Tirana është solidare jo vetëm në ditë festash por në çdo ditë të vitit. Bashkia e Tiranës me mbështetjen edhe të Fondacioni Firdeus u ka ardhur në ndihmë dhjetëra familjeve në dy njësi administrative të kryeqytetit.
Ishin familjet në nevojë në Njësinë Administrative Nr. 3 dhe Nr. 4 të cilat kanë përfituar pako ushqimore në këto ditë ende të ftohta të shkurtit.
Mbështetja e Bashkisë së Tiranës për të gjitha familjet në nevojë të kryeqytetit është kthyer në punë e përditshme teksa vazhdon të shërbejë vakte të ngrohta që ofrohen në mensat sociale, por dhe mbështetjen me ushqime dhe ndihma në çdo familje.
![]()
![]()
![]()
![]()

Si nuk ju vjen turp qe perflitni lemosha te tilla nje here ne 6 muaj kur njerezit hallexhinj kane nevoja te medha te pa perballueshme nga varferia!
Nje familje pa shtepi,pa pune,pa te ardhura,me femije apo prinder te semure te pa afte per pune nuk kane nevoja te tilla mikroskopike!
Ne se nuk dini apo nuk doni t’i zgjidhni nje here e mire hallet e te varferve,kot u mburrni me lemoshat qe u jepni o felliqesira!
Mbetet duke ua kujtuar per dite se po u jepni nga nje pjate supe fukarenjve kur ata duan te hane 3 here ne dite!