Prokurorja që dënoi politikanët në Rumani tani është në telashe. Por ka fuqishëm në krah Brukselin

b.m.

Rumunët u mblodhën të premten para zyrës së prokurorit në Bukuresht për të treguar mbështetjen e tyre për Laura Codruta Kovesin, ish-drejtoreshën e Agjencisë Anti-Korrupsion të vendit, e cila është një nga kandidatet kryesore për postin e prokurorit të parë publik të Bashkimit Europian.

Në një artikull me titull “Rumunët mbështesin ish-prokuroren pasi akuzohet për korrupsion” autorja Ana Maria Luca shkruan:

Një numër i madh mbështetësish sollën dhe lule dhe brohoritën për Kovesin ndërsa ajo mbërriti në një seancë ku prokurorët e kishin thirrur atë si të dyshuar në një rast korrupsioni.

Pavarësisht lëvdimit nga diplomatë të BE-së dhe të huaj për qindra dënime për korrupsion të dhëna gjatë pesë viteve të saj si kreu i Drejtorisë Kombëtare të Anti-Korrupsionit të Rumanisë, qeveria e udhëhequr nga social demokratët në Bukuresht kundërshton haptazi kandidaturën e saj.

Një agjenci e re qeveritare, Departamenti për Hetimin e Veprave Penale në Sistemin Gjyqësor, e ngarkuar me hetimin e magjistratëve për korrupsion, thirri Kovesin të premten si të dyshuar, të njëjtën ditë që ajo ishte thirrur për t’u intervistuar në Bruksel.

Pasi një komision përzgjedhës i BE-së zbuloi se Kovesi ishte kandidatja kryesore për postin e prokurorit publik të BE-së, agjencia e hetimit e thirri atë për seancën dëgjimore, pas një ankese të paraqitur nga manjati Sebastian Ghita, i cili ka marrë azil politik në Serbinë fqinje.

Ai tha të mërkurën për mediat rumune se Kovesi kishte qenë mysafire në shtëpinë e tij disa herë dhe e akuzoi atë për marrje ryshfeti.

Vetë Kovesi tha për mediat të mërkurën se ajo ishte e pafajshme dhe se nuk do të hiqte dorë nga kandidatura e saj për postin e prokurorit të BE-së.

“Gjatë ditëve të fundit kam qenë viktimë e një fushate shpifjesh, e krijuar ndoshta nga dëshpërimi i disa njerëzve për shkak se unë u vlerësova si kandidatja kryesore për porsin e kryeprokurores së BE-së,” tha ajo.

Polemikat në Bukuresht për kandidaturën e Kovesit në BE gjithashtu ka nxitur mbështetjen e disa politikanëve të BE-së dhe të Departamentit Amerikan të Shtetit. Komisioni Europian gjithashtu paralajmëroi të enjten se prokurorët që aplikojnë për postin e kryeprokurorit europian duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë.

Pas seancës, Kovesi mori një avion për në Bruksel.

b.m. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *