Mesme të Bashkuar, në Gjergjovinë të Gramshit, shkurtohen orët e mësimit sa herë ka ceremoni mortore ose dasma në fshat. Drekat dhe darkat shtrohen në ambientet e brendshme të shkollës, duke u mohuar mësimin nxënësve.
Drejtoresha e shkollës urdhëron shkurtimin e orëve të mësimit, duke i kthyer ambientet e shkollës në lokal për zhvillimin e ceremonive mortore dhe dasmave. Gjithçka ka ndodhur me nismën e saj, duke mos marrë leje as në Zyrën Arsimore të Gramshit.
Pas denoncimit të faktit, Zyra Arsimore e Gramshit ngriti menjëherë komision për të marrë masa ndaj drejtoreshës.
“Fiks Fare”, pas denoncimit të rastit nga banorët e fshatit, të cilët dërguan edhe një video nga ceremonia e fundit mortore e zhvilluar në shkollë, udhëtoi pikërisht në fshatin Gjergjovinë, për të vërtetuar pamjet që kishin mbërritur në redaksi.
Gazetarët kontaktuan fillimisht me nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar, të cilët në bisedë me ta kanë treguar se ditën e zhvillimit të ceremonisë mortore të njërit prej banorëve të zonës, që kishte ndërruar jetë para një jave, ishin shkurtuar orët e mësimit për t’u zhvilluar në ambientet e shkollës dreka e vakisë. Këtë vendim e kishte marrë drejtoresha e shkollës, për të kryer më pas edhe ritet mortore.
Po kështu, janë banorët e fshatit Gjergjovinë, të cilët tregojnë se “jo vetëm para një jave, por në shumicën e rasteve, ceremonitë mortore zhvillohen në ambientet e shkollës”. Gjithashtu, sipas banorëve, në këtë shkollë zhvillohen edhe dasma, e sipas tyre kjo është një traditë e hershme e fshatit.
“Është traditë prej kohësh që në këtë shkollë bëhen ceremoni të tilla. Unë dhashë leje, e di që bëra shkelje, por përgjegjësi i ZA-së më tha që të vendos unë, pasi e mora në telefon dhe e pyeta”, u shpreh drejtoresha e shkollës.
f.h/Dita

Po s`ka lokale fshati.
Ju parimoret pse i zhvilloni zgjedhjet politike,lokale vendore,neper shkolla?
Per kushtet e fshatrave te Gramshit,Skraparit,Gore-Oparit,nuk eshte ndonje hata.
mjaft i thirrët skandalit për çdo scoop që si qëllim ka vetëm të bëj zhurëm;
jeni në një fshat të humbur, ku lokale s’do ketë, ku thjesht ju duhet të shkojnë deri në Gramsh për të ngrenë një supë vdekje;
u gjet “armiku” e o burra ta vrasim,
duhet të ndohet lajmi nga abuzimi; se nuk jeni në Paris aty,
e dasmat dihet që bëhen të djelën e kryesisht beharit kur shkollat janë mbyllur,
dhe sidomos mos vini në rreth të kuq disa pensionistë sikur janë kriminelë, i lini ato 5 ditë rehat me llogjet tuaja .
Ou nuk eshte skandal krahasuar me shkurtimet e oreve te mesimit qe behen ne mes te Tiranes me mungesen e rregullit dhe zbatimin e ligjit per aresimin kur ne krye te puneve ne aresim nuk vihen edukatore dhe specialiste por thjesht punetore qe i sigurojne votat partise ne pushtet.
Te kujtojme thenien qe nqs do te zhvillosh nje komb mbill aresim.
Ne jo vetem qe nuk po mbjellim po po djegim breza e po dhunojme dijen.
Mjere ky vend si do te katandiset me medioker, analfabete dhe paedukate.