Vrasja për një lodër seksi, arrestohet italiani

Leda Hysa

Një vrasës i arratisur italian, i cili vrau dy shqiptarë për hakmarrje në 2012 është arrestuar në Barcelonë.

Italiani ishte liruar me kusht deri në përfundim të hetimeve, por theu vendimin e gjykatës duke u arratisur drejt Spanjës.

Maurizio Archinito, 26 vjeç, goditi dhe vrau shtetasit Alban Medha, 51 vjeç dhe Ndue Bruka, 28 vjeç, në Abbiategrasso pranë Milanos në vitin 2012, pasi ata i hynë në banesë dhe lanë një vibrator në shtratin e prindërve të tij.

Archinito u dënua për vrasjet e shqiptarëve së bashku me vëllain Mattia, në korrik të vitit të kaluar, por u arratis në Spanjë, ndërsa kishte marrë lirinë me kusht. Archinito u lirua fillimisht dhe nëna e tij gënjeu autoritetet duke thënë se ata kishin qenë në banesë duke parë filmin “L’onore e il rispetto”’ – (Nder dhe Respekt).

Megjithatë, aktgjykimi i pafajshëm u hodh poshtë pas një ankese në korrik të 2018, dhe Maurizio iku në Spanjë. Një zëdhënës i Policisë Kombëtare Spanjolle tha sot: ‘Policia e Shtetit e ka arrestuar në Sabadell, në provincën e Barcelonës, pas informacionit se ai ishte në arrati nga autoritetet italiane”.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy shqiptarëve së bashku me të vëllain për motive hakmarrjeje. “Viktimat kishin kryer një grabitje në shtëpinë e familjes së të arratisurit, ku ata kryen një gjest ofendues ndaj nderit të vëllezërve që çuan në aktin hakmarrës”.

Vrasjet ndodhën më 16 nëntor 2012 në Abbiategrasso pranë Milanos. “I burgosuri dhe vëllai i tij qëlluan për vdekje dy shqiptarët me një pushkë dhe një pistoletë, duke i vrarë nga distanca të afërta për shkak të hakmarrjes. “Motivi ishte gjesti ofendues i viktimave me sa duket të kryer gjatë vjedhjes, të cila kishin lënë një vibrator në shtratin e prindërve të vëllezërve italianë”.

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • NUK e kuptoj kte kryeartikull per nje loder seksi , ndoshta per artikullshkrusin lodra seksit mund te jet shum e dashur , por mendimi qe e gjith bota esht e degjenerume i ka çuar kta hajdut te rendomt te bejn kte veprim , ktu behet fjal per nder per kte fjal qe nuk ka humbur akoma ne europ , por qe ne vendin ton ka 25 vjet qe ka ikur ne drejtim te pa ditur , mir qe vodhen po me çte drejt i vret dy her dhe i ofendon ne kte menyr , ne nje menyr qe ndoshta ne vendin ton kto vite demokracie esht argtuse dhe trendi , por qe ne bot jo te ter ndajn nje mendim me SHQIPTARET e SHQIPRIS sot.

  • NUK e kuptoj kte kryeartikull per nje loder seksi , ndoshta per artikullshkrusin lodra seksit mund te jet shum e dashur , por mendimi qe e gjith bota esht e degjenerume i ka çuar kta hajdut te rendomt te bejn kte veprim , ktu behet fjal per nder per kte fjal qe nuk ka humbur akoma ne europ , por qe ne vendin ton ka 25 vjet qe ka ikur ne drejtim te pa ditur , mir qe vodhen po me çte drejt i vret dy her dhe i ofendon ne kte menyr , ne nje menyr qe ndoshta ne vendin ton kto vite demokracie esht argtuse dhe trendi , por qe ne bot jo te ter ndajn nje mendim me SHQIPTARET e SHQIPRIS sot.mir qe i vjedhin por fusin dhe mutin ne familjen e tjetrit pa arsye dhe me te pa drejt , nuk kan faj kta djemt.

  • Me ben pershtypje ,hajdutet Shqiptare ,mbasi vjedhin vene dhe lodra seksi ciper krevatit ,dhe per hakmarje keta dy vellezer denohen me burgim te perjetshem , qe kane moralisht pak te drejte , mar shkas te them ,si ka mundesi ne Albanistan ,nje maskara vrases , ndihmohet nga gjygjtaret shkerdhata tane ,qe vrau 4 police ,qe ishin ne detyre dhe komlet te pa fajshem .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *