Pagë shtesë për mësuesit. Fondi, i parashikuar në buxhetin e 2019-ës

Ornela

Pas kërkesave të vazhdueshme të mësuesve që në rrogat e tyre të shtohet edhe fondi për trajnimin, qeveria ka vendosur t’i trajtojë ata me pagë shtesë gjë e cila është parashikuar të mbulohet nga buxheti i ministrisë së Arsimit për vitin 2019.

Sipas vendimit të publikuar në fletoren zyrtare, paga do të rritet edhe për punonjësit jomësimorë përfshirë ata psiko-social dhe ata që sigurojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor edhe pse vetëm me 2% të pagës e cila aktualisht për këta punonjës është 42 mijë e 350 lekë.

Ndërsa mësuesit pritet të kenë edhe një fond për trajnimin krahas vjetërsisë që do t’i shtohet pagës që ata marrin, pagë e cila varion nga 40 deri në 50 mijë lekë në muaj, por që ende nuk bëhet e ditur se sa % e pagës do të jetë ky fond.

Më herët, përfaqësuesit e sindikatave janë shprehur për SCAN se e kanë të pamundur të trajnohen me një pagë të tillë duke kërkuar shtesën për trajnimin ashtu sikurse   ndodh edhe në vendet e tjera të bashkimit Europian.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *