Kuvendi ka miratuar rezolutën për nderimin e Ibrahim Rugovës nga Republika e Shqipërisë.
Miratimi i rezolutës u bë me konsensus, ndërsa në sallë mungoi deputeti Sali Berisha.
Sipas deklaratës, Rezoluta mban në konsideratë rëndësinë madhore të ish- Presidentit Ibrahim Rugova në rrugëtimin e shqiptarëve drejt shtetit të pavarur të Kosovës.
“Duke përqafuar trashëgiminë e veprës së tij thelbësore për konsolidimin e shtetit të pavarur të Kosovës dhe duke çmuar kontributin, vlerat dhe sakrificat e popullit të Kosovës, si dhe të patriotëve të shquar të saj Kuvendi i Shqipërisë nderon me mirënjohje të thellë kombëtare dhe me krenari patriotike punën intelektuale, politike dhe shtetërore të Presidentit Ibrahim Rugova. Gjithashtu, Kuvendi i Shqipërisë mbështet nismën për vendosjen e shtatores së Presidentit Rugova në një nga sheshet kryesore të qytetit të Tiranës dhe i sugjeron Bashkisë së Tiranës të finalizojë këtë nismë”, – shkruhet në rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Foto që shoqëron lajmin është shtatorja e Rugovës në Sheshin e Pavarësisë në Prishtinë.
Kjo shtatore u prodhua në Tiranë në shtator 2013. Ajo është e bronztë me një lartësi 4.20 m. /Dita/

Ibrahim Rriugova nuk i ka dashur asnjehere Shqipetaret e Shqiperise.
Per mua ngelet kapitulluesi me i math perballe Millosheviçit dhe arrogances sllave.
Le ta mbajne kush te doje dhe si ta doje.
Analizoni qendrimin dhe vepren e tij dhe do ta kuptoni
Rrugova eshte nipi i Xhaferr Deves, kriminelit me te pergjakshem kunder rinise komuniste Shqiptare.
Rrugova ska vend ne Shqiperi.. Ai jo qe nuk na ka dasht Ne shqiptareve te Shqiperise, por per cfar duhet ne Shqiperi???? Mos ka bere gje veper heroike, per Shqiperine, qe ka mbet ne mendjen e nje shqiptari te Shqiperise?? Ata qe duan bustin e tij, ta bejne dhe ta mbajne ne shtepin e vete.. Turp qe akoma keni ne koke vepra kmunizmi.. Ku ne asnje vend te botes se qyteteruar nuk behen xheste te tilla… Me thoni nje vend europian qe vendos buste lideresh, sado te mira te kete bere per ate shtet???? Ju jeni njerez te cmendur.. Jeni te kaluar kohes se fashizmit .. Ai sduhet te jete ne Shqiperi kuuurr! Turp faqezinj!! ????
Kjo eshte ironi fati,ose me mire te themi qe sa here i teket bariut ujk Berishe qe te beje çorbe ne stanin tashme me dele e deshe ne mes te Tiraes hedh nga nje fije kashte per te pare se kush do ta haje!Fatkeqesisht vazhdon po ajo kohe,po ai stil,po ajo tallje tek po kjo stalle qe te gjitha kafshet e te gjitha racave jane mbledhur aty e pellasin sa here qe dikush u hedh ndonje ushqim.Ndoshta nuk jam kundra vleresimit te Rugoves por kur ky vleresi behet duke tallur menderen kryekrimineli Shqipetar me paaftesine e stalles se perfaqesuar nga ata qe s’kane asnje lidhje me vlerat,e historine e ketij vendi e kombi shpreh keqardhje te madhe!Rivleresoni se pari ata qe kane kontribuuar me jeten e tyre ketij vendi perpara se kryekrimi te zere tere sheshet me figura te perfolura duke filuar nga Hajdaret e Zogollet e duke perfunduar tek ky i fundit!Turp per ju qe perfaqesoni nje popull e qe degjoni nje te çmendur tashme nga krimet ne jete!Mjer ky vend nga kush drejtohet.Turp per kete kuplara qe fatkeqesisht e ka emrin Parlament e perfaqeson kete popull!
A jeni n’mend ore? Kerkush s’ka luftuar per pavaresine e Kosoves nga Shqiperia. Te vehet rezolute per nje shares te shqiptareve dhe te UÇK!
Poshte tradhtaret!
DRENICA E KUQE
Rugova natyrisht qe ka meriten e tij,sidomos ne vetorganizimin shqiptar ne Kosoven e pas ’90-tes!Por Rugova natyrisht ka fajin e tij ne squlljen e rezistences shqiptare po ne te njejten kohe!Te dyja keto vleresime (merita dhe faji) u vune ne prove historike dhe historia tregoi se liria erdhi me lufte jo me konferenca shtypi! 🙁
Ne nuk kemi nje “monument” per sherbetorin e Milloshevicit,Sali Berishes,perse u dashka te kemi nje per sherbetorin tjeter te tij,te Rugoves?Te dy keta,e kane vendin per “monumente” ne Beograd dhe le ti bejne shoqeri tradhetarit pararendes te tyre,Esat Pashe Toptanit…
Kjo shtatore nuk do kete shkelqimin e saj, pa pasur aty afer, ngjitas si faqet e nje flete edhe Shtatoren e te Madhit Komandat Legjendar Adem Jasharit.Vetem keshtu do kemi fleten e madhe te historise se Republikes se Kosoves, Aspirate e mund nje shekullore i 5 brezeve shqiptare ne Kosove..
1.Nese do te vazhdonte rruga pacifiste e Rugoves, Kosova dhe sot do te ishte nen regjimin e Serbise.
2.Vertet nuk i shkeli kemba ne Shqiperi, vetem ne ajer me avion kur kthehej nga Italia.
3.T’i kujtojme me dhimbje, masakrat e kryeminstrit dhe te ministrit te brendshem kosovar nen pushtimin fshist ne Shqiperi..
per @opinionin.
Ka ardhur ne shqiperi(nuk e di sa here) dhe e ka strehuar sala ne ish vilen e E. hoxhes tek blloku. Dhe u varshin sytjenat e gruas tijapo te grave qe e shoqeronin ne ballkonet per tu thare e u shikoshin nga rruga kryesore te blloku.
Tamam nga vicidoli.
Sa here qe u dukshin sytjenat ne ballkon, ne tiranesit qe na binte rruga andej e dinim qe kish ardh rugova:-) i kish ne vend te flamurit kombetar. Se ne kosove kish buken 50 ne vend te flamurit.
Dihet se kush ka qen Rugova dihet qka beri Rugova dihet kush e beri luften
dihet kush e qliroj Kosoven ja lem qe historjanet te thon fjalen e vet .
Tani duhet te presim,qe dhe Beogradi t`i ngrere nje shtatore liderit I.Rugova.Ai i ka bere sherbime me te medha Beogradit,se sa Prishtines.Me llogjet e tij serbet nuk shkuleshin nga Kosova as per 1000 vjet.Ja,per kete i vjen keq Isa Mustafes e injoranteve (apo te kapurve nga UDB-ja) qe e ndjekin pas. I.Rugoven bashke me familjen e tij,policia serbe i nxori me urgjence e kujdesin me te madh ne mes te flakeve te luftes dhe i coi ne nje vend te qete e te sigurte,ne Itali ,sepse u duhej per me vone.Ai vertet vdiq,por la pas ate qe kishte piketuar Beogradi,I.Mustafen Keshtu veproi Beogradi edhe ne Shqiperi.Vetem kur u sigurua se Lulezim Basha ishte “pjekur” per te cuar deri ne fund stafeten ,i dha urdher Berishes qe te “jepte” doreheqjen dhe e siguroi qe “Amaneti i Esat Toptanit,nuk do te tretet.Ai po ecen me sukses per krejt trojet shqiptare”.
Perfekt , BRAVO !!!
Tani jevgjitet dhe ata qe mbledhin skrap do t’i versulen bronxit te Rugoves ! Kujdes me pjeset qe shkeputen kollaj , se ato do te ikin te parat !
VR!!! Perse kjo shtatore partiake? Perse nuk ngrihen shtatoret e atyre qe bene historine e kosoves e te shqiperise duke filluar nga figurat e lidhjes se prizrenit,te ato qe moren pjese ne shpalljen e pavaresise e deri te heroi adem jashari. Rugova ka qene nje figure kryesisht partiake dhe nje pacifist in extremis. Edhe kur vinte ne shqiperi lidhjet e bashkebisedimet me te shumta i kanalizoi ne linjen partiake! Le ta vendosin prane selisë se ldk. Absolutisht nuk duhet te jete para adem jasharit! Hija e pacifizmit nuk duhet te bjere mbi hijen e monumenteve e te shtatoreve te luftetareve te lirise! Si nip a kusheri i kriminelit xhafer deva me le shijen e zeherit te tradhetise. Deshmoret e 4 shkurtit apelojne se po u rendohen varret nga kjo shtatore!? Nuk kam pike simpatie per kete shtatore qe gjithsesi ju kujtòn shqiptareve ngecjen e orës së lirisë ne mëshiren e akrepave te ores së pushtuesit sërb!!!
Vemendje!
Masakra e 4 shkurtit 1944 u krye nga qeveria kuislinge me kr.minister Rexhep Mitrovica, minister i brendshem Xhaferr Deva, te dy nga Kosova. Per kete ngjarje ka pas nje emertim rruge me emer “Deshmoret e 4 shkurtit” ne kujtim te te reneve te pafajshem.
Qeveri e Saliut e fshiu kete perkujtim dhe e zevendesoi me emrin “Ibrahhim Rugova”
Gjykojeni u lutem ç’ka ndodh tek ne.
Duhet te vijne ne pushtet KOMUNISTET (jo soc,soc-dem,dem apo cdo gje tjeter),qe e verteta te thuhet pa frike!Derisa te ndodh kjo (askush s’mund te percaktoje kohen historike se kur do ndodhe) ne hapesirat shqiptare TEKNIKISHT do tregohet nje “e vertete” tjeter! 🙁
Nuk me besohet te priten “komunistet” sepse per nje te drejte eshte deshmitar nje popull i tere dhe do i vere ne vend ashtu si do vere dhe herojte e Shkodres, edhe 4 shkurtin edhe denimin moral te Zogut edhe dhurimin e ujrave shqiptare grekut…. Ki besim dhe shprese.
rugova ka qene si zogu, si berisha, vegel serbise tradhetare te shitur ,ata qe duhet te nderohen ne KOSOVE jane UCK ,ADEM JASHARI,qe me ndihmen natos i dhane PANVARSINE KOSOVES
Shtatore per Rugoven?!
E pashe kete “event” “historik” ne nje prej televizioneve shqiptare dhe te jem i sinqerte nuk pata asnje lloj ndjesie.
Rugova ka qene nje shkrimtar i nivelit mesatar, ku sot ka me shumice, por qe iu fut politikes me vello gandiste, per te maskuar perballe popullit te Kosoves, misionin e vertete te ngarkuar nga Beogradi.
Dhe ky nuk eshte nje zbulim apo ndonje gje e paditur.
Kur populli i Kosoves vritej dhe perndiqej nga paramilitaret dhe ushtria serbe e Milosheviçit, ky “gandist” Rugova, bente biseda me Milosheviçin dhe pozonte shterngimin e duarve me te neper televizione.
Apo eshte haruar ky fakt?!
Kur UÇK-ja dhe Adem Jashari derdhnin gjak per lirine e Kosoves, ky Rugova ne unison me Berishen propogandonin teorine e arkaneve te Milosheviçit se “UÇK-ja dhe pjesetaret e saj ishin organizate terroriste”.
Apo nuk mbahen mend deklarime te tilla?!
Ndaj me duhet te them se mister perbejne sot veprimet e nostalgjikeve te tij, qe kerkojne perjetesimin e tij.
Vendosja e monumentit te bronxit te Rugoves eshte nje lloj paraleleje si perjetsimi prej Berishes i tradhetarit shqiptar, Ahmet Zogu.
Se jemi gatuar keshtu, qe dime te perulemi para tradhetareve te kombit dhe pazarxhinjeve te tij, se nuk dime te vlersojme figurat qe kane kontribuar dhe jane shkrire per kombin, prandaj ne shqiptaret qofte ne Shqiperi dhe qofte ne Kosove jemi ketu ku jemi dhe konsiderohemi si delja e zeze e ballkanit dhe europes.
Kjo shenon nje epoke, jo keshtyu sic shkruajne mediat, por nje epoke qetesie dhe degjueshmerie te shqiptareve nene sundimin me te eger serbe.Nje epok sic e quajne padrejtesisht te Gandizmit shqiptare, qe nuk kunderhstuan anjehere me asnje veprim, Por nje nenshtrimi paqsor ndaj egersise sllave.Ne kete shehsh eshte mire te vendosim personalitete hsitorike edhe paqesore edhe humane edhe luftarake>Keto e ka vendin shpejt e ne vend te cakuar te vendoset edhe Komandanti Legjendar Adem Jashari, zeri i pushkes se te cilit shpetoje nga fanitja nje treve shqiptare, Pushka e te cilit ndryshoje historine e kesaj hapesire shqiprtare, dhe nga pushka e tij koha matet me zerin e pushkes se tij.Ketu nuk duhet pasur as zili e as inate, me inate nuk ndertohet historia per me faktografi historike.
Nga nje puthje ne balle per “Historiani” dhe ” Gege Kosova” per emocionet qe me sollen me komentet e tyre patriotike . Jam per nje monument te Adem Jasharit ne qender te Tiranes ndersa per ate te Rugove Xhafer Deves po ju propozoj seline e PD ose Landfilin e Sharres ? Tung !
Jam me propozimin interesant te pellumbit qe shtatorja e bame rugoves te jete badigarde e plehrave te Sharres. Na shpeton nga ndotja kur plehra vete tek plehrat dhe nuk hidhet neper Tirane … Eh mor zot,- ka ardhur koha e nderimit te tradhetise dhe ne rrime e mbajme sehir e pime coca cola ??????:???.???.???
Jam me propozimin interesant te pellumbit qe shtatorja e bame rugoves te jete badigarde e plehrave te Sharres. Na shpeton nga ndotja kur plehra vete tek plehrat dhe nuk hidhet neper Tirane … Eh mor zot,- ka ardhur koha e nderimit te tradhetise dhe ne rrime e mbajme sehir e pime coca cola ??????:???.???.???
Jupiduuuuu!
Hoqën emrin e dëshmorëve të 4 shkurtit dhe vunë të Braçes.
Tashti heqim Skënderbeun dhe vëmë Braçen.
Eh “çuni i Tironës” largpamës je me të vërtetë. Në një kohë që po humb mbështetjen e atyre që të prunë në pushtet kërkon të marrësh vota nga kundërshtarët e djeshëm.
A thua se vetëm ti je ishte mençëm or derdimen?
Çfare ka bere I. Rugova per Shqiperine?
Dëgjova se në Kuvendin e Shqipërisë është paraqitur një rezolutë ku kërkohet të ngrihet një shtatore për ish-Presidentin e Kosovës në qendër të Tiranës.
Të them të drejtën, që kur rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, në Tiranë, me një të rënë të lapsit u shndërrua në rruga “Ibrahim Rugova”, ndjeva një shije të keqe. Kjo dodhi sepse 4 shkurti ështe një datë kur hordhitë gjermano-kuislinge të xhelatit Xhafer Deva u sulën si ujq të tërbuar, morën nga shtretërit e tyre 84 djem e vajza të pafajshme dhe i vranë barbarisht duke mbushur me kufoma pragjet e shtëpive tiranase. Kjo është një datë simbol në historinë e Luftës tonë për çlirim, prandaj as duhej luajtur e tallur me të dhe as duhet tallur ende. Habitem si e ka gëlltitur këtë turp Komiteti Kombëtar i Veteranëve të Luftës dhe nuk shkoi, e nuk shkon ende, të protestojë për të vënë në vend një padrejtësi. Ata 84 të rinj dhanë jetën në luftë kundër forcave më të errëta të kohës, për çlirimin nga zgjedha pushtuese, pra kishin meritën e madhe se u bënë theror në Altarin e Atdheut–Shqipërisë. Që t’i ndryshohej emri asaj rruge duhej të kishte një arsye shumë më madhore se jeta e atyre djemve e vajzave. Mirëpo kryetari demokrat i atëhershëm i bashkisë së Tiranës, e shpërfilli këtë akt sublim të atyre dëshmorëve dhe i vuri emrin e një njeriu që, në dijeninë time, për shqipërinë nuk ka bërë asgjë.
Sipas mediave të ndryshme I. Rugova ka shumë njolla të paqarta në biografinë politike të tij. Ai ka qenë anëtar i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë për Kosovën, pastaj edhe sekretar i asaj partie për Institutin Albanologjik të Prishtinës; ai jo vetëm nuk i ka përkrahur, por është shprehur kundër “irredentizmit shqiptar” në kohën e demostratave të fuqishme të studentëve kosovarë, në v. 1981; u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në kohën kur Kosova ishte e pushtuar nga Serbia, prandaj edhe e regjistroi partinë e tij në Ministrinë e Brendshme të Serbisë (?!); në Statutin e LDK, në atë kohë u përcaktua Kosova me një autonomi më të cungar nga autonomia që i jepte Kushtetuta e Titos e v. 1974; ka qenë kundër demostratave të studentëve gjatë viteve 1997-1998; Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ata djem e vajza që, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjeve, dolën me armë kundër pushtimit serb, i ka quajtur “dorë e zgjatur e Serbisë”; u zgjodh President i Kosovës me pëlqimin e gjakpirësit të shqiptarëve të Kosovës, Millosheviçit, pra, me pëlqimin e pushtuesit, që domethënë se pranoi të ishte kuisling; kur, në v. 1990 u krijua Republika e Kosovës, në Kaçanik, pushtuesit serbë zhvilluan një fushatë të përgjakshme arrestimesh të deputetëve dhe të qeverisë që u formua atje, aq sa një pjesë e tyre u detyruan të merrnin arratinë nëpër Europë, shumë prej tyre erdhën edhe këtu, në Shqipëri. Aq e vërtetë është kjo saqë, të përmendje togfjalëshin “Republikë e Kosovës”, ose “Kosova Republikë” në atë kohë, përfundoje pas hekurave, ndërkohë që, për çudi, “Presidenti i Republikës së Kosovës” rrinte i qetë dhe i patrazuar nga Millosheviçi, në vilën e vet, në qendër të Prishtinës; në kohën që UÇK luftonte dhe derdhte gjak në male kundër hordhive paraushtarake të Millosheviçit, ndërsa NATO-ja ishte në kulmin e sulmeve kundër Sërbisë, Millosheviçi e ftonte Rugovën në Beograd me të cilin, gjykuar nga pamjet e trasmetuara nga TV, zhvilloi një bisedë të përzemërt. (Për çfarë?). Madje thuhet se i ka çuar edhe disa dhurata krykriminelit serb. Thuhet që ka pranuar të krijonte një qeveri kuslinge në Kosovë, nën strehën e Millosheviçit, për t’iu kundërvënë bombardimeve të NATO-s dhe luftës së UÇK-së. Thuhet se u bëri thirrje SHBA dhe BE të ndërprisnin bombardimet kundër Sërbisë, madje, me një avion të dhënë nga Serbia, me urdhër personal të Millosheviçit, shkoi në Itali për të biseduar lidhur me ndalimin e bombardimeve; në këtë kohë deklaroi në një TV zviceran se “Millosheviçi është e vetmja figurë politike serbe me të cilin mund të bisedohet për paqe”. Shkojmë më tej. Ende sot ka polemika dhe dyshime në Kosovë se ku shkuan paratë e shumta që jepnin kosovarët, të cilët rropateshin nëpër botë duke punuar dhe mbanin në luks “qeverinë në mërgim” të Bukoshit dhe të Rugovës. Shtypi nuk ka njoftuar ndonjë gjë lidhur me fatin e atyre milionave, prandaj enigma mbetet ende e pazgjidhur.
Në qoftë se I. Rugova, siç dëgjojmë rëndom të thuhet, është “Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës”, si t’i shpjegojmë gjithë këto që janë shkruar për të dhe që shkurtimisht i sollëm më sipër? Në qoftë se I. Rugova, të cilit nuk i ka “hyrë gjemb në këmbë” për pavarësinë e Kosovës, çfarë duhet të themi për Adem Demaçin, i cili bëri 28 vjet burg për të dhe për të cilin nuk e ka shtruar kush problemin e një emri rruge, të një busti, e pse jo, edhe të një shtatoreje të tij? Çfarë duhet të themi për organizatorët e demostratave të fuqishme studentore të v. 1981? Çfarë duhet të themi për Ukshin Hotin me shokë? Çfarë duhet të themi për Adem Jasharin dhe familjen e tij që gati u shfaros e gjitha për pavarësinë e Kosovës? Çfarë duhet të themi për ata qindra e mijëra djem e vajza kosovarë që u masakruan dhe shumë prej të cilëve serbët nuk duan t’u tregojnë as varret, në qoftë se i kanë?
Natyrisht, të gjitha këto janë argumente të dala në shtyp dhe që nuk i shpika unë, gjithsesi, është punë e qytetarëve të Republikës së Kosovës të gjykojnë për to dhe t’i japin Rugovës ato që ata e shohin të arsyeshme.
Sa më përket mua, si qytetar i Republikës së Shqipërisë, nuk janë këto fakte që më shqetësojnë. Nga propozuesit e “rezolutës”, unë dua përgjigjen e pyetjes që bëj në titull, dhe pikërisht: “Çfarë ka bërë I. Rugova për Shqipërinë?”.
Le të kujtojmë se, sa ishte president i Kosovës, Rugova nuk erdhi asnjëherë për vizitë në “shtetin amë”, në Tiranë, në një kohë që na ka nderuar me ardhjen e tij deri edhe Presidenti i SHBA, Xhorxh Ë. Bushi, pa përmendur edhe shumë të tjerë. Jo vetëm kaq, por, kur ka ardhur, siç thuhet, një herë në aeroportin e Rinasit, Rugova, as ka pranuar të zbresë në tokë dhe të takohet me qeveritarët tanë, por ka ndenjur në avion. Gjatë presidencës së Rugovës, nuk është ftuar prej tij ndonjë qeveritar i yni për vizitë zyrtare në Prishtinë dhe as ka ardhur ndonjëherë këtu, për vizitë zyrtare, jo vetëm Rugova vetë, por, në dijeninë time, asnjë zyrtar i lartë kosovar. Të krijohet përshtypja sikur Rugova nuk e njihte Republikën e Shqipërisë si një shtet sovran, me të cilin duhet të mbante marrëdhënie të mira dhe të shkëmbente delegacione të niveleve të larta. Pse? Ish-kryeministri i tij, Bukoshi, është shprehur në mënyrën më të ulët për Shqipërinë, duke e quajtur “vrimë të zezë” dhe Rugova, me heshtjen e tij, e ka pranuar këtë cilësim ogurzi të dishepullit të tij.
Shqipëria nuk ka vend për të nderuar ata që, jo vetëm nuk kanë bërë asgjë për të, por edhe e kanë shpërfillur. Në Tiranë ka shtatore ish-presidenti amerikan Uillson sepse e meriton: I hodhi dorën e ndihmës popullit tonë në një nga periudhat më të vështira të historisë së tij dhe e shpëtoi nga copëtimi. Nuk ka një shtatore për Mis Edit Durhamin, e cila ka bërë atë që asnjë i huaj nuk e ka bërë për Shqipërinë: ka shkruar dhe i ka kumtuar botës dhuntitë më të mira të shqiptarëve, në një kohë kur ata ishin “qytetarë” të Perandorisë Osmane. Emrin e saj ia kemi vënë një shkolle të ulët, ndërkohë që njërit nga bulevardet më të mirë të Tiranës i kemi vënë emrin e Zhanë D’Ark, e cila mund të jetë e madhe për Francën, por nuk ka asnjë vlerë për Shqpërinë. Shfrytëzoj rastin t’i propozoj Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe personalisht Kryetarit të Bashkisë, Z. Veliaj, ta heqë atë emër dhe të vendosë emrin e Edit Durham-it.
Pa folur pastaj që themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit, i kemi hequr shtatoren nga muzeu dhe ia kemi degdisur diku, në një cep të Tiranës, kurse, ndërkohë, kërkojmë një shesh kryesor të Tiranës për shtatoren e Rugovës.
Kam dyshimin se mos kjo rezolutë ka qëllim djallëzor: Ne po i ngremë në Tiranë shtatoren një ish-anëtari të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, ndërsa ju vendosni në Prishtinë shtatoren e një ish-anëtari të Partisë së Punës të Shqipërisë. Kështu lajmë duart si Ponc Pilati.
Hamendësimi nuk është dhe aq pa baza.
Tani ka mbet që Kuvendi të miraton edhe një rezolutë për Esat Pashë Toptanin, meqë edhe ai ka merita të ngjashme, si të Ibrahim Rugovës.
Turp të ketë Kuvendi i Republiksë se Shqipërisë që madhëron marioneta të Serbisë pushtuese!
Ky eshte turpi me i madhe qe munde ti ndodhe Tiranes. Rugova,nje njeri i dyshimte dhe me te kaluar jo te paster qe ende e kemi te memorje te fresket.Kur populli i Kosoves vuante per kafshaten ebukes ai jetonte siTito-ja ne pallate te ndertuar enkas per te dhe bente miliona per familjen…
vjen ere qelbesirllek, nga Prishtina ne Tirane.
plerat ne pushtet bejne historine e pushtave dhe te tradhetareve
shitet shume lire Shqiperia
PO E PERSERIT EDHE NJE HERE , SE SHQIPTARET , NE TE GJITHE BALLKANIN , QEVERISEN NGA BEOGRADI . TURP…100 HERE TURP
Me thene te drejten nuk më intereson fare Rugova .
Më intereson Saliu duke ruajtur fjala vjen dhitë në fshat!
Që të kuptoj diçka se si natyra baritore u shndërrua në kafshërore! !!
Shndrrimi i saliut i nderuar pëllumb u bë me antibiotikë dhe afrodiziakë sërbë.
Ja sillte udb-ja me parashutim te kulla. U intoksiku dhe një dhi e cila qysh atë ditë filloi të vetdeklarohej ulkonjë!
Tunjatjeta!
Parlamenti i putanave monumente putanash do te prodhoje ? Pse nuk bete nje rezolute per monumentin e Adem Jasharit,te Adem Demacit,te Ukshin Hotit etj por e niset me monumente a shtatore tradhetaresh prodhimet e te cileve kane qene vetem Bujar Bukosha e kuislinge te tjere ? Parlament turpi me burra te menderosur e te katranosur ne katakombet e krimbave te Kombit . Fol Rustem Peci dhe mos rri sehirxhi ne perdhosjet e medha qe po iu behetn luftrave te rezistences se popullit shqiptar ne te dyja anet e kufirit. Fol se po e tepron me oportunizmin tend ndaj banditeve politike ? Fol ?
Kuvendi i Shqiperise ka marre nje vemdim gjysmak, “Luftetari i Lirise” Ibrahim Rrugova, kur UCK luftonte per pavaresine e Kosoves nga Serbia, ai hante, pinte dhe flinte ne shtepine e Sllobodan Miloshevicit, praqndaj shtatorja e tij duhet te jene bashke ne Tirane me ate te MILOSHEVICIT. Ne Shqiperi nuk kane te sosura turpet, te gjithe tradhetareve dhe antishqiptareve po u ngrihen permendore dhe po dekorohen nga Presidenti Kapter Jari.
Te hiqet permendorja e A.Zogut dhe te vendoset ajo e Rugoves. Nuk ka vend me te mire !
kam nje propozim shtatoren e nipit te xhaferr deves te vihet pran asaj te ahmet zogut biles te shtojm dhe nje shtatore tjeter ate te esat toptanit . un kam votu per socialistet po tani su jap as nje leter per te fshir b… politikaner kurva
E pa besueshme, nuk PARLAMETI YNE qofte edhe nje deputet objektiv, qe te mos marrin vendime te tilla qe e diskrimiojne secilin prej tyre??!!
Ky akt nuk eshte as servilizem, se do te pysnim ndaj kujt?
Kjo edhte cmenduri qe nuk eshte bere as ne kohen e zogut.
Me siguri nuk do ta dekretoj Presidenti se ja ka mqrre doren kesaj pune dhe duke folur seriozisht pa treter ta anulloje GJYKATA KUSHTETUESE sepse jo vetem qe do na tallin te gjithe shqiptaret jashte Ehqiprise por edhe pjesa me e madhe e kosovarve biles edhe e gjithe intelektualeve qe kane njoruri te mjaftueshme per luften e kosovareve per pavaresi dhe qendimet e I.R. ndaj kesaj lufte dhe VECANERISHT NDAJ KRYENGRITESVE KOSOVARE DHE SHQIPTARE TE SHQIPERISE.
Me respekt per lexuesit, V.Duka