Një deklaratë e Ramës për kufijtë ngjall ilaritet në mediat greke

DITA Online

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se me Greqinë po diskutohet për kufirin detar, ka ngjallur reagime në vendin fqinj. Në fakt, mediat greke e kanë përcjellë në ligjëratë të drejtë, por paksa të cunguar  deklaratën e kryeministrit shqiptar, raporton AbcNews.

Në kohën që Rama, në intervistën e tij u shpreh se “me Greqinë po diskutojmë kufirin detar”, kjo fjala e fundit është hequr nga citimet e mediave greke.

Portali i gazetës “Ta Nea” e cilëson si “silurë”, deklaratën e kryeministrit shqiptar, ndërsa Kathimerini, konstaton se ajo shkakton pikëpyetje dhe e rendit Greqinë ndër vendet me të cilat Shqipëria ka probleme kufitare.

Ndaj deklaratës ka reaguar edhe partia më e madhe opozitare, Demokracia e Re. “Pretendimi i zotit Rama se po diskuton me Greqinë çështje kufijsh, përbën një problem madhor për stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga shefi i departamentit ndërkombëtar të Demokracisë së Re, deputeti Jorgos Koumoutsakos.

Partia më e madhe opozitare kërkon gjithashtu që qeveria Tsipras të përgjigjet qartë nëse po diskuton me Shqipërinë ripërcaktimin e kufijve. Dhe së dyti, çfarë qëndrimi ka Athina zyrtare ndaj mendimeve të zotit Rama për një ripërcaktim të kufijve në gjithë rajonin.

Burime nga qeveria greke, që folën në kushte anonimiteti për televizionin Klan, ishin të mirinformuara. Ata thanë se Edi Rama e kishte fjalën për kufirin detar dhe negociatat që po zhvillohen prej vitesh midis të dy palëve.

Burimet shtuan se deklarata e kryeministrit shqiptar nuk përbën shqetësim, por nga ana tjetër thanë se nuk do të lejojnë që marrëdhëniet midis Greqisë e Shqipërisë të ndërlidhen me shkëmbime eventuale territoresh që mund të bëhen ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Në korrik të vitit të kaluar, sa kryeministri grek, aq edhe komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn, kishin shkaktuar pështjellim në Greqi, kur kishin deklaruar se Athina dhe Tirana po diskutojnë një ristrukturim të kufijve. Por pas reagimeve të fuqishme, të dy kishin sqaruar se e kishin fjalën për kufirin detar.

v.l/ Dita

Share This Article
7 Comments
  • E drejta do shkojë te i zoti. Sa shumë afron koha, aq më shumë u “djeg miza në kësulë”. Çështja e kufirit u djeg shumë, sepse e dinë fort mirë ata, që kanë grabitur më shumë se 17 mijë km2 tokë nga të Shqipërisë. Që nga PREVEZA, JANINA E DERI NË KASTORJA ETJ.
    Drinzi Bardhi

  • Dmth qe greket u sqaruan qe nuk diskutohet per Camerine, por per dhenien e Detit.
    Flini oi qete populli grek, Ramuti mendon per ju., dhe shqipot do kujdesen qe ta merrrni gjithe detin ne te ardhmen

    • kolo
      gazekarija jonë nuk ka asnjë lloj ideje të asaj që shkruan!!ajo ka një parim të thejshtë e të qartë”të shkruaj”!!
      nuk është e rëndësishme se çfarë shkruajnë,nuk është e rëndësishme në përdoren fjalë të huaja,nuk është e rëndësishme nëse fjalët pasqyrojnë apo jo atë që ka ndodhur,nuk u intereson nëse tiutulli nuk ka asnjë lidhje me përmbajtjen e shkrimit!!
      llum hesapi o kolo!!
      si e thotë dhe gano për shkaktimin e ilaritetit,shkaktimin e të qeshuarave,askund nuk shihet qeshje a humor në qëndrimin e shtypit gërk!!
      duam apo nuk duam ata nuk i marrin me “ilaritet”,me humor këto çështje si këtu tek ne!!
      ata i marrin më tepër se SERIOZISHT çështjet që kanë të bëjnë me shtetin dhe sovranitetin e tyre!!
      do të ishte një nder nga ana jonë të mësonim nga këmbëngulja e tyre për të mbrojtur me një kokfortësi,shpesh të padrejtë,interesat e tyre shtetrore!!

  • Po pse (perke) ka ndonje fjale Epirote tek titulli (title) zoti Sokolov qe nuk kupton (kapito) fjalen Ilaritet?
    Mesohen veshet ziti Sokol.Ne periudhen 30 vjecare Demokraci qe mesuam anglisht kemi Tager,Akses,Okey,Story,Lluke,tj.
    Koha ben te vetin zoti Sokol.
    Ashtu sic krijuan (criate) gluhen (glosan) e bukur (buatiful) Shqipetare Austriaket dhe Italianet ne sekullin sentury) e 17te dhe duken sikur jane “Ilyre apo Epirote” sot,Fjalet si deklarate,minister,kryeminister,diskutim,reagim, fakt,mediat,ligj,raport, interviste,fund,eshte,citimet,portal,gazete,silure,problem,reaguar,partia,stabilitet,siguri,rajon,shefi,deputet,opozitare etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *