Vetëm sepse e keni parë në televizion, nuk do të thotë se është e pamundur. Të kesh tërheqje ndaj dikujt ndodh me shpejtësinë e dritës dhe… thjesht ndodh.
Por çfarë ndodh kur tërhiqesh nga ish-i i mikes tënde? Një trekëndësh dhe një ide aspak e mirë.
Nëse jeni në këtë situatë, gjithsesi ka nevojë për disa reflektime. Përpara se të hidhni ndonjë hap “fatal”, mendoni a është thjesht një tërheqje fizike apo doni diçka më shumë. Mund ta bëni mirë dallimin dhe nuk ndjeni asgjë më tepër se një pëlqim fizik? Atëherë ndaloni aty ku jeni sepse nuk ka vlerë.
Fillimisht mendoni se sa konfuzë do t’ju bëjë, kur mikja juaj ta marrë vesh. A nuk do të ndiheshit fajtorë? Madje dhe nëse ndaheshit me këtë person, nuk do të kishte kthim pas për miqësinë tuaj.
Së dyti, reflektoni si do të ndiheshit të kalonit momente intimiteti me një person me të cilin do të ishte e sikletshme edhe pirja e një birre në bar.
Në fund të fundit, ka disa rregulla për miqësinë, të cilat bazohen tek besimi, ndershmëria dhe sinqeriteti. Nëse këto nuk kanë vlerë për ju, rimendojeni atë çfarë keni konsideruar miqësi me miken tuaj.
Nëse ende gjykoni se duhet ta vazhdoni “fiksimin tuaj”, atëherë duhet të merrni parasysh se në një moment të caktuar do të duhet të zgjidhni mes mikeshës dhe të dashurit tuaj. Një peshore e zakonshme nuk do të hynte dhe aq në punë.
Nëqoftëse zgjidhni të veproni kështu, mos kërkoni leje. Në fund të fundit janë vendimet tuaja për jetën dhe nuk jeni të detyruar të merrni lejë nga askush. Megjithatë komunikoni me miken tuaj, tregojini motivet tuaja dhe mos lini vend për spekulime.
j.l/dita

Mos e caj krytin. Ti tani je zv-ministre.
c’ka ktue me u hidhnue mi goce ?
s’jam tuj kuptues hiq gja une