Bernie Sanders do të kandidojë sërish për president të Shteteve të Bashkuara në vitin 2020, duke bërë kështu një përpjekje të dytë për të siguruar nominimin e Partisë Demokrate.
Senatori i Vermontit u kthye në një yll politik në rritje në vitin 2016, edhe pse e humbi tentativën e kandidaturës përballë Hillary Clintonit. Duket se, me këtë në mendje, tani kërkon ta provojë përsëri.
Në një “e-mail” drejtuar mbështetësve të tij, Sanders tha se është koha për të përfunduar “revolucionin politik” që kishin nisur.
Një kritik i hapur i Donald Trumpit, 77-vjeçari e ka përshkruar atë si “gënjeshtar patologjik” dhe “racist”.
Politikani i pavarur, i cili garon me demokratët, është një prej emrave më të njohur që i bashkohet turmës së larmishme të kandidatëve të Partisë Demokrate, e sondazhet e para tregojnë se ka mjaft epërsi.
Me thirrjet e tij për kujdes shëndetësor universal, nën kujdesin e qeverisë; një pagë minimale kombëtare prej 15 dollarësh dhe arsimim pa pagesë, Sanders arriti të grumbullojë miliona dollarë përmes shumë donacionesh të vogla, që janë kthyer sot në shtyllën e kësaj partie.
Nëse përpjekja e tij e radhës rezulton e suksesshme, atëherë 77-vjeçari do të bëhet kandidati më i vjetër presidencial në historinë e Shteteve të Bashkuara.
o.j/dita

I uroj fitore.
Uroj qe programin e Sanders,nje nga emblemat aktuale te te majtes boterore qe imponoi ne SHBA per here nje diskutim politik te majte te studjohet dhe adaptohet ne kushtet e Shqiperise nga PS.Sanders,Korbyn dhe mbi te gjitha Piketty me …Kapitalin…e shekullit 21 jane perfaqesuesit me te fuqishem te neomarksizmit modern qe po ndikojne ne trajtimin e problematikes komplekse te botes bashkohore,sidomos te pasurimit te pafund te nje grushti njerezish dhe varferise se tmerreshme te miliardave ne shekullin e revolucionit te 4..industrial.
Ky eshte komunist, jo socialist.
Sanders fiton se ka rinine me vehte
Trashëgimimtar I denjë I drejtuesve më HUMAN të SHBA.
Nje urith apo skuth Komunist i kamufluar ne Demokracine Amerikane ,prej shume vitesh ky matuf ka vepruar ne hije,ndersa kete dekatd e ka nxjere koken mori zemer nga administrata OBAMA
Beni qe ke emer qeni. Po te jesh kurve e Trump, vertet ashtu do te duken te gjithe. Hap syte skuth i ruseve se do ju shkelim me kembe ne Nentor te vitit tjeter.
Po ti si e ke emrin o race Hihenash, dhe Qente te kryqezofshin Racen o race e poshter koke kuqesh me gjysem golfi ,qe je ritutur dhe do vdesesh me draper e cekan nen jastek dhe yllin e kuq sovjetik ne Zemer. o na rufshe leshte e na hengesh ate mjaltin e mengjesit
Ka mundesi te mos e perfundoje fushaten.
Fushata eshte pak si larg dhe mosha nuk ja premton nje gje te tille.