Renzi pendohet për zgjedhjen e Mogherinit: Zhgënjeu në politikën e jashtme

DITA Online

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi ka botuar së fundmi një libër, ku zbulon edhe shumë nga prapaskenat e qeverisjes gjatë drejtimit të ekzekutivit italian dhe marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtare.

Renzi thotë se kancelarja gjermane Angela Merkel do të ishte kandidatja më e mirë për Presidencën e Këshillit Europian. Ai mendon se kancelarja do t’i shërbente shumë mirë drejtimit të diplomacisë europiane, duke qenë se ata që mbajtën këtë post këto vite “zhgënjyen me rezultatet e tyre”. Fjala është për Federica Mogherinin, e cila pas drejtimit të Ministrisë së Jashtme italiane mori postin e Përfaqësues së Lartë për Politikën e Jashtme Europiane. Performanca e Mogherinit, të cilën ai vendosi ta propozonte për këtë post pas një beteje të ashpër në verën e vitit 2014, “ishte afër zeros” dhe Matteo Renzi i penduar thotë se mban përgjegjësi të plotë për këtë zgjedhje.

Ish-kryeministri në këtë rast ishte viktimë e “sindromës Becket”. Historia mes Matteo Renzit dhe Federica Mogherinit është e ngjashme me atë të Mbretit Henrik II, i cili propozoi në krye të Kishës së Anglisë mikun e tij më të mirë, Thomas Becket, duke menduar se do ta përdorte si të donte. Kur pa se ai e mori shumë seriozisht paanshmërinë që i impononte posti, mbreti shpërtheu ashpër kundër tij.

Corriere Della Sera shkruan se ndoshta gjykimi ndaj Mogherinit është i padrejtë. Ndoshta gjatë detyrës së saj ka qenë shumë e ndrojtur, ndoshta do të duhej të kishte pasur më shumë kurajë. Por të paktën, në një rast të rëndësishëm siç ishte ai i marrëveshjes bërthamore me Iranin, ishte në lartësinë e duhur në ndërmjetësimin e rëndësishëm dhe vendimtar, siç thanë edhe protagonistët e asaj maratone negociatash, John Kerry dhe Mohammad Javad Zarif. Por gjithsesi, Federica Mogherinit i ka munguar pikërisht një strategji për politikën e jashtme.

v.l/ Dita

Share This Article
3 Comments
  • Kjo eshte nje proserbe dhe prosllave,qe po demton rende politikat europiane ne ballkan.po demton sakrificen e popullit shqiptar te Kosoves.Kjo duhet shporrur nje ore e me patre.Renzi ka te drejte per kete bushter sllavofile.

    • Eshte e mirepaguar nga serbet edhe nepermes FIAT ( Cerrvena Zastava ne Serbi ) dhe punen e saje ajo e kreu per mreklii por , qe Vuciqi do te angazhoje edhe shqiptar ne projektin e tij
      SANU 2 per te cilin do te punonin me aq perkushtim edhe shqiptaret , kete se kisha besuar kurre . Tani eshte cfare eshte dhe ndodhi cfare ndodhi,na mbetet ne si gjithmone popullit shqiptar ti pastrojme keto bajga qe ata na I bene para dere nqs. nuk jemi teper vone …

  • Mogerini eshte nje femer e qelbur qe bie era shurre 2 km larg.Bucja e mutit ha qyl 27 milion euro ne muaj rroge nga BE-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *