Muharrem Xhafa
Kam lexuar në gazetën “Dita” disa shkrime të bukura për poetin e shquar, Dritëro Agolli, me rastin e 2 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta, më 3 shkurt 2017.
Sa unë kam vënë re, shkrimet kanë qenë kryesisht kujtime dhe, përmes kujtimeve, autorët kanë bërë vlerësime të merituara për Poetin. Jo më pak, po mbase më shumë se shumë të tjerë, kam pasur rastin ta takoj e të bisedoj me Dritëro Agollin, shtruar e sinqertë. Dritëroi ishte së gjalli, po mbetet edhe tani, me veprën e tij artistike, bashkë me Naimin, poeti kombëtar i Shqipërisë, për të cilin Nexhmije Hoxha shkruan në librin e saj “Jeta ime me Enverin”, Kujtime 2, botuar më 2001 : “Shkruajti, kur vdiq Enveri, thotë Nexhmije Hoxha, pasuesi i poetit tonë kombëtar, Naim Frashërit..”!
Drithëro Agolli ishte partizan 13 a 14 vjeçar dhe i qëndroi besnik LANÇ-it, i mbrojti me dinjitet Komisarin Memo dhe Komandantin Rrapo, edhe Njeriun me top; nuk lëpiu e as pështyu poeat e tij të fuqishme “Nënë Shqipëri”, Baballarët”, “Devoll – Devoll” etj, as veprat e tjera agolliane! Shumë u lëkundën ose e drodhën bishtin ose në heshtje u hodhën në krahun e organizatave tradhtare, por Dritëroi jo, ai mbeti partizan, antifashist, kundër Ballit e Zogut! Sa herë e kam dëgjuar Drithëro Agollin t’u përgjigjej “provokimeve” të medias të thoshte se letërsia shqiptare ishte më e zhvilluar në vitet e pushtetit popullor. Unë as nuk kam parë e as kam dëgjuar që poetin Dritëro Agolli ta frymëzonte për të shkruar ndonjë vepër letrare me vlera të veçanta ideore, letrare e artistike realiteti i ditëve të sotme. Më vjen keq që pena e artë e Dritëroit nuk shkroi për të fshikulluar përmes ndonjë vepre letrare të fuqishme plagët e sistemit borgjez, siç bënë në kohë e tyre shkrimtarë të mëdhej si Gëtja, Balzaku, Hygoi, Tolstoi, Naimi ynë etj., etj.
E di që dikush do të më qortojë përse po flas e shkruaj kështu për poetin e shquar e personalitetin, Dritëro Agolli. Nejse, kjo për mua nuk ka shumë rendësi, sepse po them një të vërtetë, madje duhen pena më të fuqishme profesionale se imja për të zbërthyer mendimin ideoestetik e filozofinë e Dritëro Agollit. Unë dua te them këtu se, kur u nda nga jeta 2 vjet më parë, atij e atyre, që më tërhoqën vëmendjen për fjalët që shkrova me atë rast për Dritëronë, iu përgjigja, pa asnjë hezitim që të gjithë ne do të vdesim e zor se do të kujtohet kush, ndërsa poeti Dritëro Agolli do të rrojë e do të kujtohet gjatë në breza edhe pas vdekjes, ashtu siç ka ndodhur me Naim Frashërin, Jeronim De Radën, Lasgush Poradecin, Fishtën, Mjedën etj. Njërit, madje, i thashë, duke i kërkuar falje për fjalët që përdora : Ore, budalla”, ne nuk bëjmë “vezën” e Dritëroit! Si ore të hedhim poshtë gjithë ata kolosë të letërsisë e artit të ri socialist, që kanë dhënë në veprat e tyre madhështinë e heroizmin e klasës punëtore, të fshatarësisë kooperativiste e të inteligjencës popullore për ndërtimin e socializmit të udhëhequr nga Enver Hoxha?! Si për t’u dhënë peshë fjalëve të mia, i thashë se shoku Enver Hoxha do të na qortonte e dënonte rëndë po të vepronim kështu edhe në kohën e tij, pa lëre sot! Mos harro se arti, letërsia, kinematografia, teatri, opera, kënga, muzika, të realizuara në vitet e socializmit janë të pavdekshme, sepse është e pavdekshme epoka e socializmit, që i frymëzoi dhe se ato e bënë të pavdekshme epokën, që sot e thërrasim “Epoka e Enverit”! A e di ti i thashë se shteti i poshtër i borgjezisë, ndërsa veprat e ndërtimit të socializmit i ka shkatërruar (krim makabër shtetëror), ndërsa veprat letrare, artistike, teatrale, muzikore, pikturën, skulpturore, shtypin, botimet, kinematografinë, fotografinë etj. nuk kanë mundur e as do të munden t’i ndalojnë e t’i shkatërrojnë? O, miku im, i thashë, kështu më ka thënë edhe Drithëroi i mençur! Si për të më zënë ngushtë, shoku që më qortoi, m’u kthye : A ke harruar ti, Muharrem, se çfarë ka thënë Drithëroi për Enverin në Kongresin e 10-të të Partisë së Punës të Shqipërisë? Jo, i thashë nuk kam harruar, dhe s’kam qenë hiç dakord me të, po as ti nuk di se çfarë më ka thënë Poeti i madh për atë rast!
Siç thashë, kam pasur shumë takime, shumë kujtime dhe shumë vlerësime të larta për poetin Dritëro Agolli, por do të tregoj, pa asnjë zbukurim, çfarë më tha Dritëroi në atë takim të rastit, po të paharruar. Ishte si një kapak floriri për bisedën mes ne dy miqve të vjetër!
Në fillim të “Rrugës së Dibrës” në katin e dytë ngjitur pallatit ku Dritëroi banonte, kemi pasur një zyrë modeste. Teksa shkoja për një mbledhje, shoh ulur në një stol të thjeshte druri rrëzë shkallëve, Dritëro Agollin. Si dy miq të vjetër përshëndetëm njeri-tjetrin me përzemërsi. Më ftoi të ulem dhe u ula. E dija që Dritëroi diku aty kishte shtëpinë, po, për hir të së vërtetës, unë nuk i kisha shkuar ndonjëherë për vizitë në shtëpi, ndoshta sepse takoheshim shpesh për shkak të detyrave që kishim kryer në socializëm, ndoshta, sepse një herë kisha kërkuar t’i bëja një vizitë, po, s’qe e thënë, sepse m’u tha përmes telefonit të shtëpisë, që s’ishte fort mirë me shëndet! Për fajin tim, një herë tjetër nuk u bëra mukajet. Kisha dëgjuar se Dritëroi në shtëpi ishte mikpritës i madh dhe xhymert i madh!
Pak pasi u ula pranë tij, e ftova të shkonim për kafe në lokalin më të afërt, po Dritëroi më tha se priste dikë për të shkuar dhe marrë pensionin.
I gjerë, shoqëror, me humor, i mençur, siç ishte, me flokët e bardhë plot nur si heronjtë e Ciklit të Kreshnikêve, me duart që i dridheshin pak, Dritëroi më pyeti për fëmijët e mi, pse komunistët janë të ndarë e jo në një parti të vetme, më tha se Hysni Milloshi kishte qenë poet i talentuar, u interesua nëse shkoja te Nexhmije Hoxha për ndonjë vizitë. Folëm dhe për gjendjen e vendit. Kryesisht dëgjoja. Populli po vuan nën Saliun, më tha Poeti, po nuk po më pëlqen as opozita socialiste, ndonëse e kam mbështetur.
Isha i bindur se do të hapte me mua edhe çështjen e kongresit të 10-të të PPSH-së. Dhe kështu ndodhi. Ndërsa po fliste, unë gjeta rastin dhe nuk mund të rrija pa ia thënë: Po ti, Dritëro, ç’pate që shfryve aq rëndë e me të padrejtë kundër Enver Hoxhës në Kongres?! Se ti ishe tejet i mirëvlerësuar nga Enveri : deputet i Kuvendit Popullor, anëtar i KQ të PPSH-së, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, e kishe shoqëruar Enverin si gazetar e personalitet në vizita të ndryshme nëpër Shqipëri! Dritëro, ti, kur vdiq Enveri, ke shkruar diçka që mund ta shkruante vetëm pena e poetit të madh, Dritëro Agollit, ishin ato fjalë zemre, fjalë shqiptari, që do të mbeten në kujtesën e popullit tonë dhe ia recitova (i di përmendësh edhe sot këto 8 vargje) :
…Ne me Ty me dorê kapëm yjet
Dhe i vumë përmbi Shqipëri;
Ne me Ty s’e ulëm kurrë kryet
Nëpër gjysmëshekullin e ri !
…
Jam krenar që rrojta me Ty bashkë
Dhe jam bashkëkohës tok me Ty;
Nëpër popull shpirtin Tënd e pashë,
Pashë pranë të pavdekshmit sy!
Më dëgjoi me vëmendje i emocionuar, më përqafoi dhe më tha :
Muharrem, PRESJEN NUK U HEQ ! PO NA PERDORI RAMIZI DHE NE I SHKUAM PAS! Atë që bëri Ramizi me mua, e ka bërë edhe me të tjerë.
E di e di, i thashë! Dhe u ngrit!
Miqtë e mi!
Nuk rrezohet Dritëro Agolli!
Dritëroi rron, rron bashkë me çfarë shkroi për “gjysmëshekullin e ri”!
Dritëroi nuk ishte e as mund të jetë i borgjezisë!
Dritëro Agolli është i kombit!

Muharram,
thashë se kishe ndonjë të re për shokun Maduro, mos do i dërgonit ndonjë vapor me presh, se po flitet që kanë ngel pa buk,
unë si kam lexuar ato shkrimet e tjera, por lexova ktë shKRIMIN tënd dhe thashë – hanë kot m..
ke të drejtë kur thua që të gjithë do vdesim, por ben gabim kur përfshin dhe veten – ata si ti ngordhin, nuk vdesin
aj aj aj, e gënjeu endhjeri, por më shumë ja paska fut Ramizi, po pse kaq budallenj ju korifejtë tanë !?
Muharram,
dëgjo si ka qenë muhabeti kur ti e ke pyet për endhjerin
Dritëziu të ka par në sy, ka thëne, akoma gjallë ky kufoma ?? hajt po i këndoj nja dy bejte, që të më qërrohet nga sitë me gjithë endhjerin e tij
mbaje Dritëziun aty me vegjëlinë, bashkë me preshin qepën e rakinë, se borgjezia nuk ka as sarkofagë ku tu fusë nga ku mos të dilni dhe më !!!!
KOMUNISTËT JANË NË TOKË, KU SI DO MË NJERI,
DHE NË FERR KU DO MBLIDHEN TË GJITHË !!!
Qabej,Agalli e nga sot ju bashkua, ne moshen 102 vjeçare Edhe Akademik Idriz Ajeti.jane dhe mbeten Visaret e Leteresise,Gjuhes dhe Kultures shqiptare.Ti nderojme e respetojme per vlerat e vepres qe na kane lene ne trashigimi.Por t’i nderojme e respektojme sa I kemi ne mesin tone Dy vigajt e leteresise,dhe kulture kombetare.te Madhin Ismail Kadaren dhe monumentin Akademik Rexhep Qosjen
Hajde, se nuk ka gajle, nje bie e njeqind ngrihen. Sot kemi poeten è madhe qe ka shkruar Vrimen, po s’po del dot nga vrima. Kemi shkollat ku po’ ti pyesesh kush eshte Homeri e marrin per Ymer arixhiun qe shet fara, pa lere Hamletin e ngaterrojne me miletin. Ceshtja ne baze shtrohet tek vleresimi dhe domozdoshmeria e vlerave, sesi te percosh mesazhin edukativ ne vend te nihilizimit total. Gabime te medha jane bere dhe censura letrareka djegur talente. Por fakt eshte qe letersia keto 30 vjet nuk prodhon me vlera te mirefillta letrare. Sadoqe censura eshte hequr fare.shpresojme qe kete boshllek ta plotesoje black swan me komentet e fejsbukut.
Hamletin me miletin ahahahahhaha,u gajasa,
gabime quhen pushkatimet, burgosjet, internimet e familjes ?? quhen gabime ??
mos ke nevojë të nxjerr ndonjë listë emrash ?
po ta kursej sot, se më bëre për të qeshur, po nuk quhen gabime, quhen KRIME …
kto 30 vjet janë ende pasojë e mediokritetit që trashëguam, por ka dhe njerëz që shkruajnë bukur,
Lexo Jozef Radin në fb, MAKS RAKIPAJ me përkthimet e tij të bën të ëndërrosh, Lis Bukuroca etj që s’më kujtohen.
është fakt që ripeërtëritja e një populli të dhunuar 50 vjet do dojë ende kohë të arrihet…
fb e mbaj vetëm për të postuar foto 😛
Qenke si une. E perdor fejsbukun per te pare foto se ku po beja qyfyre me Zgalemin qe ia vesha Fishtes dhe corodita rrjeten se ketu s’ti fal kush plagjiatura.
Me vjen keq per shpifjet e pa vend kundra homerit te dyte te Ballkanit Ate Gjergj Fishta qe i jane turrur se ka shkrue ne vepren e Vet “mbas sodit nuk jam ma shqiptare” dhe kryesisht sociliste komunistet e deklarojne edhe sot qe Fishta tradhetoi kombin e vet.Dhe ma e pa pergjegjshmia.Nuk u fut ne kulturen e programimit ne shkolla,keti gjigandit qe kryesoj komisionin e alfabetit Shqip.Sepse sot do shkruanim me alfabetin grek apo ku di une.
Fishta ne ate veper humoristike kritikonte te paftyret tregetar qe erreshin ne ne mbramje shqiptare e te nesermen njeheshin zejbek turk shkja e turli c’ti vije per mbare ne hile te lekut e te tregut.Te cilet veprat e Skenderbegut i merrnin per dokrra hinit.E nese keshtu veprojne shume te tjere.At’here dhe une mbas sodit nuk kam pse te jeme shqiptare o burra per tu tjetersue ne interres te lekut e tregut.Pra ne kete vend nuk ka ma shqiptare e te mos flitet per shqiperi e per herojte e vet e kryeheroin Skenderbeg.
Keshtu nese me kupton z.Xhafa.Sic kuptove e kupton Driteroin kuptoni dhe nderoni te pavdekshmin (Zef Fishten)Ate Gjergj Fishten
Mue me pelqen edhe shprehja Agolliane.Por ma e spikatun them une shprehja Dritoriane qe vertet ka lane drite edhe per te ardhmen per te ndrique kombin me drite Dritoriane.
Te dy kolloset e letrave shqipe kane pak a shume nji dientitet.Si Fishta dhe Driteroi jane me karakter te shendosh dhe shembull i fort me karakter kombetar.Fishta deklaronte.Une dija qe Zogu me perndiqte.Dhe mund te shkojsha ne Itali ku ishe dhe akademik i zgjedhur i akademis Italiane.Por e gjeta ma te udhes te strehohesha tek miqt e mije ne Gomsice.
Ndersa Driteroi mund te ikte sic iku Kadareja.Po, jo,ishte me fryme atdhetare e nuk mud te lente Devollin ku e ama lindi kete Dritero plot drite per te mos vdekur kurr.
Nga Ate Fishta:
Dersa te mundem me ligjerue
E sa gjalle me fryme une jam
Kurr shqypeni skame me te harrue
Edhe ne vorr me t’permendun kam
une e shikoj, si ne nje foto te rinise; me hunden si …te tendosur ( qe s’deshmonte per shpirtemadhesi . dhe rastin tjeter; kur mburi fene (bektashizmin) ne nje vizite ne ..menkulas . dhe une, qe po komentoj, ne mbrojtje te komunizmit (s’po them te enverit), sakrifikova jeten e kater foshjnave te mija . ne ate periudhe (vitet 80-te) komunizmi, po luftohej nga persona te dyzuar si …komuniste . dhe askush nuk foli, askush nuk e dekonspiroj, kete nderrrim te rolit te “shqipetarit” okult dhe cinik, ne nje komunist fallso, qe u be fytyra e vertete, e “njeriut te ri”. ps
ky “njeriu i ri” i djeshem, ka per etalon, sot; manet, vevzite, frangajt, berishet, metet, kadarete, madje dhe agollet . dhe ky realitet sot ….”nuk kaperdihet”, (shih….MIGJENIN, per …”mjerimin”)
Muharrem,sa keq,qe nuk e paske pire nje “kupe” ,ne shtepine e tij,Driteroi,bente poezi,sa here kishte ardhe ne qejf,mbas disa “kupave”.Pa ate zamane,nuk dinte se ku ishte dhe c’bente.Fjalet dhe vargjet,i buronin….edhe nga ato kupat,qe realisht i lidhte bukur dhe me shpirt,se ishte poet i vertete.
Ti black schwan duket se te ka mbet brenda ai i Enverit prandaj e kruan kaq shume me emrin e tij Duket je nje mbeturine a kazan bosh qe mundohesh te besh zhurme se gjoja ke tru.Nuk maten dot mumjet si te me lisat shekullor e te perjetshem si Enveri.Mundohu te heshtesh qe mos te te vije era m.. nga goja e truri.
ENVER HOXHA, O TUNGJATJETA
SA TË KETË SHQIPËRI DHE SHQIPTARË
E SA TË JETË JETA… !
E, SHQIPFOLËSIT KUNDËR TEJE
…VETËM QË PREJ PAS VITIT 1990
JANË: PLEHRA DHE MUTA… DHE ASGJË
MË LARTË E MË SHUMË SE KËSHTU DHE KAQ
DHE KËSHTU DO JENË TË GJALLË DHE TË VDEKUR
E SA TË KETË SHQIPËRI DHE
E SA TË SHQIPËTAR/Ë TAMAM !!!
ENVER HOXHA, O TUNGJATJETA
SA TË KETË SHQIPËRI DHE SHQIPTAR/Ë
E SA TË JETË JETA…!
E, SHQIPFOLËSIT KUNDËR TEJE
…VETËM QË PREJ PAS VITIT 1990…
JANË PLEHRA DHE MUTA… DHE ASGJË
MË LARTË E MË SHUMË SE KËSHTU DHE KAQ…
DHE, KËSHTU DO JENË TË GJALLË DHE TË VDEKUR…
E SA TË KETË SHQIPËRI DHE
SA TË KETË SHQIPTAR/Ë T A M A M !!!