Sekretari amerikan i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan tha të enjten se ai mbështet një NATO të fortë, deklaratë që mund të qetësojë aleatët, të cilët kanë shfaqur nervozizëm rreth angazhimit të Uashingtonit ndaj aleancës.
“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara ndaj NATO-s; detyrimet tona në bazë të nenit 5 mbeten të hekurta dhe Amerika do të vazhdojë të udhëheqë e të mbështesë unitetin dhe sigurinë transatlantike“, tha zoti Shanahan në një konferencë për shtyp në Bruksel.
Paraardhësi i zoti Shanahan, Jim Mattis dha dorëheqjen për shkak të pikëpamjeve të ndryshme nga presidenti Donald Trump.
Në letrën e dorëheqjes në muajin dhjetor, zoti Mattis vinte në dukje hapur atë që ai e shihte si një hendek të pariparueshëm mes tij dhe Presidentit Trump.
Zoti Mattis kritikonte në mënyrë të nënkuptuar presidentin që sipas tij, nuk vlerësonte aleatët të cilët kishin marrë pjesë bashkë me Shtetet e Bashkuara në disa luftëra.
v.l/Dita

Ne fakt ju amerikanet.Duhet t’ia bani te kjarte aleatve.Me nje unitet te fuqishem me aleatet o kundra.Fjala popullore shqiptare thote:Trimi i mire me shoke shume.Sa ma shume shtete ne unitet me Ameriken dhe anasjellta aq ma e forte asht NATO dhe vete Amerika.
Shembull tjeter asht dhe keshilla e heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeut.Ne kohen e fundit te jetes se Tije.I kerkoj bashkluftetarve te jene te bashkuar.Nese qendroni te ndare armiku do ju thyej lehtesisht.Mori nji shkule thuprash dhe iu tha,njerit.Merre kete thuper dhe thyeje.Si pa gje te keqe theu thupren.I dha nji dyzine thuprash dhe i kerkoi perser ti thyente.Nuk mbundi.Keshtu pra duhet te jeni te bashkuar qe te fitoni lirine pavarsin e atdheut.
Amerika te mos baje olitike me iluzione.Asht gabim fatal per gjithe boten.Rusia dhe Kina misterioze nuk jane pak per tu perballur jo vetem me NATO-n por dhe me vete Ameriken. Sa ma shume fronte ndaj tyre aq ma e garantume asht fitorja.