Ngjela: Rama të rrijë Ministër i Jashtëm, janë të paktën 10 socialistë që e bëjnë kryeministrin më mirë se ai

b.m.

Avokati Spartak Ngjela, sheh si të vetmen mundësi për zgjidhjen e krizës politike dorëheqjen e Ramës si Kryeministër dhe zëvendësimin e tij me një tjetër socialist.

I ftuar në Ora News, Ngjela thotë se ky  veprim do të qetësonte dhe opozitën. Sipas Ngjelës, Rama i ka hipur kalit mbrapsht.

Ngjela: “Votat i ka marrë partia, jo ai. Sa herë ka krizë tërhiqet Kryeministri dhe del një Kryeministër i ri.Nuk them që të bjerë mazhoranca, çe gjen këtë të rrijë Ministër i Jashtëm? Pasi vë një Kryeministër bie kriza. Çfarë do të thotë Berisha me ata të vetët, asgjë. Pse nuk e bën?

Për të zëvendësuar Edi Ramën kanë të paktën dhjetë ata (socialistët). Asnjë nga ata nuk është në nivelin e mësuesit të vizatimit, janë mbi këtë nivel. 10 minimumi. Të ikë ai të bëhet Ministër apo kryetar Kuvendi dhe merr fund historia.

Ky është një Kryeministër që vesh brekushe dhe shkon në Stamboll.E kupton ku është ky?E kam thënë dhe në Kosovë, Batonit që e ka mik. Ja thashë që ta ndihmoj atë se i ka hipur kalit mbrapsht. Do t’i vijë edhe dita e padisë penale”.

b.m. / dita

Share This Article
14 Comments
  • SUPER AVAKAT NGJELA ! Je BRILANT dhe i MREKULLUESHËM AVOKAT NGJELA ! Bjeru HAJDUTËVE të të gjitha PARTIVE BANDITE të mbushur me HAJDUTÊ dhe FUNDËRRINA që VJEDHIN dhe ZHVASIN ATDHEUN e tyre !

    • Hahaha U bere kryetar partie dhe deshtove, nuk arrite te marresh as edhe nje karrike deputeti. Prandaj qepe gojen sepse nuk do te marrin doren e nje deshtaku qe te na tregoje se si do te ndertohet qeveria e Shqiperise. Je nje megaloman i pa korrigjushem dhe ne kete rast ti i sherben vetem qellimeve te Serbise e Greqise dhe Saliut. Nuk i sherben shqiptareve qendrimi jot kunder Edi Rames. Je si ai kokoshi maje plehut qe kendon cdo dite per nje cike … e kupton vete. Do beje mire te gezoje pensionin se me moshe rrjedhin edhe mendte e trute dhe nuk di se cflet me.

      • Ha ha ha!
        Duket sikur i eshte pergjigjur Edi ketij me kete koment!

        Por Ngjela ne kete rast ka dhene zgjidhjen me te mire per kete situate te ngaterruar.
        As gjeli nuk bie krejtesisht nga catia, as kaposhi i krisur nuk ngjitet ne cati!

  • Spartak NGJELA dje ne News 24 , e ka “qarè me lot” !!!!!!! Shkélqyeshém dhe Super i SAKTÉ pér gjithçka qé tha dhe ka théné !!! Deri tani , çdo gjé qé ka théné i NDERUARI AVOKAT NGJELA , kané dalé 100% té VÉRTETA !! RESPEKTE AVOKAT

  • Avokat,jume dini me mire se une, se qendrimi i Rames si
    K/minister tash per tash eshte nje domosdoshmeri histo-
    rike dhe sadomte perpiqen opozitaret : Binomi Berisha-
    Meta dhe “derivatet” e tyre Basha-Mona, thjeshte kllou-
    ne te te dy te pareve, kane vetem nje objektiv: zhberjen e
    sistemit te Drejtesise nga fillimi por sidomos : Vettingun,
    KLGJ, KLP,SPAK dhe BKH….! Te tjerat jane te gjitha tjerat jane “perralla me mbret” ,alibi propagande se gjoja
    ” i preu barku per popullin” ! Gjepura! E gjithe lufta qe behet ka nje objektiv te dyte: Shpetimin e pasurise,ne radhe te pare dhe burgut te RECIT, ne radhe te dyte. Keto jumzoti avokat i dini fare mire por disa tribulacione
    alla kinezce duke vene ne nje plan Berishen-Bashen,,rra-
    lle here mezi ta ze goja kur permend Meten qe eshte bash- kryetar i mafias shqiptare.Kete fakt kaq te rendesishem ne intervenimet tuaja ju e anashkaloni.Pran-
    daj here-here intervenimet tuaja stonojne nga mungesa e
    argumentave dhe objektivitetit.
    Sa kohe qe ende nuk jane ngritur institucionet e Drejtesi-
    se qe kam permendur me lart,,Ramen nuk e luan, jo
    Berisha, Meta dhe Basha por as “topi i Karafakut” sepse
    sipas bindjes se nderkombetareve Rama duhet te kryeje
    “detyrat e shtepise” ! Nuk jumshkon mendja ju analisteve
    qe deshira e Rames eshte zvarritja e ngritjes se institu-
    cineve me qellim qe te zgjase mandatin e tij edhe per nje 4 vjecar tjeter. Kete e tregon edhe fushaten qe ka nisur
    duke deklaruar hapur per mandat te trete. Le te hidhe
    pjeta kundershtaret e Rames nuk do arrijne ta nxjerrin
    jasht loje Ramen. Nuk e besoni kete ? Eshte puna juaj
    zoterinj ! Pervec kesaj, nuk mund ta them hapur per nje
    milion aresye pir dua t’ju ve ne mendime juve analistevr
    se Rama per Perendimin,me shume se per SHBA eshte
    modeli qe ata “adhurojne” ! Ai perfshine te gjitha “cilesite”
    perendimore. Me tej nuk e zgjas ! Pyetja ime eshte: cfare
    perfaqeson Berisha,Basha,Meta ? Ne syte e perendimit
    dhe te Amerikes, keta perfaqesojne regresin, reminishen-
    ncen,primitivitetin, kanunin, barjaktarizmin qe per menta-
    litetin perendimor perkthehet ne nje diktature “sui gene-
    ris” ! Te gjitha keto ju zoti avokat i dini,une vec sa jua
    refreskova….!

  • Z.Avokat,ke thene nje te vertete te thjeshte.Eshte krize e nje personi.Nuk ka grupim politik edhe sot,me serioz ,me te shkolluar se PS.Andej matane jane ububuja,rrugaceri,hajduter te uritur PD+LSI,qe mezi presin te vijne ne pushtet.
    Rama ka marre peng nje parti,po i ndryshon ADN,e ka kthyer mavi Rilindje hajdutesh,qe s`dihet nga vijne dhe zhduken perseri ne anonimitet si ajo pjeshka e Tatimeve.Eshte PS qe duhet te revoltohet dhe te permbyse kliken e Rames

  • “Mesuesi i vizatimit” minister i jashtem? Vetem Spartak Ngjela dhe Enver Hoxha e bejne kete,

    sepse:

    Jo vetem Kosoven, por edhe Shqypnine do t’ja fali Edvin Droga dhe Hashim Kurvari Serbise dhe Vucicit dhe Rusise se Putinit,

    njashtu:

    SI NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT.

  • Avokat, edhe ti qenke mik me Baton spiunin?
    Aha, te gjithe ju financoheni nga UDB-ja, nepermjet Batonit dhe krijoni nje rrumpalle te pa pare per popullin shqiptar, TURP!

  • z. Avokat nëse do e lexosh komentin tim, do tju lutesha që të na sqaroni : “Nëse veprohet siç mendoni ju, që Rama të ulet dhe në vënd të tij të vijë një tjetër nga maxhoranca, a ka gjasa që dhe ndaj atij tjetrit zërat e PD-së do të fillojnë të “gërmojnë” për të gjetur një “njollë” dhe pastaj të hidhen kundër tij ashtu siç kanë bërë dhe bëjnë për të gjithë?”. Mos dysho për këtë që yhem sepse kështu do veprohet 100/100. Pse do veprohet kështu , do të pyesni ju: ” sepse, sikundër dhe ju e shprehni vazhdimisht, tek të 140 deputetët tanë apo dhe ata pranë tyre me funksione të larta partiake, e kanë nga një “cen”. Pra, të gjithë kanë frikë nga përfundimi i reformës në drejtësi, prandaj dhe hidhen e përdridhen, nuk lënë gjë pa sajuar që ta pengojnë reformën. Ti je vazhdimisht i këtij mendimi. Në këtë këndvështrimi mendoj që Rama të vazhdojë të kryej më mirë detyrat dge opozita të çlirohet nga frika, të bëhen burra dhe të pranojnë “meritat” që mund tju njihen nga drejtlsia. Si thua avokat, duhet që Rama të vazhdojë, opozita të hyjë në zgjedhje dhe OSBE-ja të drejtojë zgjedhjet. pastaj kush të fitojë të na drejtojë, ata që humbin, të analizojnë shkaqet dge të mos na pengojnë në ecjen tonë përpara.
    I nderuar avokat, dëshiroj të më përgjigjesh!
    Arbëror Epiroti

  • Eh mor Take Take, stë bëri Rama, një çikë fare, ministër drejtësie që ta hidhje vallen, një çikë fare, më ndryshe se, e di që vdes, për një çikë, ministër. Një çikë fare. Eh çdo të lexonim pastaj!!!

  • terheqjen e kryeministrit e ke nga pervoja jote ne qeveri?te kam thene ,fol me pak dhe jo shume e per lume.Nuk ka krize,vetem stisje per krize,revolte nga frika se po ngushtohet laku.Asnje terheqje,ndryshe hapen precedente te rrezikshem.Doni zgjidhje?Votimet vetem me qeveri teknike?te vendoset ne kushtetute dhe ndryshimi te lejohet vetem me 140 vota.kujt ia mban torrovilja ta votoje.pra,45 dite para dites se zgjedhjeve te vendoset qeveri teknike me kompetenca te kufizuara.cdo ndryshim i ketij neni te kushtetutes te behet vetem me 140 vota.tekniket e qeverise te zgjidhen nga intelektuale te shquar ,pa parti,qe 15 vitet e fundit nuk kane luajtur asnje rol politik.keta te zgjidhen vetem nje here brenda nje afati 15 vjecar.keshtu te pritet edhe ty rruga per te enderruar ndonje cope lemoshe.

  • 20% e popullsise nuk mund ti imponoj vullnetin e saj 80% it cfare do qe te behet asnje nuk i shpeton burgut majtas dhe djathtas

  • Zevendesimi i kryeministrit me nji tjeter nga PS do i bllokojne opozitaret e nuk kane cfare te kercnojne.Miratohet SPAK dhe BKH me perfundimin me rrezultat te rreformes ne drejtesi dhe te gjithe pa perjashtim do shkojne si ciapi tek kasapi per tu vare sejcili ne kraben e vet.
    Opozita krenohet e shet mend se e rrezume Ramen.Nga anatjeter dy organizmat e miratume SPAK dhe BKH i hyjne cilizem politikanve te korruptuer e te kriminalizuem te cdo kraut.Rrezultati i votimeve do baje qe PS te fitoj bindshem.Edhe kater vite luftarake kunder krimit e korrupsionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *