Rita Orës i vjedhin 4 milionë euro

Leda Hysa

Një kontabilist në Britani e Madhe akuzohet se ka vjedhur miliona euro nga klientët e tij, të profilit të lartë.

Edhe vetë Andrew Munday ka konfirmuar se ka vjedhur klientët, ku përfshihet edhe ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, Rita Ora.

Sipas mediave angleze, këngëtares shqiptare i janë vjedhur rreth 4 milionë euro.

Kontabilsti 37 vjeçar ka vjedhur edhe emra tjerë të njohur, duke shfrytëzuar paratë për të blerë shtëpi.

Këto vepra, personi në fjalë i bëri kur ishte i punësuar në kompaninë e falimentuar, “Blue Cube Business LTD”. Munday, nga Velocette Way i Northamptonit, ka pranuar fajësinë në një gjykatë në vendlindjen e tij për nëntë raste.

Pas këtij rasti avokati i Ritës, Graham Shear, nga kompania ndërkombëtare ligjore, Bryan Cave Leighton Paisner, ka thënë se shumica e parave që janë marrë nga klientja e tij i janë rikthyer asaj.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *