Rama takon Nuland: Shqipëria mbështetje SHBA në luftën kundër terrorizmit

anazapta

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, ku u diskutua mbi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Zonja Nuland, e shoqëruar në takim dhe nga zoti Filip Reeker Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit, uroi Kryeministrin Rama për fitoren e thellë në zgjedhjet e 23 qershorit, si dhe suksese në detyrën e re.

Kryeministri Rama e falënderoi zonjën Nuland për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Shqipërisë, si dhe e njohu atë me ecurinë e deritanishme të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Në të njëjtën kohë, Kryeministri Rama e siguroi zyrtaren e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për mbështetjen e vazhdueshme që vendi ynë do t’i ofrojë SHBA-ve në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe promovimin e demokracisë në botë. / ORA

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *