Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca tha se rezultatet e Policisë së Shtetit dhe GDF në luftën ndaj kultivimit të kanabisit për vitin 2018 janë mbresëlënëse.
Gjatë fjalës së tij në prezantimin e këtij raporti në Tiranë, Luigi Soreca u shpreh se parimi ‘ndiq paratë’ është thelbësor për të ndërprerë aktivitetet kriminale dhe se BE do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në luftën ndaj prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
“Shtetet anëtare të BE theksuan qershorin e kaluar nevojën kritike për rezultatet konkrete në luftën ndaj kanabisit që duhet të bëjë Shqipëria. Rezultatet e sotme janë mbresëlënëse, pasi ka pasur ulje drastike të kultivimit të kanabist. Unë përgëzoj Policinë shqiptare dhe GDF për këto rezultate. Ne kemi parë dhe kemi dëshmuar këtë shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit, siç ishte goditja e 4 grupeve kriminale me arrestimin e 27 personave. Bashkëpunimi me agjencitë e BE do të sjellë rezultate edhe më të madha. Parimi ‘ndiq paratë’ është thelbësor për të ndërprerë aktivitetet kriminale. BE do vijojë të asistojë Shqipërinë në luftën ndaj kanabisit”- tha Soreca.
o.j/dita

PO KOKAINEN E TAULANTIT A E NUMERON SI ARRITJE E PARTISE O SORECA BUDALLI?
sepse:
Telegramet vene e vine
Te lajmerojne Bashkesine
Te bejne zap Shqypnine
Se drogoi tere Gjithesine!
O SA MIR ME KEN SHQYPTAR
KY SORECA NA KA VU N’KANDAR
PAGEN QE MERR I BOFT HALLALL
DO ZOTI NE BE T’NA ECE ME MBAR
Ai i thotë ndiqni paranë për të zbuluar krimin, këta e kuptuam ndiqni paranë duke vjedhur.
Ik ore Ndiq parate e Berluskonit ne Itali ore te qifsha kurven breshkaxhi i dhier,,