“Kanë marrë para”… Portali akuzon ministrin se deklarata e tij dështoi aksionin në shtëpitë e gjyqtarëve

b.m.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka komentuar mbrëmjen e së enjtes vendimin për uljen e dënimit ndaj Dritan Dajtit, i cili vrau katër efektivë policie në vitin 2009.

I ftuar në TV “A2”, Lleshaj u shpreh i sigurtë se nuk ka pasur shantazh ndaj gjyqtarëve.

”Nuk ka pasur shantazh ndaj gjyqtarëve, ndoshta kanë marrë para”,-u shpreh Lleshaj.

Për portalin CNA, kjo është arsyeja pse aksioni i mëngjesit të sotëm i policisë në shtëpitë e tre gjyqtarëve dështoi, sepse vetëm njërit prej tyre iu gjet një shumë e vogël eurosh.

“Deklarata e Lleshajt duket të ketë qenë një paralajmërim i qartë, pasi vetëm pak më vonë, policia ka ushtruar kontrolle “blic” në banesat e gjyqtarëve, të cilët shpëtuan Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm” – shkruan CAN.

Për gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Vlorë, Skënder Damini, gjyqtarin në Gjykatën e Apelit të Vlorës, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër, ka nisur procedimi penal për veprën penale korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të lartë të drejtësisë,  dhe shpërdorim të detyrës.

Disa ditë më parë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar, për Dajtin, i cili ishte dënuar me burg përjetë, duke ja zbritur këtë dënim me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009. Procesi ndaj Dajtit zgjati rreth 10 vite, ndërsa nga gjykata e Shkallës së Parë u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2014.

b.m. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *