TIRANË / SALERNO – Atë mëngjes në orën 10.30 edhe zilja e telefonit ishte nervoze. Kryetarja e Partisë Socialiste të Tiranës, që i bie praktikisht numri 2 në PS, sepse Tirana ka ps-në më të madhe në Republikë, pa se numri ishte i panjohur.
Por duke menduar se ndonjë socialist hallexhi dhe pa doktoraturë kishte ndonjë pyetje mbi partinë, e rrufisi edhe njëherë filxhanin që kishte në dorë dhe e hapi celularin.
-Alo, me numrin 2 të PS-së po flas? – tha zëri nga ana tjetër, që për çudi iu duk i njohur, por ngaqë ishte ende mahmur nga gjumi, nuk po i binte në të.
Nuk dinte si të përgjigjej, por e mblodhi veten shpejt.
-Po, unë jam… Jo tamam numri 2, se unë edhe nuk jam votuar akoma. Po ç’rëndësi kanë postet, rëndësi ka kontributi për Partinë Socialiste, sepse kontributi.. – nisi të flasë Blegjina Rylameti, – …sepse unë lashë Salernon majë Italisë kur mbarova shkollën, dhe erdha të kontribuoj në këtë vrimë Tirane. Kur po largohesha, gjithë Salernoja u mblodh dhe e lëshonin kokrrën e lotit kaq, gjithë ata burra me namuz. Ku do veç, më thanë, ku do na lëç neve! Ika u thashë, se më thërret detyra, atdheu është në rrezik….
-Na moj na, eej, – e nxorri nga deliri zëri matanë, – me këto llogje do i mobilizosh votat e Tiranës ti mi? Edi jam moj, Edi, më dëgjon?
Blegjinës i ra filxhani nga dora.
-Po shef, uaa shef… Po ç’ne ky numër se unë e kam numrin sekret tuajin.
-Është numri tjetër sekret, po dgjo ktu, dgjo! Dua të pish një kafe…
-Uaa, po unë sapo e piva! Po s’ka gjë, për Partinë po pi dhe një tjetër. Unë për Partinë lashë Salernon dhe erdha bëra doktoraturën në këtë farë province, në një kohë kur fare mirë me aftësitë dhe know-how’n tim tani mund të isha…
-Mund të ishe t’u la pjata në Brindizi! Do ta myllësh tani apo të të shkarkoj fare? Epo pikë e zezë!
-Po shef, m fal…
-Dua të ftosh për një kafe atë socialisten e vjetër, e ke parasysh. Ç’ke, thuaji, që i bi Edit? Më tha shefi, do rregullohemi thuji. Leni kto sulme se jemi dhe në prag fushate, nuk ka lezet. Pastaj ti me aftësitë e tua bindëse mbushja mendjen të bëjmë paqe…
-Ehhh, të ishte burrë e dija unë, shef! Po ajo…
-Pse, po të ishte burrë ça do bëje ti? Unë të thashë edhe për Ramushin, shko në Kosovo pi një kafe dhe binde për atë ndarjen e kufijve. Po pas takimit me ty, Ramushi u çakërdis edhe më keq!
-Nuk e di shef, unë s’lashë kafe pa pi me Ramushin, nuk e di ç’pati! Ai s’është në metro fare. Kur më çove me rregullu punën me Trumpin në SHBA, a e pe si e ndërroi mendimin për ty? I tregova atë barsaletën, e ke parasysh, që ma dërgove ti, që iu derdh njërit…
-Lene, lene, se e mora vesh,
-…iu derdh njërit filxhani me kafe në pantallona dhe…
-Lene pra se e mooora vesh, ik tashi!
-Ku, në Salerno…?
****
Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike pro filxhanëve

E pyesni dot ish Zv.,Ministrin Muka
Kerkoj nga Rektori i Tiranes TEMEN E DOKTORATURES SE GJYLAMETES E TE TJEREVE POR E FRENOJ LINDITA NIIKOLA
Te IQT ka derguar Drejtor Dritan Meten ish kordinatro qe ka patur ne Fushate ne njesine 4 si ne vitin 2013 dhe 2017 ndersa babain e ka vendosur drejtor drejtorie i numeron monat e pakta 50 milion leke ne muaj!
Te drejtoria e Patentave ne Tirane merr kafen e cdo muaji te pakten 30 milion leke ne muaj nga Arnis Hoxha .
Te ipoteka e Tiranes ka derguar Elion Semanajn qe i jep cdo muja 10 milion leke ne muaj pasi vete semanaj e mori vilen ne lals o gjylamete dhe ty nuk ti ka dhene te gjitha !
TE AKBN KA KUNATEN DREJTORESHE ADMINISTRATE BEN GJITHE TENDERAT
E SA SHUME DHE SHUME EMERIME KA BERE ME NGA DERI DHE NE 10000 EURO !
BERI FUSHATEN E ARKETIMEVE DHE MBLEDHJES SE TE HOLLAVE SA EDHE SHTEPINE E KA BERE TE RE TE IPOTEKA .
MOS HARROJME SE BURRIN JA KA BAPTISUR NE KISHE NETA .
harruam edhe televizorin ta kane blere ne londer moj bushter !
Per Mami Arten , beni namin ju duke marre neper goje shoqen Blerina qe me llapen e saj i shkrdhen te gjitha pervec Elises. Elisa po qe eshte eksperte nderplanetare per lepirje sume. Pa i thoni atij bejtegjiut qe keni A.Duka ti bej nje bejte Artes qe ta besojme se nuk ja kemi me te keq Shoqes Blerina.