Me termin “bimë spontane të dëmshme” njihen një grup bimësh një dhe shumëvjeçare ku hyjnë barëra të këqija dhe të helmëta që ndikojnë keq në prodhimtarinë bujqësore e blegtorale.
Barëra të këqija janë ato, që rriten vetvetiu në ara së bashku me bimët bujqësore, pengojnë zhvillimin normal të tyre, u marrin elementet ushqyese të tokës, lagështirën, u zënë dritën etj.
Shtohen dhe përhapen shpejt.
Bimë të helmëta janë ato që, kur i hanë kafshët, nganjëherë edhe në sasi të vogla, u shkaktojnë çrregullime të ndryshme, që përgjithësisht shfaqen me uljen e prodhueshmërisë së qumështit, leshit, etj.
Disa nga bimët e helmëta përdoren nga mjekësia popullore.
b.m. / dita

Shume gjate i keni rene:”bime spontane te keqija”! Prej shekujsh shqiptaret i kane quajtur keto thjesht si “barera te keqija”!