Barcelona ka firmosur me trajnerin Ernesto Valverde një kontratë të re deri në sezonin 2019-2020, duke shfrytëzuar klauzolën ekzistuese në kontratë për rinovim edhe për 1 vit.
Një gjë e tillë është konfirmuar sot nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në Twitter.
Valverde e ka udhëhequr Barcelonën drejt fitimit të kampionatit dhe Copa del Rey në sezonin e tij të parë dhe në fund të këtij sezoni përfundonte kontratën, ndërkohë që kishte spekulime se Barça ishte e pakënaqur dhe po kërkonte trajner të ri.
e.t/dita
