Pas deputetëve të PD dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim, përveç Lefter Kokës kanë firmosur dorëheqjen nga mandati i tyre. Më poshtë është dhe letra e dorëheqjes si deputete të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi e cila ka firmosur e para heqjen dorë nga mandati i marrë si ligjvënëse nga radhët e LSI-së.
Në letrën e dorëheqjes së deputetëve drejtuar Kuvendit të Shqipërisë renditen dhe arsyet e këtij vendimi.
“Duke pasur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare, ku ndodhet vendi për shkak: të asgjësimit të demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës; të kapjes së kësaj qeverie në flagrancë duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë, siç dëshmojnë edhe dosjet gjyqësore të publikuara nga mediat ndërkombëtare; të kapjes së kësaj qeverie në afera flagrante korruptive dhe kriminale;
të eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë; të paralizës së shtetit, shtypjes sistematike dhe dhunimit të të drejtave themelore të njeriut dhe lirive të shqiptarëve duke përfshirë të drejtën e jetës, shëndetit dhe pronës.
Duke mbajtur në konsideratë se për këto shkaqe është krijuar një situatë e paprecedentë e krizës ekonomike, emigracionit masiv kombëtar dhe gjendjes katastrofale e mjerimit social;
Duke mbështetur plotësisht vendimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar të një qeverie tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentar.
Unë…, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke e vlerësuar si të pamundur vijimin e punës në Kuvendin e Shqipërisë, në mbështetje të shkronjës ‘b’, pika 2, e nenit 71 të Kushtetutës, jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati si deputet në Kuvendin e Shqipërisë”, thuhet në letrën e dorëheqjes.
Opozita vendosi të djegë mandatet si e vetmja rrugë e mbetur për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme që do t’i hapnin rrugë vendit drejt integrimit europian.
v.l/ Dita

Na plasi trapi
Nje buce me pak
Nje hajdute gjobevenese
Bravo .Je burrenesh malsie. Ate qe thua e mban.Vur gjaksin ketej e tutje te perballesh me moralin e ndershem politike qe te kane pergojuar .Tregoju qe je e pastert dhe se pasurine e ke vene me djersen e ballit. Nese ja del do te jesh dopjo burrenesh . Rrugen tende e ndjekshin te gjithe politkanet Majtas e Djathtas . Pastroheni ate koshere arrezash qe nuk prodhon azgje per kete popull.
Na mbeten femijet rrugeve te Londres,sepse ketu na i tallin kokpalaret e Bathores
Hajt pac doren e mbare
ka harruar ta dorzoj ne KQZ
Me se e ka vene pasurine…, me djerse!? Me djersen e kujt. Na e thoni edhe ne sekretin e asaj djerse qe te behemi milionere me florinj, jo me leke apo me like!
ti je per tu cuar pe ruajtur derrat
Mos more na fiku xnj sihanuk
O sa mire ky eshte lajm. Tani do te filloi pune si baxhelle
Mona po jemi me 20 shkurt 2019 dhe jo me 20 prill 2019 keshtu qe zimpatizanteve te tu jua ke me hile.
Jo or trim, nuk eshte as 2 dhe as 4. Eshte dicka si OL. Ndoshta o loqe popull, ose o loja, ose vdes per ty o like. Kush dreqin e merr vesh. Megjithese nuk duhet te harrojme qe eshte doktore shkencash tjetra dhe ndoshta ne inferioret nuk jemi ne gjendje ta kuptojme.
Kjo neandertale s’ka dorezuar asgje, vetem ka leshuar nje pordhe te qelbur, qe duhet te kuterboje gjithe parlamentin e rruget e Tiranes deri me 20 prill 2019! Vini re daten e shkreses leter bakalli. Keta jane plehrat me te ndyra qe mund te prodhoje shoqeria e konsumit dhe si plehra duhen trajtuar e hedhur ne qenef, atje ku e kane vendin.