A ka zënë mend?!

Ornela
Albania’s main opposition Democratic Party leader and mayor of Tirana Lulzim Basha delivers a speech during a peaceful rally in Tirana on Saturday, Nov. 22, 2014. Tens of thousands of Albanians protested against the government's economic policies, claiming they are leading to rising taxes and energy prices and high unemployment. (AP Photo/Hektor Pustina)

Bedri Islami

Ka shumë kohë që shefi juridik i PD-së, Basha, ka nisur turin e tij elektoral, me parathënie të një proteste të madhe opozitare, e cila do të jetë më 16 shkurt.

Në të gjithë këto ditë, çdo gjë është e njëjtë si ka ndodhur në fillimin e vitit 2005, pra me kohën kur Berisha, shefi i tij politik dhe ati i tij shpirtëror, doli me idenë se tani ai nuk është më ai i vjetri, i vitit 1997 apo i grushtit të shtetit, por një Berishë krejt ndryshe, që kishte mësuar nga gabimet e mëdha dhe fajet e ndodhura nën presidencën e tij.

Basha, sot e gjithë ditën, i është i kthyer kësaj ideje, me ndryshimin se tashmë ai nuk është thirrur nga familja për të drejtuar KOP-in, Komitetin e Orientimit të Politikave, si një zgjidhje e ngjashme me atë që është krijuar më herët në Serbi, sjellë në Shqipëri nga Fazlliçi, KOP-i, i zhdukur tashmë, por që të jetë veti ai trajtesa e re e kësaj strukture. Pra, të jetë ai përfytyrimi i KOP-it, si një sjellje e re politike e një njeriu, që i provuar kudo, në të shumtën e posteve të larta qeveritare, nuk kishte bërë gjë.

Tani, si ndodh zakonisht në të tilla lëvizje që synojnë përmbysjen e një qeverie për të riardhur të larguarit prej saj, Basha po përpiqet të jetë njeriu i thjeshtë, ulur këmbëkryq me njerëzit e zakonshëm, të varfërit, po se po; njeriu që nuk përton të trokasë në secilën derë dhe të godasë në të gjitha portat, duke u paraqitur si një Mesia i ri i shqiptarëve, njeriu i shpresës dhe i zhvillimit.

Një petk i vjetër në një lojë të re! Të jetë kështu?

A duhet besuar ai?

Sa është i besueshëm një njeri që kurrë nuk e ka njohur politikën, që ka pas vetes disa nga akuzat më të mëdha, shoqërore, kombëtare, financiare e politike? A mund të ketë zënë mend nga qëndrimi në opozitë, ku, megjithëse benificet financiare nuk i munguan dhe gjobat kunetore u bënë trajtesë e posaçme, përsëri i mungonte pushteti që, në vitin 2005, i ra nga qielli, ose më saktë, nga njohja me njërin nga pinjollët e familjes kryeministrore dhe mbështetja e një afaristi politikan, i mbuluar me enigmën e një rrëshqitje serbe, që nuk ishte hiç më pak se sa nipi i Stanishiçit, shefit të shërbimit sekret në regjimin e Millosheviçit dhe biri i shefes së kabinetit të ish ministrit të brendshëm serb?

E vështirë të perceptohet se si mund të lëvizë tani nga lëvozhga e tij, ku ka qenë i strukur për kaq shumë kohë, një figurë politike, në jetëshkrimin e tij politik, para se të bëhej pjesë e politikës, mund të shkruheshin tri arritje të mëdha: kamarier në Aeroportin e Rinasit; student në Holandë, me para ende enigmë në për studimin e tij dhe blerjen e banesës moderne, ku nuk dihet nëse është i diplomuar a jo, dhe së treti, hetues i institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, ku veprimi i tij është lidhur me dy rëndesa të mëdha kombëtare: krijimi i dosjeve për luftëtarët e UÇK-së dhe krijimi i legjendës fatkob të Shtëpisë së Verdhë.

Megjithatë, si thoshte një figurë e shquar në Kosovë, Adem Demaçi, “vetëm të marrët dhe të vdekurit nuk ndryshojnë”.

Por, a ka ndryshuar ai?

A është bërë ai, më në fund, lideri i së djathtës, që njerëzit dhe vetë politika ka pritur, si një domosdoshmëri e zhvillimit të vendit, mentor i një fryme të re të mendimit , njeriu rreth të cilit, plot besim, mund të mblidhen gjithë lëvizjet e tjera opozitare?

A ka tek ai, në politikën e tij, në fjalorin e tij, në idetë dhe në pikëpamjet që shtron, një vizion ndryshe nga sa më parë, të distancuar nga ajo që kishim deri pesë vite më parë në vetë frymën e kësaj force politike?

Cilat shpresa mund të ngjallë ky njeri dhe , nëse ka, çfarë e dallon vizionin e tij nga ajo që është paraqitur deri më tash?

Basha është ndër figurat politike që nuk ndryshon, sepse nuk është bërë vetë lider; atë e kanë dashur ta bëjnë lider, megjithëse kurrë nuk do e arrijnë këtë.

Njeriu bëhet lider, dhe, bëhet kur vetë fryma e tij është lideriste, kur i ka prekur gjërat me dorë nga e para, kur e ka njohur fillimisht shijen e humbjes dhe më pas të fitores, kur ka qenë i njohur para se të emërohej diku, dhe, më parë se të ishte i besuar për shefin politik, të ishte i tillë për të zakonshmit e politikës së tij.

Basha në politikë nuk është ngjitur nga poshtë, ai ka ardhur nga lart dhe e gjithë dalldia e tij politike dëshmon se as nuk ka mësuar nga gabimet e fajet dhe, as nuk e ka ndër mend të mësojë.

Diskursi i tij politik i tashëm, i ngjashëm si dy pika uji me diskursin e gjithmonshëm të radikalëve ekstremë të së djathtës, jo vetëm nuk është shpresëdhënës ose të përcjellë idenë e një lideri ndryshe, por është i frikshëm. Më parë se të përcjellë idenë e një fryme të re qeverisëse, ai të përcjell dhunën, shantazhin, përplasjen, goditjen dhe, në fund, si ndodh në këto raste, krimin.

Basha, njëjtë si më herët, pas humbjes së vitit 2013, të vetmen strukturë që krijoi me porosi dhe njëtrajtësi si “ Beretat e Kuqe”, ishte detashmenti, të cilit i vendosi emrin e Azem Hajdarit dhe i trajtoi si forcat e sulmit. Shfaqja e tyre e uniformuar dhe mos shuarja e kësaj strukture paraushtarake, e cila më shumë të sjell ndër mend dhunën se sa forcën e saj, është rruga se si ai e mendon marrjen e pushtetit.

Nga gjithë ajo që ka shpërfaqur në të gjithë fjalimet e tij, herë herë të çartallosura, që nga ato në foltoren e parlamerntit e deri me mitingashët që e ndjekin pas, dhuna dhe flakja e qeverisë në Lanë, ndëshkimi dhe sekuestrimi, goditja dhe largimi, janë primare në trajtesat e tij.

Mund të besohej se tek ky njeri ka diçka të re, ndryshe, ndoshta më evropiane, por, kur mendon se pas shpatullës së tij qëndrojnë ende 4 vrasje dhe dhjetëra plagosje në një ditë të vetme dhe, duke i shtuar diskursin e tij dhunues, të cilin e shpalos me gjithë pasuesit e tij të tashëm, përgjithësisht të pagdhendur nga politika e viteve, është e lehtë të mendohet se, jo vetëm asgjë nuk ka mësuar, por edhe ka shkuar më tej në pabesueshmërinë e tij si një figurë lideriste.

A do të përpiqet Basha dhe njerëzit rreth tij që, duke grumbulluar rreth vetes metingashë me precedentë penalë apo të infiltruar nga një vend i tretë, të sjellë përmbysjen apo, ai që mund ta shohim si djall, në fakt është zbutur dhe ka mrizuar qëngjërisht?

Vështirë të ndodhë kjo. Në ditët e fundit ai e ka intensifikuar fushatën e tij për të mbledhur në Tiranë sa më shumë pasues dhe është në të drejtën e tij të bëjë çdo lloj proteste, që nga ajo ulur, ngritje Çadre, protestë për republikën e re, për qeveri teknike, për qeveri provizore, për pagesë “taksash” tek kunati, për largimin e figurave të njohura në PD, për gjithçka që ai vetë ose forca e tij politike, mendon se ia del.

Por, kur në radhë të parë vendos figura britëse, të cilët deklarojnë se nuk marrin parasysh se çfarë do të vendosë populli, kur figura të tilla çapraze bëjnë thirrje për të shkatërruar qeverinë dhe përmbysur atë, duke dhënë ultimatume të orës së fundit, ku ngrehina e vizionit zëvendësohet nga çjerrjet e Palokës dhe atij, të voglit të Balliut, kur mendimi i lë vendin shkatërrimit, atëherë është e vështirë të besohet se kemi të bëjmë me një lider të ri, i cili ka mësuar nga fajet e tij të djeshme.

E keqja e gjithë kësaj është tek krijimi i idesë se, këto janë ditët e fundit të pushtetit të Edi Ramës, se me datë 16 shkurt, ose do të fitohet, ose do të vdesim, se të nesërmen do të ketë një qeveri që e kryeson Basha dhe sejmenët e tij, se pikërisht kjo ditë, 16 shkurti, është vendimtare për të përmbysur oligarkinë politike e financiare.

Dhe njerëzit që shkojnë me një besim të tillë dhe frymëzim të tillë janë më të rrezikshmit në një vend pluralist.

Ata do të nisen drejt shpërblimit dhe nëse nuk do e gjejnë, dhe nuk do e gjejnë, janë të gatshëm për gjithçka, si është provuar në shumë nga protestat e zhvilluara jo shumë kohë të hershme.

Politika ende nuk e ka pjekur Bashën. Ajo e ka bërë më të pasur, më të dashuruar me veten dhe me zërin e tij, por nuk e ka bërë më të arsyeshëm, më logjik dhe më të fjalës.

Ai ende mbetet, sipas përkufizimit të gjetur të zonjës Topalli, ”njeriu që të gënjen edhe kur e pyet se sa është ora”.

Një lider partiak që deklaron qartas se, përmes zgjedhjeve nuk vijmë kurrë në pushtet, ai në fakt shpall luftën e tij kundër institucioneve dhe, së pari, kundër institucionit të votës.

Socialistët mund të rrëzohen nga pushteti vetëm nga vetë socialistët.

Ata mund të bien nga pushteti, që në fakt nuk e kanë realisht, vetëm nga heshtja e tyre ndaj fajeve të qeverisjes që i kanë besuar, por nuk bien nga mitingashët, të cilët, të yshtur nga thirrjet dërmuese, mendojnë se mund të bëjnë pushtetin përmes dhunës dhe përmbysjes.

Dhe, kur një vizion të tillë e ka vetë shefi i opozitës, tregon se jo vetëm nuk ka zënë mend, por as nuk e ka ndër mend të zërë.

 

 

 

Share This Article
14 Comments
  • Z. Bedri ! Pash zotin ku ze mend Lulushi. Ai i bie fyellit
    vetem ne nje vrime. Mos harxho kohen kot qe t’i mbu-
    shesh mendjen Lulushit te tjetersohet sepse Ai eshte
    vetvetja gjithmone nje koqe – kandari. Nuk e themi ne qe
    njihemi si te majte por e thone vete demokratet ! Patozi
    thote se Ai “nuk ka asnje besim te Luli qe do ta coje PD
    ne fitore” ….! Imagjinojeni se sa reputacion ka ky individ
    ne gjirin e partise vet,bandes se Saliut desha te them.

  • Z. Bedri, si gjithmonë nuk të bie fjalë ne tokë.
    Rreziku i kesaj partie opozitare qe ka ne krye(se lider s’mund ti themi) nje pinjoll te Sales qe njelloj si Sala ka qenë dhe asht nje argat i SERBIT.

  • Lulushi eshte futur ne valle dhe nuk del dot nga vallja edhe sikur te doj te dal. Lulushi e di shume mire qe po e drodhi bishtin e qerojne si patate.

  • Mbahet me ne pushtet Edi Rama duke fajesuar kundershtarin? Ai vete kujton se po. Keshtu kujton dhe Bedriu me ca tjere. Nje pushtet pa kurrfare gjeje pozitive per asnje shtrese shoqerore. Nuk mundet dot kjo qeveri e Rames te tregoje nje shtrese te vetme shoqerore qe i ka permiresuar jeten. Nuk mundet kurre dot Edi Rama te dale e ti mburret shqiptareve se i ka rregulluar jeten e tyre ekonomike, perkundrazi, duke mos patur asnje mundesi per kete vetem jargavitet kunder kundershtarit tij.
    A mundet te pakten ti Bedri (se Rama jo e jo) ti tregosh pensionisteve, buxhetoreve, studenteve, te pa puneve nje gje te vetme pozitive qe ata kane pare nga qeveria Rama ne planin ekonomik? A del dot ti a ndonje tjeter te thote se ku konkretisht eshte permiresuar jeta ekonomike e shqiptareve ne qeverine Rama? A ka gjekundi ndonje aspekt ku ky popull ka pare dicka pozitive ne ekonomine e tij familjare nga kjo qeveri? Asnje te vetme! Eshte nje qeveri qe ne ekonomi ka sjelle vetem shtim te varferise, taksave, pa punesise, rritje te borxhit publik, tendera abuzive si p.sh ai i 40 milion Euro me letra te fallsifikuara dhene nje capaculi 25 vjecar. Pra eshte nje qeverisje e deshtuar plotesisht ne ekonomi, aty ku preket e gjithe popullsia. Si e tille nuk ka asnje moral te qendroje me ne pushtet. Kur nje pushtet fajeson opoziten kur situaten ekonomike e ka bloze dhe ka mbi 5 vjet ne pushtet, behet qesharak. Por me karagjoze jane ata qe kerkojne me mallkime per kundershtarin ti zgjasin zvarritjen ne pushtet kesaj bloze.

    • Me logjiken e nje idjoti si puna e @A ka moral… , nuk vihet as ne hale . I mire , apo i keq , Edi Rama eshte zgjedhur ne menyre demokratike me votat e popullit dhe mund te rrezohet vetem nepermjet votes , ore shtaze pylli dhe jo me dhune , e gjak , sikurse e kini per fis ju shtazet e xhunglave afrikane dhe vegla te bindura te spiunazhit serbo-rus ! Nuk ka me amnnisti , sikurse u veprua ne mvitin 1997 , tani do ta paguani me lekuren tuaj cfardo aventure per grabitjen e pushtetit !

      • C’fare ke shkruar nuk lidhet fare me deshtimin e plote te qeverise Rames ne ekonomi o militant mjeran qe pranon te hash bar vetem te shohesh Ramen duke tregu rrena nga zyra e kryeministrise.

  • lulushja nuk ka zënë mënd se koka e tij nuk i kap dot!!
    por dhe ti nuk zure që nuk zure mënd o bedriu i partisë!!
    nuk të rrihet pa trëmbur miletin,nuk të rrihet pa e grumbulluar si dhën rreth qënit të partisë??
    hy debilat e mutit,e quani veten analistë!?
    jeni propagandues partiak ose diktatorial!

  • Bedri cfare vlere ka ky shkrim. Luli eshte marionete ne duar e SB dhe nuk ka cfare te ndyshoje. Mjere ky popull qe po vazhdojne ta heqin zvarre.

  • KU FUTEN KETU CA KOMENUES?!

    Atje,te të shumtit,
    që s. gjirizi,s’u mbetet borxh!
    Gjithnje, mëngjezeve
    u hedh, nga nje dore me jonxhë!…

    Edhe si murrashi
    gjithe natën përtypen
    Te gatshem, per gjirizin
    qe nesër te vriten!

  • KUSH JAN KETA QE KERKOJNE TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE.?

    Partia demokratike qe me daljen ne skenen politike e deri me sote asnje alternative nuk u ka dhen shqiptarve perpos dhunen e ushtruar deri edhe ne gjakosjen disa here te popullates shqiptare,
    Nuk e dij se c`fare jen keta rrace njerzore qe nuk thellohen asnjeher se c`fare deme kolosale I kan ber shqiperise dhe vazhdoj te flasin sukur keta ka “zbritur “nga Marsi dhe sote perher te pare po degjojne dhe po komunikojne me shqiptaret.
    A thua ti se keta deri me sote nuk I njehe askush kur dihet mire qe shqiptaret po I mbajn ne kurriz qe 28 vjet me radhe.!
    Me qe keta nuk po thellohen ne kriminalitetin e tyre qe I kan bere vendit edhe ne po ua numrojem edhe nje here . dhe kush te jet burre aty. Qe ne fakte vete burre shteti aty nuk ka pasure dh ease nuk asnjeher qe te ballafaqohen me vetevet e tyre mbi bazen e ketyre fakteve te pa kontestueshme. Dhe te nxjherrin perfundimet e tyre. Une edhe nje her po ua ballafaqoi keto fakte si me poshte.!
    1, JA C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE. Me 2 Prill te viti 1992 vrate 4-ter vete ne Shkoder. Nje nder ta edhe kryetari I levizjes demokratike ne Shkoder Arben Broci. Deri me sote edhe perse kan qene per 16 vjet ne pushtet nuk ka arriture te zbardhin te verteten e kesa vrasje. Populli I shkodres gishtin e ke drejtuar tek udheheqja e Partise Demokratike e kryesishte e kryesishte tek Sali Rame Berisha.!
    2.: JA C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE ku Sali Berishes do te aplikohet perseri ligji I luftes se Klasave. U hoqen specialistet me te mire dhe u vendosen injorantet dhe te pa aftite vetem thjeshte se ishin militante te Partise Demokratike. Kjo e detyroi trurin e kombit te marre rruget e arratise.
    3. JA C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE .ku drejtesia shqiptare do te behet nga kursantet e Pleppave duke hequr juristet me te mire. Pra sote penalitete japin kursantet e plapave.!
    4. JA C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE ‘shprehja E duam shqiperin si gjith e Evropa.Bukure shume po ju ne Stasburge per reformen ne drejtesi desh u rrahet me grushta duke kundershtuar reformen qe Evropa dhe Amerika ua beri se per ju ase qe behej fjale, A mendoni se sa antievropian jeni more ku edhe sote edhe perse u be VITINGU ju kerkoni ta rrezoni me njemije marifete te ndyra.?
    5. C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE. mendoni se nga ju doli fatkeqesia jone Kombetar duke ngritur skamat Piramidale dhe duke I sjellur populli tone fatkeqesi ne Ekonomi qe rrenua te teren, dhe moret me qindra e mijra, jete, njerzore ku edhe sote e kesaje dite pasojat e juaj nuk munde te n dalohen ase te paramendohen se c`fare i bête ketij populli te mjere. Nen kembet tuja , nen thirrjet tuje jane mijra fatkeqe te vrare , te vjeter dhe te rije qe dergjen ne dhe te zi vetem nga qellimi I mbrapshte I juaj per ta shkermocure shqiperine.
    6 C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE.. Dergimin nga qeveria juaj e dy mige per te goditur popullin e Jugut te shqiperise. Po keto akoma nuk I dini.? Ku i keni dy aviatoret qe edhe sote juen ne azil politike , Aviatore qe shpetuan popullin e Jugut te shqiperise duke mose zbature vendimin e Berishes per goditjen e popullit te Jugut..
    7. C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE E Perse beni sikure harron , apo sikure nuke dini asgje se cfare ka ndodhur. Si munde te vije ndermen kure qeveria juaj, lideri shpirteor I juaj qe edhe sote e keni perzeme I dergoi Nafte serbise. Nafte e cila vrau vllejzerit tane ne Kosov, te cilet donin lirin dhe pa varsin e tyre nga bisha serbe. Si thon ase kete nuk e dini.? Ja po ua kujtojme .
    8 C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE Po Remzi Hoxha perse u zhduk besoi edhe per ket ju duhet te keni degjuar. A mendoni te nderuar , se nen kembet tiuja jane shume te zhdukure pa Nam e nishan sice eshte I shdukur Remzi Hoxha, U zhduk Trabicka, e shume te tjer si keto. E ja pra ju dhjetoriste, gjaku I tyre eshte nen kembet tuja mekatare e te cileve juve kerkoni ti therrisni per t u akomeduar perseri ne “Pushtet”(large qofte.! Ku sote ju kerkoni te merrni pushtet me dhuen.!
    9.C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE 9. Aqe shume flete lideri I juaj per Kosoven. Po perse ky lideri juaj burgosi drejtuesit e ushtrise Clirimtare te Kosoves.? Pra ishte burgosur Heroi yne kombetar Adem Jashari si dhe Hashim Thaci e plote te tjere. A mendoni se ndofta edhe juve keni pergjegjesi per keto ne mos te pakte te keni ndergjegje te vrare, lidhur me c`fare ben qeveritert tuja qe edhe sote kerkoni ti riktheni ne Pushte me dhune per ti bere te zazat edhe me te madha kombit tone.
    10. C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE si vajti puna tek juve nuke e di. A keni degjuar qe Partia Juaje dhe lideri I juaj ne vitin 1992-1994 penguan pajtimin kombetar. Me protekstin e turpeshem se nuk ka pajtim me “Komunistet” Pore per ironin e fatite tone keta fare lideresh refuzuan edhe samitin e Diaspores. Ja pra qe edhe pas 26 vjetesh keta vazhdojne te jen ne te njetat pozite antikombetare.! Koha ka ardhur qe ne viti 1990 qe shqiptaret te flasin me nje ze pore vazhdojne ta pengojne kate liderit tuja qe juve akoma nuk e din se punen e kujte bejne ata e ju kerkoni ti ktheni me dhume me pushtet TURP ejste teper krimiale.!
    11. C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE mendoni hiq se ne kohen e qeverisjes se Berishes kishte ne shqiperi dhe hapsiren shqiptare 10 abetare . Duke u perpjekur per te shkatrruar drejteshkrimin shqiptare te vendosure me aqe munde e djerse edhe me gjake bile. Po kjo nuk ju konvergon fare.? Sote nen drejtimin e Partise socialiste, fale tyre kemi nje abetar te njehsuar.!Ky eshte nje sukses I madhe E turpshme per ju pjesmarres kure juve flisni per Universitete. I pate se sa falco ishin ato.? Po heqja e tyre eshte nje fitore per eliten e re shqiptare.? Juve duhet ta dini , mir se ka te rinje shqiptare qe nuk e kan para me sy fare Universitetin dhe me para moren shkollat dhe me para zune edhe vendet e punes ndersa studentet me nota te shkelqyera rrijne rrugave. Edhe per kete keni goje te thirrni kunder Ministrise se Arsimit.! Evrpopa I jep note Arsimit Shqiptar ndersa juve I therrisni, falco e duam shqiperin si e gjith Evropa. Ballafaqohuni.!
    12.. C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE Si mendoni juve se vertet I sollet vendit lumturi.? Po a mendoni se per te fituar para liderit tuaj u rrafshuan tre fshatra ne Tirane nga shperthimi ne Gerdec. U dogjen per se gjalli 26 veta nga te cilet edhe femije. E kushe u denua per kete.? Askushe fare . Juve vazhdoi te therrisni per liderit tuaj pore ne kembet tuja eshte era e shkrumit te shpirtrave te pjekure per se gjalli. E ju vazhdoni te beni Parad.Ase ndergjegje te vrare nuk rreflektoni.! Ata jane moshataret tuaj qe u shkrumbuan per se gjalli.
    13 C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE.Po me UCK-ne c`fare patet. Perse ate e cilesuat si organizate terroriste. Narko trafikante dhe kure e pate qe fitoi u veshte atye me te turpshme si trafikuese organesh. Ne vende qe te survejoni vendet ku gjenden mijra shqiptare te Kosoves te shdukur liderit tuaj survejuan dhe shpifen per luften e Lavdishme te ushtris Clirimtare te Kosoves. Si thoni juve julavderon kjo.Lutemi ballafaqoheni me keto qe nje qytetar I thjesh po ju penalizon.!
    14 C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE Dhe keni te “drejte “ te flisni per vjedhjen e votes. Asnjeher nuk keni fituar me drejtesi. Ne vitin 1996 juve I grabitet votat ne syte e te gjith botes .Bota u penalizoi.Berisha ne flaken qe e ndezi ne shqiperi u vetzgjodhe izgjidhej Presidente.Ja ku jeni. Ballafaqohuni.Sote e drejta e votes e shte ven ne baza te shenosha dhe monetermi eshte ne duart te sigurta duke garanture zgjedhje te rregullta, te lira dhe te nderdhme.Me kete kerkese juve kerkoni ta shkatrrini sistemnmin zgjedhiore qe te perfitoni juve, duke vjedhur si gjithnje votat.!
    15. C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE ate bulevarde ku juve protestuat jane kater veta te vrare bga dora gjelkatare e PDse me Sali E Lul Bashen ne krye. Nuk e dije se si nuk e degjoni gjemimen e atyre djemve qe u vrane me duar ne xhepa. Edhe perseri juve keroni pushtet.? Thirreni pak ndergjegjes, Kudo ku shkeln I, juve dhjetoriste, shkelni mbi viktimat 26 vjecare qe I shkaktuar ketij populli. Ne njeren dore keni mvajtur flaken per ta vra e djegur shqiperin ndersa nga ana tjeter hipokrizia e juaj nuk ka fude duke thirrur per lir e demokraci. Sote juev drejtoheni nga tradhetar dhe nga tradheti “patriotike” Besoi keni degjuar per ket ku Tradhetia Patriotike ka trenditur boten gjat luftes se dyte botriore ndesa sote ne paqe kjo tradheti trenditi ter shqiptaret.
    16. C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE Sjellja e janullatesit ne kry te Kishes Autoqefale Shqiptare duke I hequar kishes son autoqefalin dhe nduke e ven nen huqmin e kishes Greke.?
    1. Per ta sabotuar ceshtjen ton Kombetare dhe per ti dhen Greqise shanse kunder vendit tone Berisha solli Janullatesin ne shqiperi . Ne zbatim te planit Ogurzi Berisha ne takim me Micitacesin realizoi 8 kerkesa te Greqise pa bere asnje kushtezim mer shqiptaret e Camerise te cilet edhe perse jan me shume se Minoriteti Grek ne shqiperi Berisha dhe PD nuk bene asnje kerekes per kete ceshtje. Ata realizuar 8 pikate si me poshte:
    1. Sjellja e Janullateseit ne shqiperi, me mandate per ne krye te kishes Autoqefale shqiptare dike I hequr kishes son Autoqefaline.!
    2. Pranuan dhe realizuan ngritjen e varrezeve Greke ne shqiperi ,Ky absurditet ku edhe ne ishim ne lufte me Italin dhe kata kerkojn ngritjen e varrezave jashte c`do arsyetimi llogjik.
    3. Nuk hoqen ligjinm e Luftese.
    4. Lejoi ngritjen e shkollave Greke ne shqiperi edhe ne ato njesi administrative qe nuk kishte minoritet Grek.
    5. Lejuan dhe realizuan rregjistrimin e popullsise me vetedeklarime, duke beret e mundur qe te rritete artificialishte numri I minoritetti grek ne shqiperi me shqiptaret ton autoktone.
    6. Lejuan dhe realizuan me vetdeklarimin per ceshtjen e fetare ku edhe ketu rriten atificialishte ceshtjen fetare ne favore te kristianizmit.
    7. Pranuan dhe realizuan dhenjen e 355 milje det Greqise ne kundershtim me aktet kushtetuese shqiptare
    Ju te nderuar QYtetare te shqiperise , Ju ndjekse qorra te Partise Demokratike,lexojni disa here keto qe une kam shkrojtuur dhe me thuani. Cila nga keto qe une kam shkruar nuk jan te vereteta.
    Ballafaqojeni veten tuaj me keto realitate te gjalla, Ballafaqojni duart tuja te pastra me duart e ketyre qe I kan lyer me gjak deri ne fyte dhe kerkojne te marrin akoma pushtet me dhune.
    Ballafaqohuni me eren e mishit te femijebe te Gerdecit qe u dogjen nga keta kriminel femijet duke lojtur ne oborrin e tyre dhe sota ata nuk jetojne me.
    Ballafaqohuni me 21 Janarin e vitit 2011-te.
    Ballafaqohuni me te gjith c`fare shkrova me larte dhe ne se keto nuk jan te verteta keni te drejten te me kundershtoni me fakte dhe jo me genjeshtar.
    Ne keto kushte do te ballafaqohun dhe duhet pa tjeter te distancohuni pasi duar tuja nuk jan te lyra me GJAK. ATY NE ATE MITING TE DHUNSHEM DUHET TE SHKOJEN VETEM ATA QE DUART E TYRE I KAN TE LYRA ME GJAK.
    ATA QE I KA DUARTE E PASTRA JOOOOOOOOO!
    Aliu nga Selenic.
    13..02.2019.

  • z.Bedri Islami…nese ke qene pro 21 Janarit ,duhet te jesh edhe pro 16 shkurtit .Nese ke qënë kunder 21 Janarit ,atehere duhet te jesh edhe kunder 16 shkurtit.
    Ma do mendja qe je pro 21 Janarit dhe kunder 16 Shkurtit sipas shkrimit me lart.
    Vetem se morali i 21 Janarit ishin 70 mije € te vjedhura nga Ilir Meta dhe populli socialist i frymezuar nga ju u ngrit ne demostrate .
    Po ky popull socialist qe nuk duronte dot korrupsionin e 70 mije € bashke me ju ,e quan me te arsyeshme te mos dali ne proteste ne 16 Shkurt se te Unaza e Re dhe te nje linje elektrike u vodhen plot 40 milion € ?!?!?!
    Nje individ si ju z.Islami bashke me Aliun e Selenices dhe Alinjte Rilindes qe quan arsye proteste 70 mije € dhe per 40 milion € nuk shikon arsye proteste ….Zoti te na fale ,por le tja gjeje Aliu i Selenices emrin !!
    Sa per protesten e 16 Shkurtit mund te them se me ka ardhur per te vjelle nga manipulimi.,mashtrimi ,teatralja e palacolleku i 21 Janarit e te njejten ndjesi kam dhe per kete te 16 Shkurtit.
    Por sa te kete Alinj dhe Alesha do kete dhe 21 Janar ,dhe 16 Shkurt.

  • Une do te dal ne proteste ne qofte se kreu i PD do t’me tregoj si eshte e verteta per jo 40 miljone por per mbi 200 miljone euro te vjedhura ne rrugen e kombit per te cilat ai eshte akuzuar nga organi i prokurorise se shtetit.
    Une do te vij ne proteste ne qofte se ai do te me tregoj se nga cila dritare e kryeministrise kontrollonte, se bashku me kryeministrin Sali Berishen, zbatimin e urdherit jo per te mbrojtur institucionin por per te zbrazur qindra plumba ne lartesite e trupit te njeriut mbi qindra njerez. Qe probabiliteti qe kasaphanen e 21 janarit urdheruar nga keta dy njerez e reduktoj ne kater viktima te pafajshme. Te me thoj Lulzim Basha, nje njeri i arsyeshem apo nje kriminel gjakftoht me karakter perbindshi mund te jap urdher qe te mar jete njerzish te pafajshem. Ishin njerez dhe jo insekte.
    Te me thoj Kryetari I PD nga cila skute e burrerise se tij del thirrja “Cpojuni gomat, thyejini xhamat”. Nje kryetar partie qe pret te behet kryeminister kur artikulon thirrje te tilla te nje niveli jo te nje njeriu normal por te sherretit adoleshent te lagjes periferike nuk me imponon asgje per ta ndjekur ne nje proteste.
    Te me thoj, kur firmoste marrveshjen e kufirit detar me ministren Bakojanis, mbarte ne vehten e tij kompetencat e nje burri shteti qe njeh mire permbajtjen juridike, permbajtjen shkencore topografike , permbajtjen e interesit kombetar ne dokumentin qe po firmoste, apo ishte nje njeri i rendomte qe thjesht pozonte paraqitjen e tij te jashtme pran nje gruaje simpatike?
    Zoti Bedri, pervec pasueseve militant te PD dhe LSI qe nuk u pritet qe te marin sa me pare tepsine e qeverisjes per te vjedhur miljonat sikurse jane mesuar te bejne me mjeshteri kur kane qeverisur, nje pjese e mire e protestueseve nuk do te jene ne shesh per zerin e trashur artificialisht te Lulit qe deri tani eshte njeriu me i pabesueshem per tu ndjekur nga njerzit e arsyeshem por do te jene njerzit e zhgenjyer nga kryemashtruesi, kryehajduti, kryetallsi dhe kryeperbuzesi i popullit te vete , Edi Rama. Ne qofte se ky njeri do te mbante premtimet qe vete, me gojen plote, i ka bere, njerez anti vlere si Basha dhe Monika s’do te kishin guxim te dilnin para njerezve. Eshte Edi Rama dhe rilindja e tij qe cdo dite , pa u ndalur, po cojne deri ne fund misionin e tyre, te xhvasin cdo gje qe mundin dhe atyre as qe u behet vone se kush do te qeveris pas tyre. Ne qofte se satanaj po del nga shishja per te sjelle mynxyra te llojit te vitit 96 97, ai qe po i hap tapen pa ju dridhur dora eshte vetem Edi Rama. Ndaleni kete njeri dhe veni perball antivlerave qe kane okupuar opoziten nje politikan te ndershem te pa perlyer te PS ne qeverisje dhe ne krye te kesaj partie dhe shume gjera mund te ndryshojne pozitivisht. Ne qofte se do te vazhdojne te na terheqin zvarre llumi i PD,LSI dhe rilindjes se PS vendin e presin te papritura qe do te zbehin edhe vitet 96-97.

  • Per derisa ne Shqiperi ka IDIOTË që ndjekin nga pas drejtuesit e PD Salen Meksin Luli edhe kupolën e PD që jo vetëm jane majmur në sajë të vjedhjeve dhe vrasjeve,po sa herë kudo dhe kur kanë drejtuar,përveç xhvatjes historikisht jo vetëm e kanë shkatërruar Shqipërinë,:shkatërrimi vjedhja e pasurisë socialiste,firmat piramidale armatimi,natyra,pasuritë, financat,thesarin,jetën e shtetasve shqiptarë e kosovarë etj.Por vendi përveç këtyre ka mbajtur erë shurre pas tyre.Kujtoni Tiranën dhe Shqipërinë dy herë rresht.Ata përsëri duan të na kthejnë të shurra.Te pakten Edi bën cbe mire ose keq nuk prish dje nuk ben shurren.Per te mos thene për Erjon Vlejnë që është fat për shqiptarët e keta duan ta zhdukin.O idiot që Luli dhe rama tallet me ju mblidhnin mëndjen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *