Ju rrëfej “doktorët”! Një bisedë me denoncuesin e plagjiaturave

b.m.

Entela Resuli – Dita

Prej disa muajsh, vijojnë të zbulohen çdo javë emra politikanësh që doktoraturën e tyre e kanë vjedhur. Një prej emrave që ka marrë përsipër zbulimin e të vërtetave mbi doktoraturat është Vladimir Kola.

Kola vetë ka mbrojtur doktoraturën në të drejtën publike në Universitetin e La Sapienza të Romës. Prej disa muajsh ai po gjurmon dhe zbulon se çfarë ndodh me doktoraturat e njerëzve që janë prezent në jetën publike në vendin tonë.

DITA bisedoi dje me Vladimir Kolën.

-Zoti Kola, ju po hetoni dhe botoni plagjiaturat në titujt shkencorë nga persona të ndryshëm publikë. Ju vetë çfarë formimi kini?

Titulli i fundit që kam mbrojtur është Doktor në të Drejtën Publike.

-Pse i jeni futur këtij investigimi?

Ka shumë motive se perse i kam bërë investigimet, por tri janë motivet kryesore: 1) konstatimi i mungesës së seriozitetit të konkurseve për punësimin akademik, në Universitete; 2) denoncimi i parë që bëri Taulant Muka mbi plagjiaturën e artikullit shkencor i shkruar nga ish-zëvendës ministri i arsimit Demo; 3) interesi publik që ka pasur për çështjen në fjalë.

-Sa kohë keni që po merreni me këtë gjë?

Që nga fillimi i dhjetorit të vitit 2018.

– Në fillim, mendonit se do të gjenit kaq shumë plagjiaturë?

Jo, nuk mendoja se kishte një problem kaq të përhapur te tezat e doktoraturës.

-Sa raste keni zbuluar që është vjedhur teza e doktoraturës?

Mbi dhjetë raste.

-Si e bëni verifikimin e tyre?

Në internet. Nëpërmjet google. Pasi zbuloj ngjashmërinë në tekst, e verifikoj në mënyrë të detajuar.

-Cilët janë emrat që kanë kryer plagjiaturë, na përmendni disa që keni zbuluar deri më tani?

Mimi Kodheli, Monika Kryemadhi, Ditjona Kule, Vangjel Tavo, Mithat Mema, Kseanela Sotirfoski, Shemsho Lamaj, Blerina Gjylameti. Mema dhe Sotirorfski jo për doktoraturë, por për artikuj shkencorë.

-Sot (dje ) keni denoncuar deputeten Blerina Gjylameti se ka vjedhur një pjesë të Tezës së doktoraturës, si qëndron e vërteta dhe nga kush e ka vjedhur?

Siç e kam thënë në analizën që kam publikuar në profilin tim në Facebook,  në Tezën e doktoraturës së Gjylametit janë kopjuar pak a shumë 22 faqe (në ndonjë rast, me ndonjë ndryshim të vogël në tekst), nga një studim i vitit 2008 me titull “An Introduction to Strategic Human Resource Management”, me autorë Paëan Budhëar dhe  Samuel Aryee. Studimi i vitit 2008, nuk është cituar, referuar në tekstin e Tezës, as nuk është listuar te literatura e konsultuar, në fund të Tezës.

-Keni pasur ndonjë reagim prej saj për këtë demaskim publik që i keni bërë?

Jo. Tani pashë edhe faqen e saj në Facebook, por nuk shoh asnjë reagim.

-22 faqe vjedhje, janë shumë… apo jo?

Për ta kuptuar duhet të kemi parasysh shumë faktorë, por mbi të gjitha tre: 1) a është referuar burimi origjinal? 2) sa përqindje e burimit origjinal është kopjuar? 3) kopjimi është bërë në mënyrë diskrecionale apo pa diskrecion? Në lidhje me referimin, përveç ndonjë fjalie të shkurtër, për fjalitë e gjata dhe për paragrafët duhet të behet referimi i burimit origjinal.

Në lidhje me përqindjen e kopjuar nga burimi origjinal, edhe pse ka interpretime të ndryshme,  një përqindje që tejkalon 10-15 % të burimit origjinal, do të konsiderohej përqindje e lartë. Duhet parë edhe një aspekt tjetër, domethënë si është bërë kopjimi, për shembull të kopjosh pesë faqe pa ndërprerje nuk është njësoj si të ishin të shpërndara në shumë paragrafë, në shumë faqe, të një tekst prej 200 faqesh. Nëse i kopjon duke i copëzuar në shumë paragrafë dhe e referon burimin origjinal, do të konsiderohej si diçka normale (me kusht që të mos jetë një përqindje shumë e lartë e burimit origjinal), por nëse i merr dhe i vendos pesë faqe bashkë, atëherë do të konsiderohej si shkelje edhe duke i referuar, sepse mungon puna jote intelektuale si autori i studimit.

Në rastin e zonjës Gjylameti, burimi origjinal nuk është referuar, është kopjuar një përqindje shumë e lartë rreth 90 % e studimit të vitit 2008 dhe në disa pjesë të tezës është pa diskrecion (faqe të tëra).

-Çfarë duhet të ndodhë me këta persona që kapen me plagjiaturë?

Me sa kam dijeni unë, duhet të mblidhet një komision kompetent për këtë çështje dhe të vendosë, nëse duhet të hiqet apo jo titulli i Doktoraturës i fituar me plagjiaturë.

-A parashikon ligji heqjen e titullit shkencor?

VKM-ja nr. 777, datë 26.12.2018, parashikon që Ministria e Arsimit të kryejë kontrollin digjital të disertacioneve (Tezave të doktoraturës) dhe më pas ia kalon Institucionit të Arsimit të Lartë. Ky i fundit, duhet të vendosë brenda 90 ditëve, nga data që është sinjazuar nga Ministria, nëse duhet rishikuar apo jo titulli akademik.

-Sipas mendimit tuaj, çfarë i shtynë politikanët që të bëjnë një doktoraturë, kur kjo nuk është kusht që të jesh në politikë ?

Nëse nuk i përdorin edhe për qëllime akademike apo punësimi tjetër, doktoraturën e marrin për ta pasur në CV.

*****

Botuar sot në Dita

 

 

Share This Article
38 Comments
  • Kjo është nje krizë e profesoratit dhe akademisë, jo e politikës. Njé politikan nuk ka nevojë për tituj akademikë a shkencorë për të qënë I suksesshëm. Titujt ju hyjnë në punë vetëm profesorëve dhe akademikëve. Deri tani jané demaskuar politikanét dhe nëpunés të administratén që nuk e kané kusht rekrutimi gradën shkencore. Pra ky detektivi,që qënka kaq I ngeshëm të kryejë këtë hetim pa u paguar, duhet të shpjegojë pse e bën këtë né mënyrë selektive.

    • (“Faleminderit. Jane publikuar raste edhe nga universitetet.Vladimir Kola”)
      Kris,Zoteria e ben ate pune vullnetarisht dhe verteton se politikanet kan nevojë për tituj akademikë a shkencorë.
      Kris,Vladimir Kola dhe Taulant Balla i kan marre doktaraturat ne Perendim,atje ku edkokaina nuk pat bythe te mbijetonte minimalisht.
      Kris,kjo është nje krizë e profesoratit dhe akademisë, jo e politikës?Si do ta zgjidhi profesorati dhe akademia pa nje kuader ligjore,
      me fort kur edhe ata jan ndare ne militante partish?Rama i trajtoi pedagoget sikur te ishin halabake.
      Gazeta DITA sqaron per nevojen e nje ligji kur pyet Vladimir Kolen se -A parashikon ligji heqjen e titullit shkencor?
      Vladimir Kola- VKM-ja nr. 777, datë 26.12.2018, parashikon që Ministria e Arsimit të kryejë kontrollin digjital të disertacioneve (Tezave
      të doktoraturës) dhe më pas ia kalon Institucionit të Arsimit të Lartë. Ky i fundit, duhet të vendosë brenda 90 ditëve, nga data që është
      sinjazuar nga Ministria, nëse duhet rishikuar apo jo titulli akademik.
      VKM-ja nr. 777, datë 26.12.2018?Me datë 26.12.2018 ka rreaguar politika,mbasi protestoi Taulant Muka qe u laragua se e pa
      qe shtetit shqiptare ishte nje organizate mafioze e drejtuar vetem nga drogaxhiu edkokaina.
      Kete problem e zgjidh nje komision antimafia,ku ne krye duhet te jene Taulant Muka dhe Vladimir Kola.

          • Asgje. Taulant Muka nuk eshte shembulli me i mire per tu marre sepse per te arritur tek bursa per doktorature ka bere disa akrobaci duke anasshkaluar studente me te mire se ai. Menyra se si po qaset deshmon se nuk ka per te qene kurre ne lartesine e nje kerkuesi shkencor (jo shkencetari sic shprehet ai me zell). Veshtire te gjesh neper universitetet europiane “shkencetare” si Taulant Muka qe te rrahin gjoksin me aq arrogance. Ai misheron dike qe ka shume retorike e pak praktike.

        • “info analitike”,
          per kete qe citon Z.Vladimir Kola me poshte,shkak u be Taulant Muka,dicka qe nuk e kishte bere kush me pare,dhe kjo qe rrevolucion.
          Vladimir Kola- VKM-ja nr. 777, datë 26.12.2018, parashikon që Ministria e Arsimit të kryejë kontrollin digjital të disertacioneve (Tezave të doktoraturës) dhe më pas ia kalon Institucionit të Arsimit të Lartë. Ky i fundit, duhet të vendosë brenda 90 ditëve, nga data që është
          sinjazuar nga Ministria, nëse duhet rishikuar apo jo titulli akademik.Pra,VKM-ja nr.777, me datë 26.12.2018 mbasi kishte filluar Z.Muka!
          Aq te meta sa ka Taulant Muka,eshte normal,prandaj mos kerkojm qimen ne qulle,ndryshe nuk dime pastaj se çfar kerkojm.E mira ashtu
          si e keqja eshte relative.Taulant Muka anon tek pozitivja.Nuk jep kush dorheqje ne Shqiperi si ai,nuk konfrontohet kush vullnetare,pa
          pasur interes si ai dhe Vladimir Kola.Kjo eshte qytetari,eshte vlere.Kur nuk ke pula mos bej shuj,themi ne,por ja qe ndodhka edhe e kunderta.Megjithate ti ke mendimin tend.Tung.

          • O kokeqip une thashe eshte ne lindje jo ne perendim e nuk permenda BE. Meso te lexosh cfare shkruaj pastaj komento o derezi se ju eshte bere mendja fluturon gomari.
            Ne BE ka vende qe gjenden ne lindje dhe ne perendim te Shqiperise, e kuptove nashti!!!

    • Po ore Kris truthari, e vertete eshte qe nje politikan nuk ka nevoje per tituj akademike por keta politikane dhe nepunes administrate nuk e kane kusht rekrutimi graden shkencore, por keta jane hajdute sepse duke patur “grade shkencore” paga e tyre mujore shtohet. Pra taksat e tua dhe te miat i vjedhin keta pseudo “doktor” ne nje menyre te “ligjshme” hajdute.

  • Padashur te cfajesoj askend , faji kryesor , rendon mbi udheheqesit e temave dhe se dyti mbi universitetet . Kemi te bejme me nje presion , qe I bejne shkences ish Universitete , qe u mbyllen . Ajo ishte reforme , qe preku financiarisht shume dallkauke, qe ishin mesuar te shperbleheshin pa pune . Masat , qe parashikon autori I intervistes , duhet te jene kapitulli I fundit I Universiteteve fantazme. Natyrisht duhet te cdemtohet shteti , per c’do qindarke nga njerzit , qe jane shperblyer , ose kane marre honorare . Zgalem

  • Zoti Kola, ka disa gabime themelore në analizën e tij
    (pi kta që studojne jashtë shtetit nuk marrin vesh asgjë)

    1- shoqa Blerina, duke filluar që nga emri e ka plagjaturë, është copy-past e maleve me blerim mbuluar, për tu dukur sa më afër partisë, se dhe mamin partizane e ka pasur kjo, pas sekretarit rrinte,
    2- Pasi merr një diplomë në Salerno, spikatin diplomat e Salernos , sepse si dhe thotë një ar miku im ktu, Guy Verhofstadt – “ah Itali, Milano Firenze, e pastaj shikon Naplin e vdes …. ”
    3-vjen në Shqipëri, ku merr disa rroga në universitetin e Tiranës, ku dijen e merr ai që mund ta blejë, pasi të ketë paguar provimin, si tarifën zyrtare që të vendos shteti, dhe atë jo zyrtare që do Gjilameti, Koni, bidoni e di unë sa hajdutë janë radhë ….
    nuk di në sa borde paguhen, por fluturimin jo me presh por me doktoraturë, e fillon kur zgjidhet kryetare e forumit të shemrave , ops femrave socialiste,
    i keni parasysh zoti Kola, ato mbledhjet ku vjen sekretari i parë dhe fillon fjalimin me shprehjen – Jua kam vënë dhe do tua vë në dukje se sa të madh e kam… respektin për ju….ja pra aty fillon karrrriera e doktoreshave tona,
    Bëhet dhe kryetare e sektit të PS, e aty mbaroi çdo gjë,
    e vetmja gjë që duhet të bëj është të mbaj llapën jashtë, sa herë krietari flet, ajo duhet të thotë – Marrsh nga ditët tona o udhëheqsi inë, ja psh dje lexova një reagim të saj, ku tekstualisht thoshte – Ps është aty ku është për meritë të E’DRAMËS, – ah, u çorodita, thashë se ishte aty për ata kokëpalarët e 21 janarit, për ata fakirët që i votojnë vit për vit kta doktorët e plagjaturave, po ndoshta ka dhe të drejtë, qysh kur doli cullak ne foto, u shtuan shumë shemrat në PS…..

    i fut një copi-past dhe Eleanor Roosevelt-it – Bëj gjithnjë gjërat që nuk bëhen, dhe vc ops cv merr tamam kuptim,
    pse do e mendoje ti ndonjë ditë që bëheshe doktore me doktoraturë të vjedhur ??? Jooo ?? epo kryetarja e forumit të shemrave se ka për turp hiç,

    doktoraturë për cv ???
    ah ti je i marrë !!!
    po na i heq dot më njeri ne Gjilon nga bordet, universitetet, komisionet,
    si si, se di ça janë komisionet parlamentare ???
    po e thoshte mirë e bukur ish kryetari i mamit të ksaj , shoku Nano – nqs nuk do të bësh asnjë punë, ngri një komision, ço Gjilon aty, dhe je në rregull,
    shoqja Gjilo do i ngrerë… doktoraturën “armikut”,

    ça thotë mo ça thotë ??
    komision për heqjen e doktoraturave ???
    aman leri shqiptarët e gjorë rehat me komisionet, se do paguajmë dhe komisionerët që vetë janë po ashtu me doktoraturë të vjedhur, do na çojë në gjikatën e reformuar shoqja Gjilo, do ja nxjerrin me çertifikatë nderi plagjaturën, do e dëmshperblejmë për prishje imazhi, atë dhe partinë, do e dëmshperblejmë dhe për dëmin moral të një morali që se njeh as si fjalë fjalori,

    lere zoti Kola ktë muhabet, se na bie më mirë ti japim dhe një doktoraturë tjetër ..

    ÇFARË NEVEVERIE, GJYLAMETI, ÇFARË NEVERIE !!!

    • Ja, KY eshte koment me kembet ne toke, nga nje grua qe ua di grave. A mund ta kopjoj te gjithe kete studimin tend ketu dhe ta perdor njecik… Se me duhet per teme shkencore. Se mos è ke publikuar gjekundi ne Holland dhe na fik deren. Do zoti dhe ma miratojne, pastaj ta kthej prape, se me njecik rregulloi e mund ta perdori ndonje tjeter, psh Nastradini

      • në Hollandë kam publikuar FISHTËN, atë që e shpalli armik idhulli jot i socrealizmit të preshit 😉
        ju kam spjeguar dhe monumentin e Skënderbeut ne Bruksel, ju kam thënë që duhet të ulin kokën sa her kalojnë para tij, se nga ai se kanë të gjithë emrin Mohamet..
        sigurisht që mund dhe duhet ta përdoresh komentin tim, por kujdes, me përmendjen e autorit,
        mos bëj si Gjilua dhe ti,
        meqë ra fjala, ti me çfarë hartimi je diplomuar ?? 😛

        (komenti jot, nuk merret me plagjaturën Gjilometi, por me denigrimin tim- kjo është çfaqe e huaj, taktikë komunistësh 😛

        • Hahahahaaaa, une diplomen e kam marre pikerisht per gjylet. Gjyle è madhe, gjyle e Vogel, gjyle kallp, gjyle eksplozive… gjyle therrmuese, blindshpuesegjyle mesimorepo s’funksionoi djegorja me thirr mua✌️✌️se è ve ne pune qe te shpertheje gjylja.He, se bejme sikur zihemi, po ne duhemi shumesi thote ai Fishta ne prozen poetike :”Mbi te thinjurin shesh te detitera fryn dhe mblidhen rete. Midis detit edhe reve kryelarte shkon Zgalemi, si è Zeze vetetime. Prek me krahe ai valet, si shigjete ngjitet reve, dhe kelthet. Dhe rete gjegjin gazin-klithme te asaj shpeze”. Per ty i kenduar keto rreshta Fishta. He, se harrova, cfare gjeje te dobishme i solli shoqerise ky studimi per doktorature e Gjylametit? Me siguri do jete hedhur ne kosh. Meqe jemi ketu, gazeta te dergoje Entelen ne dikaster qe te sjelle nje liste apo inventar, apo tapi shkencore, quaje si te duash, te dijme sa tituj shkencore, profesore & doktore ka Shqiperia, sa na kushtojne mesatarisht? Mos valle ia kalojme Gjermanit mor Aman.

          • Nje lapsus i pa faleshem,por ketu ne albanistan,nuk ben pershtypje,pasi dhe reagimi eshte zero.:
            Kur ´´Zgalemi´´ i Gorkit i mvishet Fishtes.
            E po gezuar dhe kesaj rradhe!

          • Ore Gjermani i fundit! Po citoj! ”Mbi te thinjurin shesh te detitera fryn dhe mblidhen rete. Midis detit edhe reve kryelarte shkon Zgalemi, si è Zeze vetetime. Prek me krahe ai valet, si shigjete ngjitet reve, dhe kelthet. Dhe rete gjegjin gazin-klithme te asaj shpeze”. Ky pasazh eshte marre nga Zgalemi i M. Gorkit, o tuaf! Na mbyten analfabetet me 2 klase shkolle. Po lere po prozen poetike ia mvesh Fishtes shejtani! Po a nuk keni pune tjeter, more zyrbo?

          • Vasili, hahahaaaa, qysh ore, hahahaaaa, e paska shkruar direkt ne shqip Gorkij, hahaha. Une e dija qe Zgalemi e paskesh shkruar Fishta. Biles Fishta shkruante fiks ne shqipen e Kutelit, por duke e perkthyer Zgalemi yne i Zi nga Belgjika e Frances na dilte dialekti I Zadrimes. Hahaaaha, me gjithe mend e kape lapsusin Vasili, qenke peshkatar I madh!

      • Zani Burimi, c’a Gorkij thua ti mo burre? Kete pasazh e kam shkruar une, kam marre dhe doktoraturen per kete krijim original. Hahahaaaa, tamam ne klasen e dyte, se te paren e mbarova pas ushtrie, shkrova kete strofe me fustanelle skoceze, : “Ti kafshe e vogel qimendritur/ku shkon keshtu e lebetitur? /Mbi ty une doren s’e kam ngritur, ndaj mos u tremb! / Nga kjo cope buke è keto fasule/ nje pjese po heq per barkun tend”.

      • Poema “Zgalemi eshte shkruar nga Aleksander Sergejevic Pushkin.(1799-1837), poet i madh dhe novelist me fame boterore. Ka shkruar edhe poemen e mrekullueshme” Eugjen Onjegin”.Ndersa Gorki (1868-1936) ka qene shkrimtar i realizmir socialist dhe ka shkruar kryesisht ne proze. Sic e shihni kane jetuar ne shekuj te ndryshem.

        Sqarim per Vasilin, Zani . Burimin , kompetentin dhe Gjermanin e fundit

  • te gjithe plagjiaturistet jane hajdute te shkences.keta nuk jane thjeshte kopjace,por kane zene edhe vendet e punes me diploma e doktaratura falso.Pranadaj te gjithe qe u eshte vertetuar plagjiatura qe nga Tavo,Blerina gjylameti , Monika e gjer te me te thjeshtet nese nuk japin doreheqje te ndiqen penalisht si hajdute e mashtrues.

  • Ministria e Arsimit eshte Ministria e ketyre banditeve,nuk mundet kurre te ndermarre dicka qe duhet ta kishin bere me koh.Ka deshtuar
    sistemi drejtesise(me denimin skandal te Dritan Dajtit )megjith spastrimin e madh,dhe jo me Ministria e arsimit ku pergjegjesia ligjore
    nuk ekziston.Imagjinoni se cfar masakre i eshte bere arsimit ne shkollat 9 vjecare dhe gjimanazet,ku Drejtoret pa gjimnaz kan ngritur
    ne territoret e Shkollave edhe qebabtoret e tyre!Kete problem e zgjidh vetem nje komision antimafia,ndryshe Shqiperia do jete nje njolle
    e zeze ne Europe.Kryeministri i vetem ne Bote perdorues droge Ramkokaina e quajti Taulant Muken “larve,”tregon se eshte nje bastard
    antishqiptare qe i intereson vetem xhepi dhe karrikja e tij.

  • Pse habiteni o njerez?
    Po ketu pas 90-tes te gjithe postet jane plagjiature!
    Behet tjetri minister Mbrojtjeje duke qene aktor!
    Behet hidrauliku minister i Brendshem, nje aktor dhe tjetri shkrimtar u bene bashkekryetare te komisionit te hartimit te Kushtetutes qe kemi sot etj!
    Rendesi ka qe te lepish sumen kryetarit te partise edhe ai piktor dhe behesh dikush!

  • KULE I SHPIKU KETO DUKE U MARE PARA NE DORE …E PEDAGOG LESHI TE TJERET VAZHDUAN ME PAS TE MBAJNE PERGJEGJSI DERI MATERIALE EDHE KETA QE I KANE DHENE DOKTORATURAT !!!!!!!!!!!!!!!!

  • Plagjiaturat janë një fenomen endemik dhe si çdo e keqe, i trashëguar qysh nga vitet ’70-’80 në Shqipëri. Ishte ky fenomen i përdorur sidomos nga pedagogët e universitetit shtetëror (UShT), atëhere i vetmi, sepse pa një titull shkencor apo pedagogjik si i famshmi KShT, kandidat i shkencave teknike, (kandidad tehnik nauk) i huazuar nga ish BS dhe që nuk ishte gjë tjetër, veçse ay që quhet sot master i shkencave. Pa tituj që filloni nga ky, mund të bëhej karrierë akademike, e cila vazhdonte më tej me ‘docent’ dhe ‘profesor’, kryesisht këta si mësimdhënës.Titulli ‘doktor’ (phd-doktor në filozofi) si perëndimor, nuk njihej, por edhe për faktin se ky më tepër i referohej mirëfilli punës shkencore i shoqëruar detyrimisht me një temë origjinale doktorature të mbrojtur. Po para kujt do bëhej kjo, kur ne nuk kishim nivel gjykimi të niveleve të tilla për to, dhe që për të (shkenvën) tek ne as që bëhej fjalë. Të vetmit që gëzonin reputacion apo që kishin një titull shkencor ishin të paktë, sidomos në fushat e gjuhësisë dhe albanologjisë, të cilët kishin studiuar jashtë si të nderuarit E.Çabej me shokë. Tituli prof. jepej kryesisht mbi kritere pedagogjije, nëse kishe mbi dhjetë vjet lektor i lëndës që e ligjëroje në një fakultet. Nga vitet ’80 , duke filluar me KShT, këta u shumuan dhe për dhënien e tyre u krijua pranë Ministrisë së Arsimit, një drejtori e posaçme. Në këtë rast, meqë si kudo kriteri biografik prevalonte, dhe për faktin se atë e jepte fakulteti, plagjiaturat dhe tarafllëku bënin ligjin. Mjaftonte të ishe pedagog (i emruar, si rregull jo i merituar), të kishe një certifikatë se njihje një gjuhë të huaj, s’kishte rëndësi se cilën, qoftë dhe vlerësuar me notën minimale (5), një apo dy artikuj ‘shkencorë’ në një nga revistat e vendit (në ato ndërkombëtare as që bëhej fjalë). Ata që kishin mbaruar jashtë në ish vendet e lindjes komuniste që dinin rusisht nuk e kishin të vështirë të përkthenin nga ato gjuhë, t’u bënin ndonjë retushim dhe e paraqitnin kështu si punën e tyre. Kështu plotësohej dosja dhe katedra bënte miratimin, me kriterin se, sot unë nesër ti. Dhe kështu mbyllej një sy. Nuk kishte ndonjë kriter verifikimi për to.
    Mbas 1990 ky sistem, gjithsesi i deformuar, u përçudnua. Ata që kishin marrë titullin KSHT, mbas 1991, me një VKM të qeverisë Meksi, automatikisht u konvertuan në ‘doktorë shkencash’, dhe meqë këta qysh para ’90 ishin jo pak, mbas ’90 vërshuan dhe titujt prof.dr, ku sot numërohen mbi 700 të tillë dhe afro 3000 doctorë (shkencash).
    Ky oreks i madh u stimulua dhe nga nevoja e universiteteve private dhe një VKM, që ata me titull doktor në administratë publike marrin 20.000 lekë shtesë rroge. Kështu kjo, veç dy të parave, u kthye në modë, edhe thjesht për ambicie, për pasurimin e CV.
    Mbas protestës së studentëve ky problem doli në shesh. VKM 777, i dhjetorit 2018, synon verifikimin dhe pastrimin e sistemit. Ato 10-15 që janë evidentuar deri më sot janë maja e ajsbergut. Puna për nxjerrjen në sipërfaqe të tij do të jetë kolosale dhe e gjatë. Deri atëhere shumica e dr.prof tanë do kenë shkuar në botën tjetër. Por ani, një gjë do të arrihet, diskreditimi si mjet për frenimin e procesit të dhënies fiktive të doktoraturave në vijim. Dhe ky do të ishte sigurisht një kontribut i protestës, që në mos për shumë, këtë të mirë na e dha ajo.

    • Ke bere mire qe e ke hapur kete temen e plagjaturave te kohes se kumandarit sepse ky fenomen nuk lindi pas viteve ’90 ashtu sic mund ti pelqeje shokeve enveriste por u kultivua gjeresisht nga partia per “bijte” e saj me te devotshem. Meqenese permende fushen e albanologjise, pikerisht aty pas masakres me bibliotekat e klerit u zhduken dokumente e doreshkrime qe me pas u prezantuan si punime te mirefillta te servileve partiake qe ndertuan karrierat e tyre mbi plagjatura. Ka qyfyre sa te duash dhe me ata qe zevendesuan inxhinieret e naftes dhe gazit qe u maskaruan e u internuan apo dhe me ata qe kryenin punime mbi arritjet stratosferike te industrise se lehte dhe ushqimore apo bujqesise. Vesin qe u shtiu partia natyrisht e kuktivuan edhe pas ’90 duke e trasheguar brez pas brezi deri tek qyqametet e sotme.

  • Intilegjenca alla shqiptarshe i jane leshue zgrapsjes se doktoraturave si mizat ne mut.
    Por do te tregoj nji rrealiet arritur ne kohe teper te larget e kjo ka te baje me vendosjen e elementeve kimike ne te ashtuquajturen:
    Tabela e klasifikimit te lementeve kimike e Mendelejevit Rus.
    Ne ate kohe kete arritje e kishte arrit origjinal edhe nji autor Gjerman i quajtur Majer ti klasifikonte cdo element kimik ne kutin e vet mbrenda nji tabele te pergjitheshme.Por i ngeli Mendelejevit sepse Mendelejevi kishte len bosh tre vende te rendituna me peshe atomike numrin e shtresave elektronike dhe ngarkesat elektronike ne cdo shtrese si dhe berthamen e atomit.Kishte percaktue vetit fizike dhe kimike te tyre.E keto i quajti Ekabore,ekaSilic dhe ekaAlumin.Cfare do te thote:Mbas Borit.Siliciumit dhe Aluminit.

  • Jam kurioz te di kush i ka ngarkuar keta njerez qe punojne “vullnetarisht” per te zbuluar plagjiaturat e “doktor-profesoreve” shqiptare, ku i gjejne materialet e kohen relativisht te gjate qe harxhojne vullnetarisht per te gjetur plagjiaturat? Jane ne pension apo i paguan dikush per kete pune, se duhet te ushqehen.
    Me duket se kjo pune e ketyre tipave mban ere te keqe,pavarsisht se ere te qelbur mbajne te gjitha doktoraturat.

    • PSE MBAN ERE TE KEQEN MOJ FLUTURA TI BREDH LULE ME LULE ME DUKET NUK E KE KUPTUAR QE BOTA DO TANI TE MERET EDHE ME ATA APO KERKON TE SHPERNDASH HELMIN E CORODITJES ….????!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Te ashpersohet ligji per dhenien e titujve shkencore ; duke denuar ate qe ka mashtruar me punimin shkencor ,por edhe ate qe ka udhehequr kete doktorature . deri edhe komisionin qe e ka miratuar !Te gjithe “doktoret e shkencave “te kthejne parat e marra padrejtesisht per titujt shkencore, duke ja u hequr titullin dhe ne te njejten kohe te shkarkohen nga detyrat qe kane marre mbas fitimit te titullit shkencor!

  • Te ashpersohet ligji per dhenien e titujve shkencore ; duke denuar ate qe ka mashtruar me punimin shkencor ,por edhe ate qe ka udhehequr kete doktorature .deri edhe komisionin qe e ka miratuar !Te gjithe “doktoret e shkencave “te kthejne parat e marra padrejtesisht per titujt shkencore,duke ja u hequr titullin dhe ne te njejten kohe te shkarkohen nga detyrat qe kane marre per shkak te fitimit te titullit shkencor!

  • Pse merreni me “DOKTORET” kur mund tu referoheni pa shume mundim temes:”A e kane mbaruar shkollen e mesme keta “DOKTORE (politikan”?Ketyre “DOKTORVE” pyeteni se a dine te flasin per gjuhene huaj qe kane mbrojtur per doktoraturat.Ne vendin tone cdo gje e vertete nuk ecen,vetem vjedhesi eshte i ligjshem.

  • ahahahhahahahaha u gajasa,
    më parë e akuzonte Berisha dhe Xeni si “gjobaxhi” Daullën, tani po e akuzon dhe Gjiloja
    ah po ju thashë,ju thashë, partia juaj i ha më par të sajët,

    ma nxirrni pak ktej shoqen Gjilo mor aman, i bëni dhe një kopje të doktoraturës … se e dashka me fakte akuzën

  • Pse i duan gradat? Sepse ne Shqiperi nuk paguhen veprat, por gradat. Pavaresisht nga vendi ku ke punuar, gradat e Doktoratures, Asistent Profesorit, Profesorit dhe Akademikut, ben vepra apo nuk ben, paguhen mbi rrogen e vendit te punes dhe mbi pensionin deri sa te vdesin.

  • Nje interviste brenda gazetes Ditaper ti dale zot zonje Arta Dade me qe jane ne konflikt politik me zonjen Gjylameti.Per ketesot kishit edhe artikull ne kete gazete.E di se nuk do ta botoni si edhe 2 komente te tjera.Por po e mbylli turp per Arta Daden qe fut ne konflikt te birin si dhe per te si nje socialiste e vjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *