Detajet që nuk duhet t’i mungojnë shtëpisë suaj

Ornela

Nëse ndiqni modën, padyshim doni që edhe shtëpia juaj të vishet si ju, me trendet më të fundit. Shfaqja e personalitetit tuaj pasqyrohet më së miri tek modelimi i shtëpisë. Dikush preferon klasiken, dikush modernen dhe dikush mund të qëndrojë mes linjave të holla të konteporanes dhe vintazh-it.

Nuk ka nevojë për investime të mëdha. Nëse doni ta rifreskoni shtëpinë tuaj në versionin më në stil të kohës, mjafton të pikasni elementët dhe detajet që aktualisht bëjnë diferencën për këtë vit.

Orendi me linja të “rrumbullakëta”

Për këtë vit, arkitektët sugjerojnë orendi shtëpiake me linja natyrore dhe rrumbullake. Vitet e kaluara kanë mbizotëruar orenditë me forma katrore dhe drejtkëndore, por mesa duket do i lëmë në të shkuarën duke i zëvendësuar me linja më elegante.

Qilimi oriental

Qilimi oriental që përdorej rëndom dikur, tani i është kthyer lavdisë së tij. Ai është një nga elementët më në stil për 2019, që mund të përshtatet me çdo ton neutral dhe jo neutral. Përshtateni qilimin tuaj që të ketë të paktën një nga nuancat që mbizotërojnë në shtëpinë tuaj dhe çdo gjë do të kompletohet.

Jastëkët shumëngjyrësh

Detaji që mund të ndryshojë rrënjësisht ambientin e brendshëm të shtëpisë lidhet gjithmonë me shtimin e ngjyrave dhe kontrasteve.

Guxoni me jastëkët apo pëlhurat e ndryshme me ngjyra të thella siç janë: e gjelbra, e verdha, vjollca, roza apo dhe nuancat e errëta.

Pasqyrat e rrumbullakëta

Pasqyrat e rrumbullakëta sigurojnë një kontrast të madh nga linjat e drejta që gjejmë zakonisht në shtëpitë tona dhe i japin gjallëri ambienteve të “varfra” dhe me shumë hapësirë. Arkitektët rekomandojnë ato me korniza të thjeshta e të holla, jo të gjera e të ngarkuara nga detajet.

Bimët e blerta dhe lulet

Vendosja e bimëve të blerta dhe luleve në ambientet e shtëpisë suaj i shton freski dhomave dhe thyen kontrastet e ngjyrave. Rekomandohet nga arkitektet për një pamje më të “gjallë” të mjedisit të brendshëm të shtëpisë.

Nëse doni të eksperimentoni këtë vit, provoni t’i shtoni detaje si këto shtëpisë suaj dhe çdo gjë do të duket si e re!

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • “Nëse ndiqni modën, padyshim doni që edhe shtëpia juaj të vishet si ju, me trendet më të fundit.”
    a thu jemi të gjithë politikanë apo gjykatës??
    a thu se paratë i vjedhim dhe nuk i fitojmë me djersë??
    a thu jemi kurva e ndonjë politikani që prej barkut nuk arrin të gjejë dot rrushin e tij??
    shkoni mor debila

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *