Për herë të parë, sjellja kompulsive seksuale është klasifikuar në listën ndërkombëtare të sëmundjeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një çrregullim i shëndetit mendor.
Kjo listë u përditësua në qershor të 2018 dhe është një dokument i rëndësishëm për mjekët dhe shkencëtarët.
Çrregullimi seksual tashmë përshkruhet si pamundësi për të kontrolluar impulset seksuale intensive dhe të përsëritura.
Kjo nuk ka lidhje me sa partnerë seksualë ka një person apo sa shpesh kryejnë marrëdhënie seksuale.
Çrregullimi klasifikohet si sëmundje mendore kur sjelljet seksuale bëhen fokusi kryesor në jetën e atij personi, në atë pikë sa personi i prekur e vendos interesin seksual si parësor duke lenë pas dore interesat e tjera të përditshme, përfshirë aktivitetet, detyrimet, angazhimet dhe përgjegjësitë.
Sipas dokumentit, çrregullimi seksual i këtij lloji duhet të zgjasë për më shumë se gjashtë muaj në mënyrë që të diagnostikohet si sëmundje mendore.
e.t/dita

Po tek kafshet a ekziston kjo semundje.Shkences nuk i ka shkue mendja te eksperimentoj tek minjet.
flasin per semundje e sex
#pikerishte nji nder shoqrite me te degjeneruara
ne Bote ,
qe cdo medie e Tv – e ka te mbushur me femra qe predikojne anen sexuale dhe perversa
bote me idiote e kontraverse nuk gjen dot ne Bote