Cilësia e naftës dhe çmimet e larta janë kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët shqiptarë. Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit bën me dije se që prej 1 janarit janë regjistruar 334 ankesa, të cilat i janë dërguar institucioneve të linjës për ndjekje të mëtejshme.
Cilësia e karburantit mbetet një nga shqetësimet kryesore në Shqipëri. prej 1 janarit në Zyrën e Mbrojtjes së Konsumatorit janë paraqitur 334 ankesa për cilësinë dhe abuzimin me çmimet.
Drejtori i Zyrës, Hasan Stafa, në një kronikë të trasmetuar nga Ora News deklaron se kohët e fundit ka pasur rritje të denoncimeve.
“Nga data 1 janar deri me 15 shkurt në një raport kombëtar që kemi hartuar ne si Qendër e Mbrojtjes së Konsumatorit kemi 334 ankesa në total. 186 ankesa kanë të bëjnë me rritjen spekulative të çmimit të naftës, nga 1650 lekë të vjetra deri në 1890 lekë të vjetra, 30-40% rritja e çmimit. 863 ankesa janë për mashtrimin në peshë, 51 ankesa kanë të bëjnë me ndotjen që krijon cilësia e dobët e naftës“, tha Stafa.
Ankesat e qytetarëve kanë shërbyer në shumë raste si indicie për hetimin e subjekteve, të cilat janë gjobitur dhe madje edhe u është hequr edhe licensa.
“Vitet e fundit, Autoriteti i Konkurrencës dhe Komisioni i Konsumatorëve parashikon gjoba të majme, ka raste që janë pezulluar subjektet që kanë treguar naftë të cilësisë së dobët, janë pezulluar subjekte që kanë mashtruar me çmimin dhe një pjesë e subjekteve pasi kanë përmirësuar standardet janë rihapur dhe një pjesë e tyre kanë tjetërsuar emrat e tyre“, u shpreh Stafa.
Për të shmangur luhatjet e shpeshta të çmimit të naftës, qeveria ka parashikuar një ndryshim ligji ku parashikohet krijimi i një Agjencie e cila do të monitorojë kompanitë që kanë detyrim krijimin e rezervave të karburanteve.
v.l/ Dita

Te na japi nje mendim te sakte dhe te qarte shoku EDI RAMA me rraqet ose militantet e ti pse karburanti ne Shqiperi eshte me i shtrenjti, me cilesine me te dobet pothuajse ne bote, bile te vjedhin deri “na kandar”. Tung.
Cdo popull meriton ate qe ka.
Rrofte populli shqipetar trim dhe heroik
Per karburantin ,cilesine dhe shtrenjtesine e ka fain shteti dhe vetem shteti .Shikojini tarifat qe mer shteti . Dhe nga ana tjeter le KASTRATIN me kompani ta perzjejne simbas qejfit karburantin ,me lloj lloj pislleqesh , e keshtu ndahen parate ne bashkepunim ,tamam si te UNAZA e RE .Kjo nuk eshte vetem per karburantet ,por eshte ne te gjitha intet tona ne te gjithe vendin . Mesojeni nga une ,keta si PS ,LSI ,dhe PD per makinat e tyre i vjen karburanti nga Wiena e AUSTRISE ,Pa dyshim eshte nga me te pastrat ne Bote .Lind pyetja shume interesante ,
A ,JANE KETA PARTI ,VERTETE KUNDERSHTARE POLITIKE ME NJERA TJETREN ?
Kush e gjen kte , gje a gjeze ?
Pyesni Herjon Bracen ,ai ja tundete dikur dekumentat ,surratit Sali largqoftit gjithe pislleqet , nga foltorja e parlamentit ,dhe tani ka futur koken si struci , eshte i shkreti prap ne opozite ?, , ja u kallxon konja ,ai ,ku i kane pikat e tyre keta ne Shqiperi ,me karburant akullore nga Wiena , qe furnizohen me tollona .
Cohuni ,o te mjere ,e tregojahuni vendin ketyre maskarenjve .
.