Në një intervistë për gazetën Dita, Kristaq Kume, ish-kryetari i KQZ-së i propozuar nga socialistët, analizon ngërçin e krijuar orët e fundit për djegien e mandateve të deputetëve të opozitës.
Kume thotë se “nuk ka asnjë ngërç ligjor” por “problemet janë politike, më shumë se sa ligjore”.
“Ndoqa intervistën e Ramës dje në të përditshmen italiane Corriere della Sera dhe më bëri përshtypje prononcimi i tij kur tha në fillim se nuk do të japë dorëheqjen, pastaj në fund tha se po të zhvillohen zgjedhjet unë fitoj përsëri. Pra e la të hapur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Problemi gjithsesi është i vështirë për modalitetet me të cilat do të hyhet në këto zgjedhje” – thotë Kume.
Më poshtë intervista e tij me gazetarin Xhevdet Shehu:
– Zoti Kume, opozita thotë se ka marrë vendim për djegien e mandateve. Çfarë ndodh nëse e bëjnë realisht?
– Unë e thashë dje gjatë një prononcimi se djegia e mandateve është veprim ekuivalent me dorëheqjen dhe nuk ka asnjë ngërç ligjor. Nëse realizohet, Kuvendi i Shqipërisë krijon vakanca dhe për këtë njofton KQZ.
– Po çfarë ndodh më pas, është parashikuar një situatë e tillë në Kodin Zgjedhor?
– Mënyra si ndodh më pas nuk është parashikuar në Kodin Zgjedhor por për analogji mund të merret rasti i vakancave për një deputet. Nisur nga kjo analogji hap shtegun që të marrin mandatin partitë politike që nuk kanë garuar por kanë herësin më të madh që mund ta përfitojnë një gjë të tillë. Por ky është një akt in ekstremis i opozitës dhe krijon probleme të tjera.
– Çfarë problemesh?
– Problemet janë politike, më shumë se ligjore.
– Mazhoranca i ka numrat për të qeverisur…
Jemi fiks si para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017. Opozita nuk donte të hynte në zgjedhje. Edhe atëherë mazhoranca i kishte numrat për të qeverisur. Nga ana ligjore atëherë, si edhe sot, nuk kishte ngërç, pra mazhoranca dhe Parlamenti mund ta vazhdonin punën dhe zgjedhjet mund të zhvilloheshin normalisht edhe pa opozitën. Por nga ana politike për një shoqëri demokratike me parimin e përfaqësimit është e papranueshme që vendi të ngelet pa opozitë. Pushteti përbëhet nga dy komponentë të rëndësishëm mazhorancë + opozitë, dhe me rënien e opozitës ka rënë dhe pushteti.
– Cilat mund të jenë pasojat?
– Pasojat janë të pashmangshme. Ky veprim shpie drejt një ngërci të madh politik, është një situatë që do të kërkojë reflektim të shumicës për të gjetur zgjidhje se si mund të realizohen zgjedhjet, a do i lihet kohë për kuadrin ligjor apo për kodin, nuk është aspak pozitive, pasi vendi ndodhet në prag të marrjes së ftesës për të hapur negociatat. Shumica mund të vijojë punën pa qenë asnjë deputet i opozitës, pasi ka mbi gjysmën, por nuk mund të miratojë ligje që i takojnë reformave. Përsëris, në çdo rast kjo është e pamjaftueshme. Ne pretendojmë të ndërtojmë një shoqëri demokratike sipas të gjitha standardeve bashkëkohore.
– Atëherë cila është zgjidhja zoti Kume?
Vetëm nëpërmjet një marrëveshjeje politike si në 2017-n mes Ramës dhe Bashës. Sot problemi është edhe më i thekshëm pasi opozita ka bërë fakt të kryer mospjesëmarrjen në pushtet, në këto kushte vendimi dhe zgjidhja e këtij ngërçi politik ngelet në duart e mazhorancës. Mazhoranca duhet të pranojë zgjedhje të parakohshme. Ndoqa intervistën e Ramës dje në të përditshmen italiane Corriere della Sera dhe më bëri përshtypje prononcimi i tij kur tha në fillim se nuk do të japë dorëheqjen, pastaj në fund tha se po të zhvillohen zgjedhjet unë fitoj përsëri. Pra e la të hapur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Problemi gjithsesi është i vështirë për modalitetet me të cilat do të hyhet në këto zgjedhje.
– Ku qëndron vështirësia?
– Opozita i kërkon zgjedhjet e parakohshme, por pa Ramën Kryeministër. Ajo kërkon qeveri teknike. Si do të zgjidhet ky ngërç. Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen edhe po shpalli zgjedhjet e parakohshme. Por opozita këmbëngul për një qeveri transitore, si në 2017-n kur në kabinetin qeveritar u futën gjashtë ministra të saj. Nuk besoj se opozita mund të kënaqet me kaq. Ajo kërkon rrëzimin e Ramës, pra të hyjë në zgjedhje pa Ramën Kryeministër, gjë që më duket në kufijtë e së pamundurës. Këtu qëndron vështirësia.

Pyet Rame tepsia per ftesen per hapjen e negociatave, veç per pushtetin e tij. Me ne fund fajin e ka Saliu!!!
Saliu i shkrete e ka hallin te populli i varfer, ha ha ha …
Ti Fidel KARRstro qenke llumi i me i paster me te cilin Saliu UDB-ja mburret….
Ik more kriminel me nofken ” Fidel Kastro “, katundar shpellash po ku merr vesh ti nga morali dhe normat demokratike. Ti beson se sa here te ngrihet malokeria dhe banditet e shpellave sepse nuk iu beson populli dhe kerkojne zgjedhje te parakohshme, duhet prishur normaliteti demokratik. Sistemi demokratik nuk eshte sistemi i shpellave dhe i pyllit por i qyteterimit ku duhet respektuar zeri i shumices dhe pritur zgjedhjet e radhes. Bandit.
Raul hajvani ,qe nuk ndrishon shum nga vellai tend Fidel
Duhet te respektohet zeri I shumices se ndershmerise dhe
jo I shumices se marezise. Hajvani Raul ,,,kishim tre zona
ne kete vendin ton te mjere ,qe lulezonte hashashi me ne krye Lazon ,,, kur erdhi shumica e marezise na I shtojti ne 200 zona hashashin !!!! Marezija e shumices te ben gjemen ,se eshte shumice dhe nuk ja del dot. Problemi I madh I nje populli eshte kur shumica e tij nuk kupton marezine dhe e ndjek ate,,kunder urtesise qe eshte pakice e vogel . Ndoshta e ke fjalen per kete qe shkruaj une [ per shumicen e ndershme demokratike ]
Kumja flet sikur eshte i goditur nga semundja e Alzhameirit (Alzheimer Disease) Dorezimi i mandateve behet personalisht, sic i kane marre me vendim te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Se cfare do te behet me pas eshte detyre e KQZ. Mire eshte qe t’i dorezojne sepse kane deshtuar totalisht dhe per nje mije vjet nuk vine me ne pushtet. Ish-diktatori Sali Berisha ka deshire te beje rapsodi me cifteli, sepse denimin me “plumb ballit” e hoqi vete nga Kushtetuta e Shqiperise. Per ato cfare i ka bere popullit shqiptar, Berishovici duhej te ishte varur 10 here ne litar!
Dori !
Per cfare ka ba e ka lyp 10 here,po asht pak.Megjithekete njihere mjafon i del plot dhe tepron.Nji kalangerq si burotino asht fiziku dhe fizionomia e tij.
MNJFJALE …HAJDE RRADHA …TJETRI…..!!
SHENDOSH MANASTIRI SE KALLOGJERE KA PLOT …!!!
O Fidel po cdo vit qeveri teknike se u do bytha ketyre s do tu jape Rama ,keta duan tu japesh pushtetin ,se me vota se marin me keto figura politike te konsumuara
Ti Fidel Kastro qeke kopil,nuk ha mut kot
Ase mos e mendoni .Nuk ka asnje arsye qe te behen zgjedhje te parakohshme edhe perse dihet botrishte qe rama vazhdon te fitoj edhe neser ne se futemi ne votime.
Nuk duhet te lejojme qe ky raste te ktherhet ne precedente sa her behen protesta dhe sa her opozita ka malle per pushtatin e humbur. Pushtetin nuk ja mori askush me forc pore me voten e lira.
Keta jan mesuar te vjedhin vete votat ndaj kerkojn rrezimin e Edi Rames pasi Rama ua ka mbedhur hesapin dhe nuk guxon askush te vjedhe votat.
Ky raste kaqe negativ duhet sukluare dhe jo du japim mbeshtatje ketyre vandalistave qe kerkoj te marrin pushtet me dhun dhe ne Tavoline.!
BE dhe SHBA besoi qe keto fenomena kaqe negative nuk duhet ti mbeshtese.!
Analize bythqiresh,po cfare ndryshimi ka nese opozita nuk djeg mandatet dhe nuk voton ligjet qe i takojne reformave,dhe djegja e mandateve per te mos ia pare me fytyren ne ate stalle derrash qe quhet parlament?kur kjo e degjeneruar opozite kundershtonte integrimin e shqiperise ne sallen e parlamentit Europian,cfare tjeter mund te presesh nga keta bandite opozitare qe e duan aq shume kete popull?
Asgje nga keto qe thote Kristaq Kume nuk duhet degjuar dhe marre per baze. Pozita duhet te vazhdoje punen sikur nuk ka ngjare asgje. Asnje pazar me opoziten. Pa dyshim qe negociatat me BE-ne nuk hapen. Por nuk ishte e sigurt qe edhe me pranine e opozites ne Kuvend ato do te hapeshin! E vetmja gje qe duhet te beje shumica eshte t’i propozoje opozites, para largimit te saj perfundimtar nga Kuvendi, aprovimin e nje amendamenti shtese ne Kushtetute: Qe do te thote:”Kur nje grup parlamentar, ose nje parti politike, vendos te djege pergjithmone mandatet, keto mandate nuk zevendesohen dhe nuk plotesohen. Pra Kuvendi vazhdon punen normalisht kur me shume se gjysma e deputeteve jane te pranishem. Dhe djegia e mandateve hyn ne fuqi diten kur njoftohet KQZ-ja. Po ate dite marrin fund edhe pergjegjesite dhe privilegjet e parlamentareve te larguar”! Kaq. Normalisht opozita duhet ta pranoje kete amendament nese e ka seriozisht qe do te largohet perfundimisht nga parlamenti. Ne kete menyre zgjidhet nje here e mire edhe ngerçi kushtetues.
Kumja eshte vec nje palaco dhe ndyraq i pa fytyre,,eshte po ajo specie si katundari torollak dhe zorraxi prej lezhet:
nikollleshi
Fidel Kasto duhet tja dini per nder Edi Rames qe nuk don zgjedhje te reja dhe te parakoheshme e para qe te piqene se jeni kakarec ne te gjitha drejtimet dhe e dyta ne kete situate Rama jo vetem tepsine por do te marri edhe kapakun.Keshtu qe do te mbeteni jashte nga gjithe dreejtimet.Ti ruaj veten se keto nuk mendojne as per mua dhe as per ty.