Greqi/ Mbi 100 të prekur nga virusi i gripit, 17 të vdekur në një javë

DITA Online

17 persona kanë vdekur javën e kaluar në Greqi nga virusi i gripit A. 56 persona ndërkohë kanë vdekur duke filluar nga muaji tetor. Kështu njoftoi qendra greke e epidemologjisë, Keelpno.

Situata e gripit në Greqi mbetet në një nivel të lartë. Lloji i virusit që po dominon është ai i Α(Η1Ν1),” deklaroi Keelpno.

Javën e kaluar janë identifikuar 149 raste gripi, mes datave 6-10 shkurt. Të prekurit ishin nga rastet A, H1N1 dhe H3N2. Gripi A është ai më i përhapuri aktualisht në Greqi, por edhe në Europë

v.l. Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *