Jemi më mirë apo më keq? Sondazhi në 18 qytetet më të mëdha të vendit

DITA Online

Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë publikoi sot sondazhin e vitit 2018, sipas të cilit papunësia është shqetësimi kryesor i qytetarëve, krahas korrupsionit dhe besimit të ulët tek politika.

Sondazhi me 5600 vetë në 18 qytete të mëdha të vendit zbuloi se qytetarët ankohen për varfërinë ekonomike, ndaj shprehin gadishmërinë për emigrim, sepse nuk kanë besim tek një e ardhme më e mirë.

Qendra për Qeverisje të Mirë i kryen këto sondazhe prej disa vjetësh me mbështetjen e Fondacionit gjerman “Konrad Adenauer” për të matur perceptimin e opinionit publik mbi qeverisjen dhe nivelin e demokracisë në vend.

Shqetësimi kryesor i qytetarëve të intervistuar nga 20 – 45 vjeç është papunësia dhe sidomos mungesa e perspektivës për të gjetur një vend pune.

Gjatë vitit të kaluar të anketuar dy herë në qershor dhe në dhjetor, afro 60 për qind e qytetarëve pohuan se gjendja ekonomike është më keq se një vit më parë, afro 30 për qind se ekonomia ishte njëlloj si më parë dhe vetëm afro 10 për qind thanë se ekonomia është më mirë.

Sondazhi gjeti se papunësia dhe moszhvillimi ekonomik ndikuan tek niveli i përgjithshëm i të ardhurave familjare.

Rënia e të ardhurave bëri që 58 % e qytetarëve nuk arritën të kursejnë asgjë, dhe paguan vetëm detyrimet kryesore dhe ushqimet e përditshme.

Gjysmën e dytë të vitit sondazhi zbuloi një rritje të borxheve ose kredive, në pamundësi për të plotësuar nevojat bazike.

Sipas studimit, perceptimi i përgjithshëm i opinionit publik është se kemi një rritje të korrupsionit dhe mungesë serioze të luftës kundër tij.

Të pyetur në qershorin e kaluar 2018, se a po luftohej korrupsioni në nivelet e larta, më shumë se gjysma e qytetarëve (50.77 %) thanë “jo”, 18.14 % thanë “po” dhe 31.09 %, thanë se lufta kundër korrupsionit është “vetëm propagandë”.

Emigracioni vazhdon të mbetet një plagë serioze, sidomos në moshat 18-45 vjeç. Në dhjetorin e kaluar 44% e të rinjve pohuan se kanë aplikuar për emigrim, ndërsa rreth 20 përqind thanë se kishin në plan të aplikonin.

Pra, mbi 60% e popullsisë së re në moshë kërkon të largohet. Edhe në sondazhin e vitit 2017, për pyetjen “a e shihni emigrimin si rrugëzgjidhje për problemet tuaja?” afro 67% e qytetarëve thanë “po”, kundrejt 33% që thanë “jo”.

Mbështetjen më të madhe e ka marrë pyetja nëse duhej bërë një veting në radhët e politkës. Afro 94.52 % e qytetarëve thanë “Po”, se duhej një veting në politikë, ashtu siç po bëhet për gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa vetëm 5.48 % thanë “jo”.

Ky tregues, thanë autorët e studimit, dëshmon për pritshmëritë e qytetarëve nga drejtësia e munguar si dhe një apel që pandëshkueshmëria të marrë fund.

Sipas tyre, kjo shifër e lartë tregon se “ka një koalicion të gjerë të qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, që të bëhet një pastrim i politikës nga persona që kanë lidhje me krimin, korrupsionin, abuzimin me ligjin dhe fondet publike.

burimi: zeriamerikes.com

v.l/ Dita

Share This Article
9 Comments
  • OBOBOBOBOBO!!!!!!!!!!!!
    Akoma me zerin e ngjyrur te amerikes se amet matjaneve biberajve beograd berishes vazhdon dhe ti o dita !!!!!!!

  • Mos u merzitni o te varfer o te pa pune se nga neser ju ngjallen shpresat…
    Do kete pune dhe leke per te tere se robin hud luli po mendon qe ti mare paret sypeshkaqenit argites kunatit e gjithe burgjezeve komunist kudo qe jane dhe do i shperndaj.
    Nuk e dime cdobej me pronat qe na kane pushtuar shpellaret…

  • Plag turpi ,plag e vjeter kriminelesh e tradhtaresh qe o pasuruan perjetesisht ne kuriz te ktyre viktimave qe marin rugen e mergimit ! Korupsioni esht nje perbindesh i madh qe i diht fytyra ,esht nje klas e konsoliduar qe ka hyr thell ne ndergjegjen e politikes esht nje “mekanizem” qe nuk le te ndryshoj Shqiperia ! Esht nje semundje qe ka infektuarter shtetin dhe sic e shofim rastin e kriminelit Dajti ,nuk hezitojn te vazhdojn rugen qe nisen ,prapavija e saj !Hikni shqiptar qe te ushqeni kte klas , qe te “mburemi” me lluksin demostrativ e aq te paturpshem ne foltoren e madhe ku i dergojm !Kjo klas po perpiqet me thoj e dhemb te rikdhej sundimin vrases qe te shpetoj ate cka kan fshehur neper banga e shtepi kta qener ! Po hedh ne sulm falangat mercenaresh qe qorazi kerkojn kthim mbrapa ! Cirren se duan te miren tuaj e ju perdorin mish per top ti shpetojn ndeshkimit ! Duan permbysje te permbysin rugen e ndeshkimit ! Jan mobilizuar, enderojn e neser presin “mrekullin”Dobesia dhe paburreria e Edi Rames, te bej arrestime ashtu sic fitoi zgjedhjet, ka krijuar kte gjendeje pasigurie e shpres pak, qe ben te humbi durimi e shqiptaret te marin ruget ! Neser i duhet policis ,nese ka dhun ,te arestoj bashk me rrugacet edhe drejtusit e tyre qe e din se ky regjim nuk vret e jan ber “trima”qe fluturojn cizme,vez,e bojra !Kjo opozit esht tradhti e shqiptareve se nuk lufton per ta por per vete ,esht ajo qe le duar te lira te vazhdoj korupsioni dhe varferia ! Hikni shqiptar hikni ,hikni te ushqeni ata qe lini pas dhe vjedhesit e tyre …..E them kte sepse dy vendimet e fundit ,te mos ket veting per politikanet ,dhe imuniteti i deputetit ,ben te dyshosh per prapaskena dhe pazare !
    Uroj qe dita e neserme te jet deshtimi dhe shuplaka e re ndaj ksaj klase aq te rrezikeshme ,vrastaresh e hajdutesh …….

  • Arsyeja e vetme dhe kryesore per jeten e njeriut,qe shqiptaret po largohen gjithnje e me shume nga Shqiperia eshte kjo:
    -Edi Rama eshte fajtori i vetem,qe ne Shqiperi SHTETI LIGJOR ka marre goditjen vdekjeprurese duke rrenuar dhe nxjerre jashte loje te gjithe administraten qendrore dhe vendore ndersa populli ndodhet para padrejtesive,shkeljeve ligjore dhe korrupsionit masiv!
    Shikoni se sa ceshtje gjyqesore jane hapur e hapen per dite ne Gjykaten Administrative,qe megjithate nuk perbejne realitetin e plote te konflikteve te qytetareve me shtetin dhe bashkite!
    Nje pjese njerezish dorezohen para padrejtesive,ca te tjere japin ryshfet,ca te tjere gjejne miq e shoke ne kembim te ndereve ne fusha te tjera dhe vetem nje pakice i drejtohet gjykates, qe ta mbyll ceshtjen pas 6-7 vjeteve!
    Bashkia e Tiranes i vjedh qytetaret me taksa vendore te jashteligjeshme,por as kryebashkiaku arrogant e i pa afte,por as kryeministri Rama nuk degjojne edhe kur i njofton me shkrim se po vjedhin qytetaret!
    Jam detyruar qe per 680 leke ne muaj taksa vendore te padrejta te hap gjyq,merret me mend se cfare mund te bejne te tjeret qe mund t’u grabiten miliona nga ky palo shtet apo bashkia se keshtu duan ata!
    Rama eshte fajtori i vetem ne kete katrahure vdekjeprurese te shtetit ligjor se u ka mbyllur gojen njerezve te ankohen atje ku u ka lindur konflikti,por ka sajuar nje “DINOSAUR” kriminal,qe e quan “bashkeqeverisje me qytetaret”,qe ne fakt eshte kanceri i shtetit ligjor!

  • Shqiptaret jane shume mire- keshtu thote Neti….nga Austria. Rendesii ka te kemi me shendet partine, pa te tjerat rregullohen.

  • Zoti Thano!
    Zoti Edi Ra ma,Kryeministeri im!Me sjelljen vizi ve dhe fjalorin gj uhesor te shthur ur tregon se,kult ura tende person le eshte e mange t per te mos the ne me tej. Vetem nje mendje e cart ur tallet, anatem on e shane me fja lor banal,larg inst itucionit qe perfa qeson.Nuk ka she mbell ne bote qe nje Kryeminister, (kinse artist),t’i th ote gjithe opozit es “qener”dhe Pa rlamentit “kasolle qenesh”,nje fjalor qe tregone vetem dificence ekuilibri intelektual per te mos thene shthu rje mendore.Zoti Rama,fatkeqesish te kryeministeri im,je i pamerituar per postin qe mb ane e sigurisht pa pergjegjesine do ta paguash prej a tyre qe i mendon, si dikur, rajane te nde. Zoti Kryemin ister,sot ngjane si personazhi i leter sise ruse,OBLLOM OV,i cili e shihte R usine,si ti Shqiper ine,prej kariges k u je ulur.Fundi i k tij modeli drejtim i dihet.Pershende tje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *